Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse mua!
Pse un?!Thuajse cdo dit po zgjohem me pyetjen pse un!Po flas me veten e spo gjej pergjigje.Pse un nuk u bera me femij ende,pse un spo kam mundsi ende tbehem nene!Pse un spo mundem me jep vetes epitetin nene!Kjo pytje ndaj vetes sa vjen e shpeshtohet cdo dit.Po behen tash 4 vite qe kjo pyetje cdo muaj qe me vjen cikli ja them vetes pse spata fat as kete muaj!?E pergjigje spo gjej!E as ngushllim vetem asi fjal hajt se ka kohe,per cilen kohe po flasim!?Per kohen kur tbehem moshe e mesme e tfilloj te dyzetat apo pesedhjetat!E kto sygjerime po lendojn!A thu ateher eshte ajo koha duhur per tu ba nané!Jo seshte sipas meje.Endrroja pas disa muajsh martes tbeja ni femij e dikur sa ti bon 1 vjec apo 2 vjec ta boja edhe njo tjeter e te dy ti rrisja perniher.Hmm jo nuk ndodhi as nje femij e as dy!Shum lenduse per mu!Gjanat asniher spo u bojkan sipas planit them un.Po pse tjerve po e mua jo!Pse prap spo gjej pergjigje spo di si ti pergjigjem vetes!Endrroja ftyren e femijut tim endrroja duart vogla endrroja ta shikoja si po rritet po jo ende nuk erdhi e un po vuj cdo dit mrena vetes ma shum.Te tjeret them jo jam mir cka ti boj kshtu ka desht zo ti po un brenda vetes po vuaj shum.E pse!?Prap spo di pse un!?
Emma A (6 vite më parë)
Emma A (6 vite më parë)
Flm nga zemra ina dhe krejt juve tjerave.Shpresoj per ty veq gjera tmira tkesh njete.Ndojher kur kemi probleme themi sdu asgje veq tjem mir e kur jemi mir kerkojme femij cka te them jeta kshtu qenka.Po ndojher po kemi momente dobesie dhe po thu po ndalem po dorzohem.ndojher them po vazhdoj se edhe per mu nje dit do tbahet mir.Shpresoj secili per dertin e vet tgjej ilac e tgjej sherim.Perqafime
Ina Il (6 vite më parë)
Pershendetje te dashura,Emma shkrimi yt me preku thell ne zemer,e dashur vetem po te shkruaj per te te thene qe shpresoj se nje dit Zoti do na gezoj te gjithave,nuk kam qen nje koh tgjat aktive,shumica prej jush edin qe mbeta shtatzan dhe kisha sekrecione,isha per kontroll dhe mjeku tha se ska problem dhe se gjithcka ne rregull me sugjeroi te vazhdoja me vitaminat dhe aq,dy jav me pas diku 5 jav e 3 dit shtatzane burri pati nje kontroll,aty doli nje tumor qe burri kisht pasur dhe se duhej urgjentisht te operohej,gjat kohes qe burri isht ne sall te op, mua mu leshu gjakderdhja dhe humba bebin por ne at moment un mendoja vetem per shendetin e burrit se beheshte fjsl per nje semundje te rreizkshme,pasi morem rezultatet qe op kishte kaluar gjithcka mir dhe ne te dy sikur filluam jeten nga fillimi me shpresen se gjithcka tani do behet mir,kontrollen e ardhshme mjeku na dha lajmin me te keq qe mund te egzistonte se ne nuk do kishim mundsin te behemi prinder me asnjeher(ne at moment mu shemb e gjith bota,burrin e semur,humba bebin dhe mbit te gjitha e keqj e tkeqes sdo kisha me Mundsi te behem nene)te gjitha kto perjetime brenda nje muaji them me vete cdo sekond o Zot shtoma durimin....po ja qe mjeket gjat kontrollave te ndryshme kan verejtur qe kemi shanse te mira per ivf dhe shpresoj dhe jam e bindur qe Zoti do i pranoj dhe lutjet tona dhe se ndoshta do vonon pak por do na gzon dhe neve kurr nuk i kam humbur shpresat un gjat gjith ketyre perjetimeve te kisha then mos me i humb as ti
Jehona Elshani (6 vite më parë)
Emma nese ke trokitur ne deren e cdo mjeku ne deren e secilit mjek profesjonal e gjithashtu edhe popullor mos harro te trokasesh ne deren e Ati qe te krijoj ne Kuran ka nje rast per t dhen mesim atyre qe skan femi eshte ai i Zekrias qe pas 70 vjetve u bo prind mos harro nese je muslimane fali dy reqat sunet edhe thuj Ati qe ka edhe jep shum mos mle mu pa ni pasardhes thuj Ti ki shum per me dhan m jep mu ni pasardhes.
