Nena ta respektojm femren e cila behet nene per te paren here e gje qe ish "teper" e veshtire, diqka qe shef e lexon po pa e perjetu e me u perball vet , smundesh me dite si kan me rrjedh gjerat a sa ka me ken vshtir. Rrethant gjithmone dallojne! Une nuk e di si ia kam dal, qysh une isha aq e forte? Kam humb 3 l gjak , e vetme veq me burr, kam ra ne depresion e trupi sme mbajke, po e di veq nji pjese e trunit me ka than qe bebes duhet mi jep gji. Per 1 muaj e gjyse bebi sdinte me pi hiq veq qante me ore, e une me pomp ne dore qdo 2 ore kam nxerr qumshtin, sdi qka kam hanger, si kam pergadit, qysh ia kam dal me punet me shpi veq Zoti e din. Ato dite ishin shume te vshtira ,sikur mendja spo punojke prej nji frikes, lloj ankthi. E ne kete faze ndoshta kalojne shume nana po sdijn me shpreh e me tregu e dorzohen shume leht. Mandej familjet si kemi aq perkrahese, se fjala hajt se krejt kshtu kemi hjek , fmija rritet etj nuk ndihmon hiq. Une njoh femer qe pa lind i kan pik gjinjet qumesht e qe vet e ka humb gjinin se ka pritu mu qu me hanger e me pi me orar. Nuk vjen qumeshti prej qiellit, spaku uj duhet me pi mjaftueshem e tani ushqimet, mandej duhanin se ndalin etj etj. Dikush ia jep lirin vetes me bo qka don e mu arsyetu, dikush sdin-smunet me pa veten qka po bon e von i bjen ne mend, e jan shyqyr edhe shume tjera qe gjithqka bojn e ia dalin. Normal qe shendeti i nanes ka shume rendesi, po inshalla'ah ato qe jane me familje kan perkrahje e njerez qe dijn me ndihmu, e ato qe jane vete ua lehteson Zoti e i qeteson. Se fillimi ish i vshtir si per nanen ashtu edhe prr beben e krejt familjen, po me kohe don Zoti e rregullohen senet. Elhamdulilah qe me mund te madh me fillim po ia kam dal mi rrit femit si molla me qumesht gjiri, ndenja ma e mira ne bote. Po normal qe edhe ato nana qe jan mundu e skan rendesi arsyet, duhet me u ndi prap me fat se me duart e veta i kan ushqy bebushat, dashnija nuk besoj qe matet me gjidhenje, po normal qe ndjenja eshte ma e mire me pas bebin ne gji.
Ka nena te cilat nuk i vjen gjiri po ka qe jan te rea nuk din ne cfar menyre vjen gjiri , po ka dhe nga ata qe nuk duan te prishin gjoksin dhe vendosin te mos e ushqejn me gji beben. Sa per depresionin e dashur nje nene kur vendos te sjell ne jete nje bebe duhet ta mendoj qe sa mundim ka te rrish nje bebe sepse un them per veten e kam mar me shum sportivitet kur isha shtatzen u merzita shum kur linda djalin 8 muaj 1791gram un rrija ne dhome vetem djali ne ekubatro nuk ma dhan per asnje sekond ne gji thjesht ma tregun nga larg dhe nje nate kam qar shum isha bosh nje vit pa par askend nga familja vetem burrin linda asken afer vetem burrin dhe femijen jo afer diten e 3 dola nga spitali erdha ne shtepi djali ishte ne spital dhe diten e kater me operacion dhe me besoni moj nena nje kilometer e gjys kam ec me shku te spitali te cuni nga dita 4 e operimit deri sa doli djali cdo dit 10 dit me dhimte shpirti kur ikja ne shtepi dhe i ktheja kurrzin te ikja ju lusja zotit vetem te ishte mir gjum ne sy nuk kam ven 10 dit por zoti eshte i madh kur e kam mar djalin ne shtepi ka qen 1910 gram dhe cdo gje ja kam dal e veteme