Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vjellja në shtatzëni

Nena te dashura ju pershendes dhe dua te ju pyes sa kohe keni vjell kur keni qene shtatzane, une jam ne javen e 13 dhe jam shume keq sepse jam lodh cdo dite duke vjell dhe asgje nuk ha nuk kam fare apetit mjeku me ka dhane nji lloj vitamina mirepo trupi im hiq nuk mi duron vitaminat jam lodh shume sa qe syte nuk mundem ti qel gjithe diten, flm kush mund te pergjigjeni.

Vlora . (12 vite më parë)
Lindaa (4 vite më parë)
Pershendetje un jom shtatzan si kom 4 jav ama vjell per ditt nat e dit nuk mujt as te ha shum keq jom . Ni nat tmir ????
NETTA (11 vite më parë)
une jam shtatzan ne muajin e 6 kam pasur shum vjellje mundim ligshtim koh pas kohe ... dhimbje te eshrave por mendoja qe kjo dot zgjaste vetem deri sa ta ndegjoj beben gjall po kjo vazhdon ende !! por jam shum e lumtur qe dot behem nen dhe e mendoj beben time gjdo moment e harroj dhimbjen te teren .. Me Respekt Neta
Irida (12 vite më parë)
Pershendetje Vlora.  Me kujtohet kjo periudhe dhe per mua ka qene periudha me e keqe e shtatzanise. Mua te vjellat me filluan 1 muaj e gjysem dhe vazhduan 4 muaj e gjysem. Kishte dite qe villja deri ne 15 here ne dite. Nuk mbaja asgje. Me merte malli te pija dhe uje dhe vetem sa lagia buzen po prape me kthehej ne vrere. Kushedi sa here behesha gati te shkoja ne spital. Nuk doja veten dhe isha shume e depresuar. Thoja me mire te kisha dhimbje se sikletin e te vjellave megjithate duro edhe pak se gjithcka do normalizohet dhe do e kalosh kete situate. Do kesh halle te tjera. Gjithsesi do ta gezosh shtatzanine deri ne fund. Une pastaj kam pas te vjella edhe gjate lindjes. Te uroj gjithe te mirat dhe shtatzani sa me te lehte. Me respekt,  Irida.
Greta Senka (12 vite më parë)
dhe une keshtu isha qe nga mujaji i 1 deri ne te 3 ..villja dhe ujin qe pija,,rash nga pesha 10 kg..dhe ne fund e linda bebushin 4 .800 kg ...prandaj mos u shqetso ,do kaloj shpejt dhe do ndihesh me mire..
Anisa Gjapi (12 vite më parë)
Mos u bej merak e dashur,kjo gjendje do zgjase deri ne muajin e 3.Pastaj do shijosh cdo dite rritjen e femijes tend dhe levizjet e tij :)
(12 vite më parë)
kshtu ka qen edhe kunata ime por i ka kalu mbas nje kohe te themi gati ne muajin e tret sa ti dalin femis floket e pastaj nuk do kesh me te vjellura. te uroj shtatzani te shendetshme pershendetje
Ela K.. (12 vite më parë)
une e kisha 9 muaj me te vjella deri sa linda volla nuk haja fare po femija lindi mire e shendeteshme 3.200 kg.mos ki merak
(12 vite më parë)
Muajin 2.,3.,4.,7.,8.,9. Kur kam vjellur nje here ne dite, ka qene si mos me vjelle hiq, ka ndodh deri ne 5 here. Ha 5 here ne dite, nga pak, ujin pije gellenka gellenka. Mua me ka shkruar mjeku helur dhe magnez. Hekuri ta shton apetitin. Me rendesi beba te zhvillohet mire e nuk i pengon asgje :-) edhe une isha e lodhur, e keputur, e merzitur, ne restoran sa here shkoja, sapo haja drejt ne banjo. Mirepo tash me duket thu se skam qene shtatezene kurre
(12 vite më parë)
Maximumi edhe 2-3 jave mundesh me qene keshtu...e di qe eshte faze shume e veshitre...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?