E di qe jom gabim e sjom ka krenohna hiq me kit sen po pom vjen marre prej vetvetes qe teper po bohna nervoz e spo jom vetvetja , nuk jom kan kshtu perpara po tash i kom dy qika e une gjith jom msu diqysh me majt shpin e pastert e me Pas mashum koh e diqysh me ba buken kom qef mir mi ushqy qikat e tash spo muj e pom rrok niher stresi nervoze tani pi bertas qikes shum edhe u msu edhe kjo po bisket prej meje edhe po bahet nervoz kaq e vogel edhe kjo i don senet mejher tani edhe beba kur e Nin kta tu kajt po ja nis edhe ajo dyjat e po du me kersit , e dii qe sosht mir pooo spo di qa me ba , tani pom rrok kryt e nifar ndjenjeee qe jom shum nan e keqeee sdi pse pi boj senet kaq te mdhajaaa edhe krejt sene palidhje sene qe sja vlen kom munu me Burr me fol per qita i kom than bile mem nimu pak psiqikisht po hiq som kupton veq ma bon te madhe tani mu pom doket pom rrok hala ma shum depresion .
Nese muni mem kshillu diqka me naj fjal te mir shum jav kisha dit per nder .
Ma babies vala shyqyr djali ti Paska qel syt me at fjal se mdoket edhe ti je e smut per pasterti e per me mbajt shpin te paster , po kajher spo ja vlejke pastertia va llai kur fmija pot shkon posht une se kisha dit qe isha kon tu i lan qikat krejt anash sherri i punve a mbeson qe 3 dit kom vendos mos me fshi edhe sen skom prek sidomos kur Jon kan qikat qut hiq veq kur kan flejt edhe buk qka kom mujt kom ba qatu edhe ju kom kushtu mas shumti koh qikav vall ahi ma pak po kajn edhe kjo e madhja tash spe nguc tka te voglen se e mytke kur e nxajke tu ja hi hahaha po tash Pe kqyri mashum edhe diqysh po ngoj shum kuran edhe spo bohna nervoz shum jom qetsu kto dit insh alla me ec mbar se tybe i kom than burrit edhe un sikur nje nan ktu qe veq kur vjen dikush musafir ke me pa shpin e fshime se hiq ska me ma ni mo si perpara ....
Mami ezanes valla edhe ti bash krejt si une edhe si shumica e nanave qe jetojn ne perendim kur shkoj ne ks qik e madhe veq mas meje sidomos ma sivjet mka lodh krejt edhe saher shkoj ne ks kurr sju pelqej ajri sa rri fmija e mi smut tu nga neper mjek kurr lezet si di hahahah , po prap shyqyr qitu qe jemi veq me burra ma shlir normal pak malli familjes edhe na merzitum po me kon bashkesi ma zor ish kon , edhe fjalen duhet me kontrollu para se me thon se kollaj ta marrin per keq ,
Oh na edhe niher apo dy her ne vit kur shkojm ne pushim te nana sbami rehat se fmit si njohin njerzt agje smuen qajn srrin me asnje vec me mu,,, esht fmi esht shpirt e pjes e jotja po kur je e ngarkume teper teper paske nevoj mas pakti nja 5 minuta me kan vet,,, un kat shkoj me vete, besoni besoni se ka dit eshe flokt nuk muj me i kreh shyqyr si kam shami dal jasht e kush smi sheh hahahah, hi me ba dush te dera rrin te than mami u vanove cka ban?? Me ba me hi naj dhom e mes mem pa ku jam tranohen tem kerku, filloj ni pun me ba kur kur sen e kry, dy te mdhajat shkojn ne shkoll tash jam vec me te voglen ne shpi mundohem ne mengjes me kry naj pun ama jo si ma don shpirti buken me ju ba me ble a naj termin dhe kerkun zdal, as te vjehra nuk muj me shku se po dola me ba qefe kur vi te shpija zdi ka me ja nis, mu ma shum qa me pengojn dhe me humbin koh jan punt jasht shpis termine te blee dr e kshu se me ndejt vec ne shpi ma leht pak, ama cka me ba tash duhet me mendu e me balancu jeten pak fmive qefe pak pun shpije e mos me u ngarku shum. Mir po apet tham shyqyr Zotit qe jam vet se po te isha ne bashkesi mendoj shuuum shum ma rrand esht, cat xhum kur e baj edi se spret dikush me ju cu me ja ba kafen hazer flej rahat sat du un,,
Lora po edhe nena ime mi ka kqyr fmit e djalin ja kam pru cdo dit e jam shku npun,tash edhe per nje blerje tvogel me dal mi ndal fmit thot leji me mu e del ti.Po qe vjerra kurr smi ka kqyr as kurr bile terezin e vet per fmi te mi se ka prish.Qa me bo,dikuj po i bijke me kalu edhe ksi gjana e smun i ndryshon.
