Pershendetje nena. Femija im eshte 9 muajsh e gjysem dhe eshte shume i levizshem. Madje une kam 6 muaj qe e mbaj ne krevatin tim gjate nates se ne krevatin e vet jo vetem qe zbulohet direkt por edhe leviz dhe vritet ne krevat. Une edhe pse e mbaj ne mes pothuajse tere naten zgjohem dhe e mbuloj vazhdimisht. Madje edhe kepucet i heq vete se i leviz kembet jashte mase shpejt. Nuk di ca te bej qe ta mesoj te fleje prape ne krevatin e vet se po rritet e nuk mbahet me ne mes? Ca keshille me jepni? Me respekt, Irida.
irida tash edhe po afron koha e nxehte mundesh lirisht ta vendosesh ne shtrat te vetin se edhe nese zbulohet ai sdot ket te ftofhte gjithashtu nese ai vrahet ne shtrat te vetin besoj se i ke disa copeza si jorgan qe vendosen rreth shtrattit qe mos te lendohet bebja edhe ma mir eshte me msu tash me fjet ne shtrat te vetin se dikur dot jette von.suksese
(14 vite më parë)
Irida, femijet nuk duhet mbuluar me joragn, ose duhet blere jorgani ne forme thesi, ose nese nuk e ke ambientin shume te ftohte vetem ne pizhama duhet te flere. unee le vajzen time ne pizhama, dhe asgje tjeter. Temperatura adekuate ne dhomen e bebit duhet te jete 18 grade. nese nuk arrin qe ta kesh temperaturen 18, atehere e vesh me holle ose me trashe ne baze te nevojes. gjithmone duhet nisur nga qafa e bebit se a ka bebi te ftohte apo nxete, nuk duhet nisur nga shuplakat e dores apo shputat e kembes, ngaqe te femijest qarkullon gjaku me ngadale dhe ato pjese jane zakonisht me te fothta. kur ke femiu qafen e ngrohte, atehre dije qe ka temperature adekuate.
Eda 1(14 vite më parë)
Pershendetje Irida, edhe djali im 10 muajsh, eshte shuuume i levizeshem. Por une kur e marr afer vetes ne shtrat asjehere nuk e fus ne mes, por une hyje ne mes, nese zbulohet naten bleje nje jorgan me patent dhe ja vesh, e heq merakun gjate nates, ndersa per ta mesuar te fleje ne shtratin e tij nje here veje ne gjume afer vetes dhe pastaj veje ne krevatin e tij. Me vjen keq nese kam bere gabime drejtshkrimore por me nje dore po shkruaj hahaha. Shendet