Anushe Anushe (6 vite më parë)
Pershendetje Ishalla zoti te gezon sa me Shpejt Veq nje gje mos humb , shpresen tek zoti i madh ,shoqja ime e ngusht gati 9 vite martes tash eshte shtatzan ne muajin e 6 me femijen e pare Zoti ka per te gjithe. Zoti ju gezoft kush nuk i ka
Emma A (6 vite më parë)
Ju falenderoj krejtve per fjalt e juve per sygjerimet per mirkuptimin e mas shumti per kohen e juve qe keni shkru e nda pervoja t e juve.E di qe seshte ne doren time po ati nalt po i lutem boll.Po najher po kam momente dobesie sa po them pse un pse mu.Najher po thom skom cka boj najher po thom pse jeta jem kshtu se kam mendu asniher.jo pse jam ne mosh te vjeter po i kam kalu te tridhjetat.Edhe te mjeku jam duke pauzu sepse deri para 2 mujve mir mir cdo ghe edhe u ndala pak.tash shtator duhet me fillu prap.Ca tju them veq ish alla h gzohemi krejt na qe jemi tuj prit.
Ana M (6 vite më parë)
Ah moj Emma nuk osht e lehte per asnjanen prej névé edhe une jom bo operacion ma kan hjek kanalin po dyshojn per tumor kish Keq e ma keq ,insha llah zo ti ka edhe per névé e n’a shperblen me gjith kete pritje po me u dorzu as ti as une as kerkush me luftu deri n piken e fundit per qka mvaret prej névé e tjerat ja lam Alla hut ai e din me se miri ,na gezoft gjithesecilin se Shpejti insha llah
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Sepse nuk eshte ne doren tende por te zotit e kush je ti apo un me i bo pytje ati! Durim e dashur dhe veq lutu mbeshtetju furnizuesit tend ai e di me se miri!
Sara :d (6 vite më parë)
Emmaa, sot me vete thash se kam nje shoqe me hallin time te qaj, ankthi spom le rehat te rrahurat e zemres non stop nalt po mrrijne, qe 10 vite tu prit, ne shkrimin tene e gjeta veten, nganjhere thom mos more se All ahu e di me mire se une. e dua te bindem me kete, por thell brenda vetes e shfqyva veten krejt prej merzijes, kur i shoh martohen nga 40 vjet dhe menjhere kane femije, thom e pse more une duar thate.... All ahu na ndihmoft
Ana J Hoti (6 vite më parë)
Ema e dashur je ende shume e re shijoj keto vite se nuk kthehen me e di qe eshte ndjenje shume e keqe veq ato qe e kan perjetu te kuptojn une 3 vite nuk mbeta gjitha na dilnin mire dojsha mu tranu pse psee, mbeta thojsha kot kokna merzit qe u ba ma n fund, mirpo abortova o qfar zhgenjimi dojsha me mbyt veten, dikur 1 vit tentim prap nuk kam mbet, o qaja me te madhe nuk dilja askund me nejt as me shoqe se meniher llafi tyne per fmijt e vet, zemra m dhimbte, mbeta prap mbas 1 viti u gezova por jo si heren e pare sikur t ma kisht ndi zemra qe edhe kte do e humbas kishte ndalu zhvillimin, beso kesaj here humbi shpresa te gjitha, por mblodha forcat per burr per vete per t madhin zot pas kesaj vendosa ma as me menu shtatzani hiq de mas 2 vite pauz a ma shum thojsha ndasht, por ja qe ndodhi me shpejt mas dy muaje nuk jam rujt hiq edhe pa fije shprese por lutjet tek all ahu i kam be me te sinqerta se kurre ne muajin e bekuar kisha mbet tash i kam 3 muaj dhe ende nuk muj me besu qe arrita deri ktu, nuk kalon minut pa e mendu me te keqen veq sa skom ra n depresion veq me frik te perjetu veq i madhi zot kur po dojke ai vet me zor sun pja merrshim as sun po ia nalshim edhe ti se shpejti me lajm te mire na lajmeron ki besim te zoti dhe te vetja heke stresin edhe pse eshte shum e veshtire mundohu dhe krejt kan me ardh me rend eiii ka nana qe ruhen 5 vite nga deshira je e re loqk ketu ne perendim mbas 35 i ki nana, ma t reja jo nuk ka shanc e shijojn jeten me burr niher, zoti ishalla nuk e len keq kerkan as ty e as femnat qe presin mu ba nane!