Fitore ke shume te drejte se nuk eshte me si perpara , por une po te tregoj per familjen tem. Nana jem u kujdese per krejt nipat e mbesat, kunatat kane qene ne pune plus gjithmone buke e ka pergatite. Kunata e madhe qiken e ka lane 8 muaj e djalin 2 muajsh kur e ka fillu punen edhe deri kane fillu shkollen qe kane dal ne banesen e vet nana jem u kujdese, vellau tjeter ka jetu vetem femine te nana i ka qu ne mengjes edhe ajo eshte kujdese , krejt keto i ka be me deshire se iu dhmshin femija ne kopsht qe u smujshin.Bile edhe vikendeve kur kan dasht me dal e festave nana ka qene aty gjithmone e gatshme prap me u kujdese per ta.Edhe ne krejt rrethin tem familjar nuset knaqen bejn jeten shume te mire dmth e kan edhe e kane pas perkrahjen e njejte . Tash vertet qe ka raste exreme qysh e the ti qe sju intereson per asgje doren me ta ngjite , po te pakten 1 here ne jave ose ne 2 jave shkon te familja jote çmallesh e knaqesh me ta , e neve kjo na mbyte me se shumti, 24/7 me femije edhe rutina e njejte pa mujt me ndrru asgje, edhe pse shtetije e dalje ka po une nuk ndjeje kenaqesi se eshte vend i huj.
Po elha-mdulilah sjan nje thesi tgjith,se tmerri skish qen ndryshe.Po qka me bo bre tash kane ndryshu kohrat shum,disa gjera per mir e disa per keq.Qysh jo ka vjerra qe ngajn e ju prekin thembrat nshpind,po nusja sja di shyqyrin,dhe te kunderten.Po ti kemi me shendet femijet,se skemi qa bejm,pos me duru e mu mundu me u knaq me ta edhe najdit sa i kemi neper duar
Po po Fitore i di gjithat, po fatmiresisht qe sjan gjithe njejt ,per ate edhe e kam shenuar qe nuk flas per krejt se skan gjithe jeten e fatin e njejte. Kete stilin mos me ua kthy gjumin femive e kan shumica hahahha edhe me te thon jo se vet u qu , normal tu fol ne telefona sa te munen edhe fmija qohen. Amo ka edhe vjehrra qe bojn shume pune e ka edhe nuse qe bojn sefa. Flas me ate qka shkoh neper familjet e aferta qe i kam si nga ana ime si nga ana e burrit. Zoti ua lehtesofte se kohe e keqe valla, as bashk as ndare.
Ahh moj Tana ska me vjerra e kohra si tyneher qe ti kan kqyr fmit e ti kan liru durt bile per disa or,Po va-lla ta dorzojn edhe djalin e tyne edhe tut,besa besa edhe te japin direktiva si e qka me bo.Ka ik ai bashkallek qe e permend ti.Edhe ndjep me ju lan fmin,kush kemben sja qet me perkund,veq kur ti sheh te dera dhomes menjehrr merre se u qu,spo do me fjet,spo rahatohet etj.Hiq mes tju mbet marak,ne kemi me shum njerz ne shtepi me ju bo hyzmet ne atyne jo ata neve.Ju bile e keni qat luks qe qa tmuni me bo bani,te ne ska ashtu,more edhe me infuzion me kan,punt sguxojn me mbet pa kry.