dhe nuk me lejonin ti jepja gji bebes sepse bebi ishte me infesion dhe shum i vogel ushqeheshe me tub nga hundet me keq nuk kishte kur e shikoje birin ashtu dhe mu mesua keq me beberon gjirin nuk e kapte me 3 muaj i kam shtrydh gjirn cdo 3 or ja jepja me bebron 2 her i kam dhen me formul tani elhamdulilah e kam mesu ne gji te pamunduren bera ta mesoja por ja dola shyqyr zotit . Me fal se u zgjata pak por doja te thoja se nje femer e kontrollpn veten se mendon per te voglin para se ta ler veten deri ne ate pik qe te bie ne depersion . Bebi Noar ashtu thua ti se nuk ke se un me pomp e provoj noj her kot nuk nxjer fare ama cuni gjen pin tamam keshtu qe provoje sa te mundesh pi uj e lengje sa te mundesh dhe shiko do kesh a jo qumesht un kam ven re qe sa her ha pjeper , bostan si i thoni ju nga kosova me shtohet gjiri
As nje nene nuk ka qef me rrit fmin e vet me formul, mu diten e par ma msun djalin me shishe, kur erdha nshpi fillova edhe me gji edhe me shtes po a besoni be qe krejt njerzit ma bonen e mu me iki gjini thuajse krejt, qaq ma krejt tum than jepi gji ma shum maje veq ngji djali qka je tu bo a din qe sban kshtu sban ashtu deri ma sa ja nisa edhe veten me urrejt se thash un skokan nan e afte per djalin tem, tani ma shkum spital me djal per shkak temperatures dhe iku krejt qumshti, un jam shum e merzitur per ket sen ama qa me bo ishalla osht shnosh djali, se teper keq po nina kur hala pom thojn po shtine ngji moj, e qka me shti ma kur as ni pik sum del
Kot fare kyfare texti e lexova do dite me heret ,e boll u pendova qe humba kohe qe e lexova, rane keto rrjete sociale per me i dhan mundesi gjithkujt e sidomos qifit te kesaj, me shkru çka t'iu konvnon bile bile edhe me shit mend ,4 raste ne rrethin familjar i kam , as qe kan provu me i fut bebet ne gji per shkak te duhanit , estetikes te gjoksit ( secila sot eshte mbi 90 kg aq elegante e estetikee kane mbete), dhe e fundit me qene e lire e me dal kah te dua me beben,bile njera kishe me shkolle , pat thene " ma mire me shishe se e din sa pin" . Ma mire spo e zgjase me shume se veq nervoz po behem e Indha.llah po mbishen mend nodnjehere.
Edhe nje e njohur e imja zgjodhi qe 3 femijet e saj te mos i ushqej me gji sepses do i prishej forma e gjoksit..dhe e dyta s'do mund t'e punoj pas 3 muajsh te lindjes dhe t'ia le vjehrres te kujdeset per femijet z saj dhz poashtu thoshte s'do mundte dale mbremjeve mz burre ..keshtu me shishe ia le vjherres.... nene egoiste...une per vete pas lindjes se pare aq keq i kam pas gjinjet sa vajza vjellte gjak qe e thithte nga gjiri im..aq keq u pezmatua njeri gji sa gati me kishte rene kokra gjirit dhz ne spital me than mos vazhdo keshtu...edhe nuk e kam degju as kznd por instiktin tim qe edhe pse qaja kur e ushqeja nga dhimbjet qe nz shpirt mz shkonin nuk u dorezova dhe ia dola....kur linda vajzen e dyte vajzen e pare e kisha ende ne gji sepse ishte 20 mujashe dhe as gjate gjithe shtazanise nuk ia kam heq ..jam vazhdu dyjat i kam mbajt ne gji..ne spital burri ma sjzllte vajzen e madhe me i jep gji dhe beso qe u paten mbledh mamitë e spitali dhzz judukzj cudi me dy fzmijz nz gji..dhe bzso