Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Probleme me stomak

Pershendetje nena te nderuara. Jam ne javen e 32 te shtatzanise dhe kam probleme me anemi, mjekja ime me pershkroi ferimax nga dy ampula ne dite me i pi me leng te vishnjes por po kam probleme me stomak, po kam dhimbje stomaku. Nese keni pas problem te njejte do jua dija per nder te me tregonit eksperiencen tuaj. Ju uroj gjitha te mirat.

Erina Hoti (14 vite më parë)
Erina Hoti (14 vite më parë)
falemnderit shum louise per komentin tend.te gjitha te mirat ne jet.
(14 vite më parë)
Une kam pasur tableta hekuri, te cilat eshte dashur te i pije nje ne mengjes, me leng portokalli, ngaqe vitamina c ndihmon ne marrjen e hekurit, gjysme ore para buke. Kur e merr hekurin, gjys ore para dhe mbrapa, nuk guxon as produkte qumshti, as pije me permbajtje kofeine. Nuk kam pasur probleme me stomak, por per mos me pasur probleme me jashteqitje kam marrur magnez ne mbremje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?