Mami leas e di shum mir si ndihesh.Vet kesh ka bi ne depresion,isha shum keq psicikisht.Po tan kohen mka fol burri e kalova kete fazen me te rend.Ter kohen nervoz,stres,veq pse smundsha me i mbajt tana gjerat si doja un.Aq sa nje dit isha tu dol me motren ntel,edhe isha tu qesh me ze,djali mtha kollaj me qesh veq me tjert duhet ndojher edhe me neve me qesh(esjte 5 vjeq),jo veq me na bertit.Aty mka ra kulmi nkok me dy fjal te tij e pash cfar pershtypja kam kriju ne syt e evladit,qe eshte pjes e shpirtit tim.Kam qajt me ze lot mas asaj fjale,msheftas tij.Aq mka bo me reflektu ajo fjal sa isha qen e humbun komplet.Ndonjeher vet e kemi nje faz qe ndihemi kshtu,po el-ham-dulilah kaluese eshte cdo gje,pak forc na duhet me mposht te mall-kumin mes me na bo me u ndi aq te humbura e pa zgjidhje.Merri pak me me sportivitet gjanat,lshoe nler ps edhe un i kam dy femij,njeri 5 tjetri 2 vjeq
Tanna u gzofsh e dashur per gjdo fjal , se pernime kurgjo nuk ndreqi me nervoz veq veten pom doket pe shkatrroj edhe qikes pi jepi stres , Dje hiq sjom ba nervoz e jom ni pak ma mir diqysh edhe pse hala ajo ndjenja e fajin ( keqardhja ) amo si e pajsha qe po du mu ba nervoz e nalsha veten edhe hiq hiq s folsha edhe Sod kom me ja bo qashtu edhe gjith , edhe ma hiq skom me fshi hiq hahahaha
Oj Mami Lea per ata te pyetja per moshe! Krejt e ke nga mosha e femijeve kete stres. Vajzen e madhe e ke hala ne faze qe nuk kupton, hala seshte pjek krejt edhe psendoshts fol e din shumm qka. Jepi koheedhe 1 vit ke me ul me qajt e me qesh me veten psee ke marr aq me stres se aq rritet e kupton sa i kalon ky lazdrimllak krejt. Veq kuptoje qe eshte shume e vogel e + beba e pengon tani ajo veq qartet. Bonja qefin merru me to ke me pa ndryshimin. E inshall'ah e kalon sa ma leht kete peridhe e mos harro qe ke shume shoqe ;), lora flm , ky eshte realitetu yn, po shpejt rriten fmija e bohemi si zoja na hahahahh.
Faleminderit shumm shummm oj nana seriozisht gjdo dit kom mi lexu kto komente derisa te shoh qe mu ka largu ky far fiksimi i keq ne kry ,
Tanna vajza e madhe 2.5 e vajza e vogel 8 muajshe po prej si u lind kjo vajza e madhe u kon xheloze shum e tash ja ka nis o zot qka i bon tu ja hi Non stop me duhet me kqyr se e sakaton e ne kopsht kur osht kurr si nguc fmin sa urt rrin veq kta kshtu bohet kishe e don po 1 min sguxoj mi lon vetum e kjo e vogla veq me prek pak kan edhe veq me kap ne dor as ne banjo smuj me hi te dera vjen kan deri te dal veq kan , e boll mundohna dal shum shpesh me to e qaq s pritoj bre thom veq let knaqen po si po nervozohna pom doket krejt pom hupin , edhe Srz Qysh ka thon tanna ata qe Jan kallabllak e kan ni + se boll veq kajher me ta hjek dikush prej Doré fmin kogja ni ndihm e madhe osht un e di veq kur isha vajz gruja e vllaut tem un ja marrsha fmin ja Shetitsha me kolic ajo flejke kur i bojke punt i nimojsha kur shkojke dikun me nejt ja rujsha fmin e tash ni dit thojke un skam dit qka osht depresioni pas lindjes thash po kume dit ti sa ndihmen e ke pas krejt ti kena kqyr ,,,
Sod po ndihna ma mir se dje oj nana faleminderit shum shum
Mami Lea secila kalojme neper kete faze e sidomos ato qe jane ne bashkesi qe mos me i bo punet kerset kiameti e fjale pa fund e te dhimbset femiu ne shpirt qe duhesh me e lon per me i bo punet shpesh them ahh sikur te isha vet nje here ne jave kisha bo pune vetem me kalu kohe me femiun tim e neqoftese je vetem shijoje kohen me femi te lutem sepse je e bekume
Po sja vlen moj me u nervozu per punet e shtepise, pune e madhe se shtepia behet rremuje. A e me mendu se dikush e ka enderr at rremuje me ja ba femija e qe sun kene femije? Merre me qete e leje shpin se do e kerkosh kete periudh me vajzat e tua. Po nese je vet ne shpi eshte shume me mire i ben kur don e nese je me familje ndoshta mund ato tet ndihmojn. Merre qete e dashur. Dhe une qe jam shtatzan kam qen e fiksuar dhe i desha krejt sendet e rregullume por tash qe smundem i kam lene e mundohem mos ta teproj. Nese vajza e shef se ti i bertet ajo do mesohet ndoshta krejt jetes te bertasi ashtu. Mundohu me te mira e qetsoje, shojegoja se me ze te lart nuk kryhen asnjisend. Shpresoj qe gjith kjo te kaloj sa me shpejt sepse shumices po i ndodh keshtu. Edhe une kam qene ne nje periudh keshtu se smundja te qendroj ne kembe sa dhimbje kam dhe kam qene pak nervoze por me mire e kam me u rujt e me e lind kete femije.