m'kane pergezu per vullnetin...per mua ishte peivilegj qe i ushqeja me gji..dyjat ikam mbajt ne gji dhz kurre qumesht shtese nuk ju kam dhene dhe kam pas mjaftushem per dyjat...momenti me i veshtire per mua ka qene kur ua kam heq gjirin sidomos vajzes se madhe sepse ka qene teper e lidhur emocionalisht me gji..deri sa i ka ba 3 vjet e kam mbajt ne gji...tjeter cka eshte qe per shkaqe shzndetesore je e detyruar te mos ushqesh mz gji ose kur nuk ke gji perndryshe per asnje arsye tjeter nuk ka justifikim...gjidhzbia eshtz bekim..eshte shendzt i dyanshzm per nenen dhz per femijen...kursim i xhepit dhe dezinfektimit te shisheve..pergatitjes se qumeshtit qe e ka cek edhe ylleza...ju nena qe keni gji pavaresisht sfidave qe spoe merr gjirin dhe dorzoheni ne shishe menjhere..pavaresiht lodhjzve mos u dorezoni vazhdoni me kete bekim
..e them nga pervoja
Shkrim shume egoist ,se spo kam kohe te shkruaj me shume,por qe me perpara nuk e ekzistonte si koncept “skam gji,skam qumesht”,,,thote mami im ne te gjithe fshatin vec nje grua mbaj mend nuk kishte qumesht dhe i siguronin qumesht dhie per bebin ,e tani 2 ne 3 gra skane qumesht,,,gabimi fillon qe te mamite ne spital e vazhdon me rrethin familjar,,,tjeter gje kur je munduar e dja ke arritur
Mfalni nena po kom harru edhe une me shkru qe jom kunder kti shkrimit veq e pava e thash qe qa mendojn gjysa e femrave e qata e postova as une sjom dakort me kto fjal. Edhe pse une vet e ushqej djalin me qumsht formul po kjo ja paska tepru...
(7 vite më parë)
Jam e vetedishme se cdo femer ka te drejte te veproje sic te doj !?pooor.. ta ket ne dor gjidhenjen ,dhenjen e nektarit te jetes e mos tja jape krijese se saj esht dicka anormale!?ka shum nena qe smunden per asrye te ndryshme shendetsore ,por te gjitha kalojn ne depression pas lindje pothuajse70%te grave pas lindjeve. ajo qe Lufton me mish e me shpirt ja del mban per at engjell qe ka ne krah..
Sigurisht kjo zonja pas perfundimit te ndonje dasme,e dehun drras merr e shkrun ksi teksti pa pik lidhje.Nuk e di a ka dasht me bind veten qe e gjith kjo gje eshte veq pune e saja apo e hallkut,po gjithsesi nuk ka bo asgje bash asgje.
Vajza 01234 edhe un 20 vjece kam qen kur e kam lind vajzen se tani e kam 5 e gjysem dhe me beso qe ndonjehere habitem edhe me veten si kam mund me ja dal.Gjithcka te vinte natyrshem.
Skam qka tshtoj, ne ate kohe bile sipas islamit ishe obligim me fut fmiun ne gji deri ne 2 vjeq, kjo tregon mirsit qe i ka gjidhenja, dhe se kuptoj gjdo gje per femiun tend eshte sakrific, ti po hjek gjith ato ore te tera me dhimbje, po hjek ta nxjerresh ne jete nje krijes, dhe pastaj po ke arsye fjalt e depresionin, per qka, per mos me ia afru ngrohtsine tande bebit tand, shum jo njerzore val.lahi,e kuptoj kur seshte kurqysh mundsija, amo kto ne shkrim sme duken arsye, val.lahi une jam kan katastrof, mjekja u pat trishtu kur mka pa me gjak shkaku i majeve, ja kum jep gjirin tu kajt, e jo qe skum pas, se ngjermani jetoj, mat shtrejtin ja kisha ble, amoo skam mujt me ban ball aq e vogel e kam dit qe e don aromen time, sot e asaj dite vajzen 1 vjeqe ngji e kam e kam deshir deri ne 2 vjet me e mbajt.