Amelia Kra (6 vite më parë)
Emma si ti jam dhe une me se ma keq une kam 9 vite qe press e press,por tani nuk po press e di qe nuk ka mundesi me ndodh,jam shume e deshperuar me jeten,kur po mendoj qe kaluan 9 vite them si jam ende me mend ne koke ama kot nuk thojne njeriu eshte me i forte se guri mendo qe Zoti po te sprovon tani per durimin tan. Si dihet e bjen kur me se paku e pret . Ski qka mu tranu sja vlen
Egzona J M A (6 vite më parë)
Keto pse-t e tua Emma jon vec rruge per me ra ndepresion..pse nuk e pyet veten ndonjehere, pse mu zoti me dha sheendet e dikujt jo? Pse mdha kulm mbi koke buke ne sofer mu e dikujt jo? Pse kete miresi e pse ate miresiii?? Ti ke shume sene rreth vetes me te cilat duhet me kan e knaqne e e lumtur jooo me qit veten ndepresion pse skam fmii?? Duhet nje gje me e ngulit ne koke e dashur, ajo qka eshte caktim per ty smundet kerkush me ta marr ehde ajo qka seshte caktim per ty smundet kerkush me ta sjell..pse dikush bekohet me fmi e tii jo?? Keshtu na krejt qepo shkrujma ketu kena plot pseha rreth vetes, pse dikush punon me pak e fiton me shume, pse dikuj i vin ceshtjet ma lehte e une mundohem,pse ajoo nat familje te mire u martu su kan qaq qe ka ba:) mos e paso sh ejtaniin..mire te kan keshillu nanat, merru me veten, gjeje nje pune ,nje shkolle nje hobi nje diqka qe te merr kohe ehde te bene me u ndje e dobishme, diqka qe te ploteson..ti i sheh femrat me perendim deri bahen 40vjet smendon kush me ba fmii, e permbushin veten, knaqen ,jetojn ,shijoj..vec te na shqiptart su te martohesh fillon presioni..beba beba bebaaa..mos rri as mos maj kontakte me njerz qe te bajn presion e qe te qesin ne stres, rri me njerz pozitiv, shetitu, dil, merru me sport, knaqu me burrin, edhe ma me rendesii booo shuume dua te A llahu..lutu ashtuu qe zemra jote me kan e bindne qe A llahu osht tu te degjuu, zemra jote me kan e binde qe A llahu ka me ta pranuu..kush mundet pervec Tij??
Engela Egi (6 vite më parë)
Ahh Ema e dashur isha-llah sa me shpejt te gezon zoti ty dhe ato qe jan si ty . Mos u merzit e dashur zoti vonon po kurr nuk harron lutju te madhit zot se cdo gje ka me pas sukses. Nje kushurira ime pati 17 vite pa femj boni invitron e par pati shtatzani jasht mitre pas 3 vitesh ka bo invitron e dyt mbeti shtatzen tani ka bo dy bijak pas 17 vite martese, kurr mos i humb shpresat. Un Tregoj per veten Ate Dit qe kam vendos me pas nje bebe i jam lut zotit qe te ma plotesoj deshiren dhe elhamdu- lilah mbeta shtatzen ate muaj
Eni 89 (6 vite më parë)
Vetem hiq stresin, eh sa here e sa ore qaja une ne dit. Kaluan muaj kaluan vite e une cdo here shpresoja se do ndodhte e ne fund kur vinte cikli qaja me denes. Qaja qaja sa humbja ndjenjat aq shume sa burri po merzitej me mua, me thoshte kur sdo zoti cte bejme ne hajde qajme te dy se mbase eshte me mire, sa kam vuajtur fillova te urreja njerzit qe me pyesnin he ske gje akoma? Fillova te mos dilja nga shtepia thosha skam arsye jetoj e punoj kot. Zihesha me burrin i thosha mer tjeter se un nek bej femije, pas nje debati te madh me burrin tim ai me vuri nje kusht me tha ose rri me mua dhe pranojme fatin bashk ose ik dhe mos mendo me per mua, kam vendos te pranoj fatin dhe te mos qaja me asnjehere, fillova te jetoja me pak fjale , ate miaj nuk e di sa here mund te kem kryer mardhenie mund te them maksimumi 4 here sepse dilja me shoqet e kthegesha vone punoja e nuk mendoja asgje, pasi kaluan 10 dite nga koha e ciklit thash me vete po shkoj tek mjeku se mos me jane bllokuar menstruacionet edhe mjeku qe thot urime je shtatezan thash joo ska mundesi do vi serisht neser per echo dhe rezultoj qe isha mbas 8 viteve martes. Prandaj jeto jeto jeto... mos mendo asgje asgje fare lere jeten te rrjedhi si do zoti vajzen e kam 20 muajshe dhe jam serisht shtazan. Ta kuptoj me mir se kushdo tjeter dhimbjen por sot jam shum e pishmanit qe nuk kam shijuar sic duhet vitet me te bukura pas martese. Kurr shpresa nuk duhet humbur. Ps: rrall komentoj por ketu mu kujtua vetja ime. Uroj me zemer qe se shpejti te behesh nene.