Veq SAB'ER SAB'ER mos te harrojm ka te sillemi me perserit, se edhe durimi ka fund, po Alla\'hu e ka kriju femren te forte e mendojm qe po dojm mu rrexu e prap qohemi ne kamb. Mos te harrojme se edhe nanat tona kan hjek veq ma shume me vujtje e pa kushte e me shume mundime na kan rrit, e as nanat qe jetojne ne bashkesi se kan hiq lehte jeten se sjan kurr vetem ne shpi te tyne me marr fryme nji here e me thon sod po rri veq po pushoj. Dmth vshtir gjithka , e gjithkund femra ajo qe e mban shpine , thjeshte shtylla e qdo gjeje. Sod eshte jeta ma dinamike e shume obligime per femra,e sjemi si para sa viteve veq ne shpi, ne gjini 2 here ne vit edhe u kry, fmite mi bo bashk prej 6 vjeq deri ne 8 mi regjistru ne klase te njejt hahaha kan shku grumbull. Krejt ata qe se kan provu gyrbetin na paramendojn se ktu veq sefa bohet, po pak e dijne qe baballaret femijt e vet nuk i shohin shkaku i punave , kredive e obligimeve. E ne mungese te babes , nana bjen ne depresion se krejt ato qka i permendem 1 trup osht veshtir me kan edhe nane, edhe kuzhinjere, edhe grua. Teme shume e gjere qe ska fund. Mami Lea mos harro se vajza e pare ka mujt me te marr shume inat e huj prejt bebes e per ata u bo ashtu si e qartne veq bertet se te njejtin ma ka bo djali mua. Per ate arsye lej pak punet anash, qeteso te madhen , duaje perkedhele, e beben mos e duaj ne sy te saj se shume ish keq per kta femit e pare se jan mesu veq vetem. Vjen koha tu u rrit beba e don edhe vet vajza e madhe, po krejt vemendjen jepja te madhes, fol me te ,perqafoje ke me pa qe qetesohet. E kur jon femija te qet punet ke mi kry pa pik lodhje e nervoze.
Tana te lumte..a beson qe mbreme i thash burrit jam lodhe..thash me pas jetu bashkallak bile do pune mu kishin hjek..thahs ne ks garant thone atje jashge kenaqen vet e se din qe skz kohe kryt me qu nga angazhimet e obligimet..dhe wc isha shku qysh duhet se beso qe edhz peoczset fiziologjike mi nderprejne ne gjyse qe domoado duhesh me shiu ne wc se per gjana tjera per vete nuk vjen ne shprehje..sevet dergoi ne qerdhe e shkolla e shko merri..hal pastro..hzkuros ban buke..laj femije ...kryj termine e gjitha qe i ke permend vetem nga nje njeri priten...se po tia nisi me pershkru vec nje dite merr shyme kohe po tana e paska pershkru teper real dhe sakte..po vec te lutemi qe te jene shendosh...ti ruaj zoti nga rreziqet tjerat kalojne...fjala NENE mban ne vete peshe dhe pergjegjesi te madhe
Flm Loresa , po deshta me bind Mamin Lea qe me te vertet na qe jemi vet, jemi krejt ne te njejten anije. Qe bre veq nji detaj i fudit, para se me shku ne ks me eshte dasht edhe copat e fundit te ushqimeve me i programu qka mundem me fut ne friz , qka me pergadit e qka me gjujt krejt qe mos me u myk( e urrej shume me gju ushqim veq hajt se me dhimbet ) e ne ks psh here shkon vjehrra dikund, her nusja shpija vazhdon me ritmin. Edhe pergjegjesia bre po te mytke , se ka familje qe jeton veq me ushqim te gaqem po diqysh vet fakti qe i kemi krejt veq vet te lodh, se qito sene fshise e do obligime edhe pa u martu i kemi bo shumica po gajlet e shpise nuk i kemi pas. Qka me bo na e kemi veshtir deri sa femit e vogel i bojn 5 + e rriten tani dalim ne sela'met, po shpresoj, se punet nuk kryhen kurr po 1 femi ne gji, tjetrin veq sa u rrit pak, 1 ne shkoll - gjithat prej 1 nane mu kry osht pak e lodheshme. Me se shumti merzitem qe me fmi te vet njeri nuk po shijojke shume ,sa do qe mundohemi se vet jeta nuk na len. Prap veq lutje e shprese se punet skan me na ik kurr , a qito momente me femi te vogel mo smundemi mi nxen. Ju uroj durim dhe shendet.