Me te then te drejten as une nuk pajtohem me tekstshkruesen.Kur nje nene e ka te pamundur ta ushqeje femijen me gji per arsye te ndryshme eshte mese e kuptueshme por kur e ben per qef atehere nuk e di nese mund ta meritoje titullin "nene".Un kam kaluar 4 muaj depresion pas lindjes,kam qene ne gjendje te tmerrueshme,gjiri me kullonte gjak (madje njera thithke me ka ngelur pergjysme se aq keq isha sa gjysma u keput),dite te tera vuajta me temperatire 40 por nuk hoqa dore kurre.Te mendosh qe isha edhe ne nje moshe te re.Tani jam 26 vjece dhe gjoksi im ndoshta nuk eshte aq i bukur sa i moshatareve te mia por me beso jam teper krenare per sakrificen qe kam bere per femijen tim.E ndjej veten Nene ne kuptimin e plote te fjales :)
Per arsyetim pajtona ska kush kujt me ju arsyetu pos Zotit qe ke me i dhan llogari nese per pik qefi si jep fmiut tand gji me arsye qe po me prishen gjinjet! Ushqyerja me shishe eshte shume me e veshtire sesa gjidhanja jam provu me te dyjat perveq mundimit e ka edhe koston shume te larte plus e privon edhe shendetin e femiut gje qe edhe kjo ka kosto te larte por kur nuk ke gji ske dhe shyqyr qe ka formule e jo qumsht lope.
Qumeshti i nanes eshte per femiun, qumeshti i lopes eshte per viqin. Meqe autorja qenka shpreh kaq vulgare, ne njeren ane thot nuk kam pse i arsyetohem askujt dhe shkruan kete teksy, per ti arsyetu vetes privimin nga gjidhenja, edhe une po shprehem po kaq vulgare! Pajtohem me parafolesen, kur shterron te gjitha perpjekjet tua per ta ushqy femiun me gji, atehwre arsyetohesh, por kur thua se kam fut asnjehere, sepse depresioni e ku e di une cfare, depresioni nuk te vjen ne momentin e pare qe linde femija, atehere kur presupozohet te futet ne gji, andaj mos ta fusesh as edhe njehere bebin ne gji, me arsyetim depresionin, eshte krejtesisht e pa baze dhe pa kokerr arsye. Ne anglisht rimon breastfeeding is the best feeding, mirepo kur kane shterru krejt perpjekjet per gjidhenje, eshte shprehja tjeter feeding is the best feeding, dmth ushqyerja eshte me e mira ushqyerje, pavatesisht a me qumesht gjiri apo me qumesht artificial, e vet fjala artificial tregon mjaft. Thuajse secila nane perjeton nga pak depresion pas lindjeve, por kjo nuk arsyeton mos afrimin asnjehere te gjirit. Pervec te mirave qe sjelle organizmit qumeshti i nanes, eshte ndjenja e pa cmim qe te jep beba kur thith dhw ushqehet nga trupi jone. Zgjedhja eshte e secilit, por mos u arsyetoni duke dasht me tregu dicka e me thane nuk kam obligim ti arsywtohem askujt, sepsw te gjithe e dijme qe secila nane ben cfare mendon se eshte me e mira per beben, andaj ky eshte arsyetimi me i mire. Djali i madh mbas 3 muajsh ma la gjinin, deri ne 10 muaj vazhdova me e mbajte ne gji kur ish fjete, mandej mu zvogelu sasia sepse nuk pinte aq shume, dhe u detyrova ti jap qumesht artificial-te lopes, por jam shume e lumtur qe kam luftu me mish e me.shpirt tja zgjas sa me shume dhe nuk u dorezova qe ne sfiden e pare, sa me e lehte kish me qene per mu, por zgjodha rrugen me te veshtire, por me te shendetshme per bebin tim.
Ato nana te cilat jon munduar dhe sja kan arritur per me ushqy fmijen e vet.me gji jon shume t arsyshme ( per x arysje te shumta) siq eshte cekur edhe ne tekst ndoshta prej presionit ose fjaleve jo adekuate ,ateher stresi e gjendja depresionale e kan bo qe me deshtu ne kete proces mrekullie qe osht gjidhenia.
Mos te harroj me cek se gjidhenia eshte edhe si lloj obligimi deri ne 2 vjeq nga ana e A llahut per nenen ndaj fmijes vet.
Ndersa ato nana qe nashta per pike qefi nuk e fusin fmijen e vet ne gji hiq sun i arsyetoj va llah ,pse aj fmij te privohet nga qumshti gjirit ,kur procesi i thithjes se foshnjes eshte i lindur nuk eshte diqka qe duhet mesuar ,sigurisht qe veshtersi ka, spo e mohoj kete fakt mirpo nena per fmijen e vet ben cdo lloj sakrifice dhe jo per tjeter gje quhet NENE.
