Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nanat e shtatorit dhe ne pergjithsi ??
Oj nena une jam shtatezane per here te dyte, tani jam ne javen e 32 , oj nena mbram dulem me burrin qitu te ni market as 10min nuk e kemi larg prej shpies me than 100metra , dhe une gjate kesaj rruge mu dasht tri here mu ndal e me pushu. Veq me pihen kamt prej kukave e teposht si rryma-rryma edhe menjehere mduhet mu ul se sun rri n'kam. Kshtu dhimbje nuk kam aspak, shtz deri ketu e kam pas pa asnje komplikim. A keni ide pse mund me ndodhe keshtu? Edhe ne shtz e pare keshtu kam qene prej muajit te 7te hiqqq sma dojke me ec, sepse qdo 5 min m'duhet mu ul dikund me pushu, dy min me pushu pastaj mvjen forca. Kshtu ne shpi gjitha ama gjitha punet i bej vet dhe nuk i ndi, lart posht lart posht, vetem kur po dal pe kam problem sepse po duhet ku po qelloj mu ul te naj shkall e me pushu. Magnezium jam tu perdor kah njo ne dit, tjeter asgje. Kontrollen e kam pas dy jave
Le L 4 (7 vite më parë)
(7 vite më parë)
Le l , une shtatzani prej mujit 6t mjekja mka rekomandu pos vitaminave edhe kalcium me perdor ka 1 ne ditje kan qen si karamele e qashtu ka 1 e mirja , se mkan ra shum naten kembet ngerq edhe psh m ndodhke tu hec mu koqitke kemba e djath edhe une ashtu per njo 2 min deri ne 5 mu deshke mu ul dikun se smujsha me leviz . Shtatzani te leht e paske kalu shumicen tash e pakta paska mbet , durim e ardht bebi i shendosh .
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Po ti mpine pot kuptoj si xixa xixa thojm ka ne.Edhe un i kam pas qashtu,pa pushu diku 1 apo dy min skam qen ngjendje me vazhdu ma tutje
Le L 4 (7 vite më parë)
Mah babies jo e dashur dhimt nuk kam, e kam cek qe dhimt skam aspak, vetem me mpihen kamt prej kukave e teposhte me behen si rryma-rryma dhe patjeter aty ku jam duhet te ulem se paku dy min te pushoj. Theksoj se edhe une e kam paak tensionin e ulet qysh prej fillimi te shtz
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Bs ti e ke veq lodhje,qe eshte shum normale prej tesnionit te ulet edhe anemis me u ndi ashtu.Po kjo zonja ka edhe shpime nga kukat e posht.Kur ndihesh e lodhur konsumo pak qokollad,apo diqka embel
B S (7 vite më parë)
Edhe une e kam te njejtin prb bash njejt si ti, un e kam shtatezanin e pare muajin e 7 kum hy, beso veq kur po eci jasht qeshtu deri nmarket po lodhna teper edhe po duhet me pushu e nshpi jo punt krejt vet pi boj! Edhe un po perdori magnezium ama nuk e di kush asht prb nashta po menoj qe pagjaksi edhe tensioni ulet qe mkan dal pe shkakton qat lodhje qashtu. Shpresoj qe t e qojme deri nfund mir shtatezanin.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Kjo ndodh ngase hormonet shkaktojn mbledhjen e urjave te cilat mandej pengojn nervin me kry funksionin e vet.Duke u rrit mitra shtypen enet e gjakut te cilat gjaku nuk percillet ne menyre te meparshme.Pastaj gjat presionit mbi organe shtypet edhe ndonje nerv qe me shum po besoj e ke nga kjo.Dmth ne shtatzani ka plot arsye me i ndi kto dhimbje qe i ke cek ti.Konsultohu edhe me mjeken mu me sa me kujtohet me pat dhen kalcium app fosfor nuk e di sigurt se ka koh.Sa me shum ushqime te pasura me minerale,uj dhe kos apo qumesht.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?