E ulur në karrikën e ngusht të avionit, me fëmijën në prehër, presim nisjen e tij.
Për fat timin, sot voglushja ime ishte shumë e gjallë dhe nuk kishte gjumë. Edhe pse e lodhun, prap sytë e saj thonin dicka tjetër. Sedi në kishte edhe ajo emocione sikur unë se po ikim në vendlindjen time, apo ishte zhurma e avionit që nuk e linte të flinte. Ka mundësi të ketë edhe dhimbje të veshëve nga lartësia në të cilën po fluturonte avioni
Ndonjëherë luante e vogla ime, e pastaj ishte edhe për atë monotoni të rrinte ulur për aq kohë në një vend të ngusht e pa hapsirë. Bërtiste e qante.
Një situatë jo e lakmueshme, ndoshta për shumë nëna edhe stresante, duke shpresuar në mirëkuptim të tjerëve, ndodhë shpesh e kundërta - pëshpërima e disa njerzëve (disa edhe nëna vet) dëgjohen e disa besa edhe me zë të lart të thojn: "si nuk tu rahatu hiq vajza?; si nuk flejti hiq?; leje pak le te ec e nashti rahatohet..!; nashti u kon unt?; pse si dha dicka me hanger".!
Arsyeja pse mu dha ta shkruaj këtë tekst, janë pikërisht këto fjalë të atyre që nuk e kuptojn gjendjen në të cilët ndodhem une (e plot nëna të tjera), që nuk e kuptojn se një fëmije i cili ndodhet në avion, nuk e ka për detyrë të fle gjumë. As nuk mund të rri për 2-3 ore ulur në një karrike sikur une duke mos lëvizur vendi. Janë pikërisht këto fjalë që rëndojn shumë një nënë që ndoshta tashmë është edhe e stresuar. Nuk ka nevojë që sapo ateron avioni, ti drejtohen asaj duke i treguar se fëmija nuk të flejti hiq e nuk tu rehatu.
Ju kërkoj të gjithë atyre që udhëtojn me avion e nese një fëmijë qanë e nuk bëhet rehat, mos e shikoni nënën ose babain e atij fëmije. Nuk është faji i tyre që fëmija nuk ndejti si një i rritur.
Imagjinojeni aterimin e avionit dhe duartrokitjen që do të bëni në fund dhe lejoni që emocionet se po shkoni në vendlindje ta mbulojn këtë pjesë dhe do të udhëtoni të lumtur e pa rënduar askënd.