Arieta D (6 vite më parë)
Pse ty? Sepse e mendon aq shume dhe nuk shijon asgje tjeter. Mos mendo qe je e vetme ne kete deshire dhe enderr. Ka femra qe me nga 20 vket provojne dhe nuk dorezohen. Shijo momentin, pa mendu qe po bahesh nane apo jo. Pa e heq mendjen nga aty veshtire se do te mbetesh. Plus sot ke zgjidhje sa te duash, kur e sheh qe shkun vite mjaftueshem dhe spo mbetesh, mund te provosh zgjidhjet tjera. Mos u merzit kaq shume, se spo besoj qe ke vjet shume me i humb shpresat.
A K (6 vite më parë)
e vertet bile un per qit muj as skom shpresu qe kom me met testin e pata bo veq qe kisha qeff me provu tu bo hjg me kunat veq kur mdulen dy vijat jom kan tu fluturu po apet sbesojsha eh hala spom besohet inshalla edhe ti zmr durim eh zoti inshalla tgzon
Nina Elshani (6 vite më parë)
Edhhe une prej janarit kom provu me met hiq smetsha se i kisha ment qaty e ne maj vdiq gjyshja e burrit e hiq de menojsha shtatsanin e kom met shtatzan se krejt stresi ndikon n beograd i kan than kunates mos me menu hiq me harru se permirsohesh
Visa G (6 vite më parë)
Oxhesi shuuuuum w vertet qe kur se mendon ndodh edhe un kam pas abort heren e par e cdo muj thoja kam mbet ket muj kshtu kalon 8 muj a me shum e ndodhi qe vdiq vjerri dhe u pata merzit shum se sa qe smur i kam nejt afer cdo dit dhe nuk mu hiqte nga menja e pas nji muji kam ngel shtatzan po askush nuk mund ta kontrolloj ate mendim sa do qe ti flasim ne
Nina Elshani (6 vite më parë)
Ishalla don zoti gzon se edhe kunata jem 6 vjet martes e ska gruja dajes 14 ska ishalla bahet mir se e di qysh osht
Visa G (6 vite më parë)
Ema pse nuk mendon pse nuk punoj un po rri n shpi kot psh punen ti e ke n dor edhe sikur ti kesh kushtet luks puna nuk t len shum me mendu plus edhe kalon kohen edhe knaqesh un cuditem sa martohen puna par po bojm fmi po prit se ke koh puno t kesh dy pare anesh se fmija don shum a t kesh nji shkoll a dicka tani vijn edhe fmit ti e din shum mir si sa ta mash menjen aty nuk ngel se un e kam provu vet kshtuqe me heq menjen meru me dicka e nese e ka shkru zoti do bohesh me fmi mos sot neser shfrytzoje kohen sa je ende pa fmi se ke me i bo e ke me thon pse s prita dhe pak ahahaha
Verona D (6 vite më parë)
Oj Ema ishallaaa e dashur sa ma shpejt degjojm lajme tmira per ty. Po mos u streso e dashur. Edhe une stresohem shume qe spo jes qe 1 vit mas abortit e mdoket qekjo arsyja po osht se kur pata mbet heren e pare veq hajt qysh me than jo qaq seriozitsht se kemi pas marr meniher kam jet. Amo tash ka kohe qe tentojm edhe sen hiq se dyt jemi shum stresum
Xhesi♥♥ Rexhina (6 vite më parë)
Emma e dashur po te tregoj historin e goces se dajes time. Kur kishte e vogel i ka vdek nje moter per kancerit 10 vjece e shum ka vujt si ajo i villai e prindrit . U martua ka ndejt 10 vjet Martes e nuk ngelte shtatezan , te gjith analizat i dilnin mir si asaj dhe burrit e nuk ngelte . Para 2 vjetve beri aksident cuni i dajes, vellai e nje zot e ka dit si ka shpetu e me e keqja se kur i ben analizat i dolen se dhe djali kishte kancer po kur ben analizat mbas nje aksident nuk dalin asnjeher ne rregull. Mund ta imagjinosh dhimjen e stresin qe kan pasur e jo vetem ata. Po ato muj qe asaj nuk i shkonte mendja per shtatezani kishte ngel shtatezan e sot e ka cunin 1 vit. Ta uroj me zemer qe te ngelesh sa me shpejt vec mos e mendo .kur e ka shkrujt i madhi zot ka me ndodh.