Edhe nje tjeter...
A jam e detyruar ta ushqej fëmijën me gji nëse nuk dua?
Ju nuk jeni e detyruar të ushqeni me gji nëse nuk dëshironi. Nuk ka dëshmi se foshnjat që ushqehen me formulë janë më pak të dashur dhe u kushtohet më pak kujdes sesa foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri.
Ju mund të lidheni me fëmijën tuaj në shumë mënyra, përmes kontaktit me lëkurë, masazhit, apo shikimit në sy teksa e ushqeni.
Por përpara se të vendosni se jeni kundër ushqyerjes me gji, mund të jetë me vlerë të mendoni se pse jeni larguar nga kjo ide.
Ndoshta ju jeni të shqetësuar se nuk do të jeni në gjendje të ushqeni fëmijën me sukses.
Apo ndoshta mamaja apo motra juaj nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë dhe ju mendoni se as ju nuk do të mundeni?
Ndoshta ju jeni nënë për herë të dytë dhe niseni nga një eksperiencë e vështirë e mëparshme.
Nëse jeni në dy mendje për ushqyerjen me gji, mund të flisni me mjekun ndërsa jeni shtatzënë.
Mund të prisni derisa të lindni fëmijën për të vendosur se çfarë do të bëni.
Edhe nëse e ushqeni fëmijën vetëm pak ditë me qumësht gjiri, është e dobishme për të sepse qumështi juaj është plot me antitrupa që mbrojnë të porsalindurin nga infeskionet.
Cilado qoftë arsyeja juaj për të mos ushqyer fëmijën me gji, ose për ndalimin e dhënies së gjirit, nuk ka asnjë arsye për ju t’u ndjerë fajtore
Unë zgjodha të mos e ushqeja fëmijën tim me gji. Në fakt, unë kurrë nuk e nxora pompën nga kutia dhe e dërgova menjëherë në kompaninë time të sigurimeve. Kurrë, madje as për një sekondë të vetme, nuk u pendova për vendimin tim.
Sidoqoftë edhe sot e kësaj dite, tre vjet më vonë, prapë më pyesin nëse u dorëzova, dështova apo i privova fëmijët e mi. E para gjë dhe më e rëndësishmja që ju them është: janë trupat tanë, fëmijët tanë, jeta jonë, dhe së fundmi zgjedhja jonë, na përket vetëm ne.
Unë kam një mori arsyesh për vendimin tim dhe dy të parat janë:
Thjesht nuk ishte mënyra e duhur për mua që do të thotë se nuk ishte e duhura as për fëmijët dhe e dyta mos ushqyerja me gji shpëtoi shëndetin tim mendor në një kohë kur më preku depresioni pas lindjes dhe ankthi pasi solla në jetë fëmijët e mi. Në një farë mënyre, vendimi im mund të më ketë shpëtuar jetën.
Të gjithë e kemi dëgjuar thënien, “Ushqyerja me gji është më e mira”, dhe unë i qëndroj plotësisht kësaj, por jam gjithashtu e bindur se më e mira për fëmijën është ajo që i bën mirë së pari shëndetit të nënës.
Po e shkruaj këtë sepse e di presionin me të cilin përballemi, komentet, shprehjet e fytyrës dhe zhurmën e shkaktuar kur bëhet fjalë për temën e ushqyerjes me gji dhe pse mund të vendosim të mos e zgjedhim këtë mënyrë ushqyerje për fëmijët.
Nëna, arsyet tona janë tonat dhe nuk duhen justifikime. Historitë tona janë tonat dhe ne nuk i kemi borxh askujt një shpjegim në lidhje me motivet që na detyruan të merrnim vendimet tona. Ajo që ka rëndësi është që ne i duam fëmijët tanë, duam më të mirën për ta, t’u japim atyre më të mirën dhe të bëjmë atë që ne ndiejmë se është e drejtë në zemrën tonë.
Shpresoj që një ditë të jemi të lira nga faji, gjykimet dhe presioni që hasim për këtë temë dhe të mund të jemi të bashkuara pavarësisht dallimeve tona.
E huazuar...
E huazuar :)