Lanika Lanika (6 vite më parë)
Emma mos e mer me kaq stres po te kshilloj ty sepse veten skam dit haha pas djalit kam pas 2 aborte edhe shancat per shtatzani te suksesshme kan qen shum te vogla merzitesha e qaja qdo dit pse spo mundem tja bej djalit nje vlla/ moter kam nga neper mjek thujse gati 3 vite dikur un pajtova qe tjeter fmi sun boj po qe puna zotit mbas 7 vite pas lindjes se djalit linda vajzen mos i humb shpresat sepse edhe ty ka met fal zoti fmi po ende ska ardh ajo dit e ishalla shumm shpejt vje ka plot raste qe mas 10-20 viteve martes ju ka fal zoti fmi vetem bej durim e bej lutje tek zoti
Dorina Tina (6 vite më parë)
Emma A e dashur ne qdo fjal tende e gjeta edhe un vetem por besoj edhe shum te tjera qe skan femij , mos u merzit shpresoj qe se shpejti te na gzoj Zoti edhe neve me femij , sot lexova ne nje faqe ne internet por ne gjermanisht qe nje qift skishim pas femij 2/3 vite dhe kishin vendos per ivf por pas pushimit e ne pushim ju kishte ndodh mrekullia me trineq ( gezim i trefisht ) , kjo do te thot qe Zoti eshte i madh dhe i sheh te gjitha dhe ateher kur me se paku e pret vjen e mira , secila nga ne kemi endera por ndonjeher ndodh qe realiteti te jet ndryshe dikush mbet shum leht shtatzan e dikush pas shum mundimeve e sakrificave mos i humb shpresat e dashur ta kuptoj merzin dhe dhimbjen qe e ndjen mbrenda vetes , te deshir qdo te mir dhe mos u dorezu
Dina Dina (6 vite më parë)
Asniher mos i humb shpresat zoti ka per krejt.. Un kom plot raste familje kur sekan prit zoti i ka gzu me fmi motra mas 9 vj 2 tjerat njona mbas 22 viteve njona mbas 18 vj.. Inshalla sa ma shpejt te gzon zoti edhe ti e kur mos u dorzo
Arbe 94 (6 vite më parë)
Shum po me vjen keq...veq nje gje po ta thom kuurrrrr mos i humb shpresat e dashur.... asnjehere dmth. Rast ne familje ndash beso ndash mo mas 21 vj martes K mbet shtatzan, edhe ajo u pat dorzu spar ma shpres po bash qathere Zoti e ka gezu....inshalla edhe ty
A K (6 vite më parë)
zmr e di qe e ki zor edhe spot thom sen ma shum, se me fjal tkan lodh pot kuptoj, veq ishalla sa ma shpejt alla-hu tgzon edhe ty le ndor tzotit mos e sterso veten le se zoti eh sjell mat miren per ty nmomentin e duhur
(6 vite më parë)
Ema nese dicka e cakton zoti se ndal gje te ndodh lutju all ahut sepse me durim e besim ndodhin dhe mbrekullit me te medhaja largo stresin sepse ndikon negativisht te uroj tet gezim zoti sa me shpejte..
Emma A (6 vite më parë)
Flm arbnore ish alla h veq pa shpres jam.
A K (6 vite më parë)
Emma e dashur me vjen shum keqq :( shpresoj te gezoj zoti zmr inshalla behet ashtu siq do ti, leje ne doren e zotit zmr mrekullija do ndodh edhe per ty inshalla uroj gjith te mira per ty :

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?