Mami Lea qfar moshe i ke femijet e dashur??
A e din si , ke para disa diteve tema a ma leht mi eduku femijet ne kallabllak apo kur jeton vetem? E spata kohe me shenu andej po tash krejt ato nana te kallabllakut qe i kan 100 sfida e veshteresi eshte mire me lexu knej ka na qe i rrisim femijet vet e qe nuk po ndodhke veq tek 1 nane e dy por te shumica, edhe jo veq tek ne qe jemi shqiptar e e kemi te pastertin ves e pike te dobet. Shumica e kalojme kete faze,kemi depresion te heshtun ose qasi qe qajm e bertasum, prishum me burr ahhaha e ma e keqja kur ne si nana jemi me nerva femit bohen veq ma zi. Secila nane qe eshte vet e ka 2 ose me shume femije e ka kete problem kshtu qe mos u ndi ne faj. Sje nane e keqe,je nane qe kurr kerkush sta hjek 1 cope buk prej dores, kurr femijet smundemi mi largu prej syve -jane gjithmone nen vetem kujdesin tone e te Zotit. Dmth kallabllaku i ka 100 te kqija po 50 te mira, mundesh me shku ne banjo kur ke nevoj se fmija rrim me tjeret, smuhesh - dikush del ta kqyr at femi, varet prej familjeve- nuset kan disa pune e femijet ,jo gjitha mbi kry( edhe pse ka nuse qe kan me buk e fshise e myasfir gjitha vet) por ka vjehrra qe bojn buke, kqyrin femi e nuaet shkojn ne pune, dalin pijn kafe me shoqe,vjehrra qe qesin tesha ne tel etj etj. E na dmth nuk eshte se kemi ma shume pune, po ngarkesa psiqike te ne e presioni eshte shume i madh. Kur te shtojme ate se jeta jashte ka shume kerkesa, termine e ka te shkojm femit me vete behet jeta edhe ma e rand. Dhe e fundit sa do ankesa ne ks ,nuset ikun per do dit e " pushojne" kryt te familja, jo 1 ditelindje, jo te halla jo te daja dmth iu dalin do rruge qe shkojn e relaksohen pakes edhe femit si kan gjithe nen mbikqyrje se atje shumica rriten femija me femi. Prap po i perjashtoj se krejt se kane kete stil jete por po flas ne pergjithesi. E une kete faze veq e kalova Elhamdulilah , se nji periudhe fmija i pare fliste me veshtersi se dy gjuhe e me shume bertiste, beba anen tjeter edhe pse kisha kohe me kry punet ,skisha vullnet. Bertit une bertit fmija veq mu tranu, tash e kom leshu ne ler , po e shijoj kohen em femi se e kom pa qe sa do veshtir ,shuuum bre shpejt po u rriteshin e keto dite mo skemi me mujt mi nxon. Diqka bon prej puneve, pak gatim e me shume loje me femi edhe qetesohu bree, une krejt llug e kom shpin qohna e qes 1 kafe ,hy ne portal relaksohna pak ,i rahatoj femit , njo ne gjume njo me naj aktivitet edhe qohna shpejt boj najqka. Burri veq u dorezu edhe u pajtu qe shpija jone veq nese na vjen dikush se perndryshe nuk eshte kurr ne vi se as qe munohna hahahhah. Pune e madhe. Shume shpejt i bojn vjetet per shkolle edhe skemi mi pas ne shpi mo me bo sherre, kshtu qe veq merre me qetesi. Lutuju Zotit mi rujt prej sherreve e mos te vrahen e mu lendu, se per shpi kurr mos baj dert. Shume ma shume ka rendesi edukata qe ua dhojm femive se sa shprehija qe shpija duhet me kan veq ne vi gjithe. Shijo kete periudhe se nuk na kthehet mo. Inshalla'ah Alla'hu ua lehteson gjitha nanave mundin e na e shperblen me femi te shendoshe e te hajrit. E zgjata pp spo munet njeri krejt mi than me dy rreshta hahaahhah.
edhe ske faj.me ni ane se jan ber njerzt qe sot nuk vin me te pa.po vin me te shiku qysh po e mban pastertin une e mbaj per vete jo.pee njerz nuk du mu ba si do njerz qe kur vje ni fmi ne shpi time.me nejt tu i than mos e prek ket e ate u be me gishta tavolina mos i.merr lodrat me ba rremuj veq ne ajr me jetu fmija sot haha ni dite kesh tu.mendu me.shkru ne der te hymjes qe doni mem pa mu mire se vini qe doni me.pa shpin kthehuni mrapa haha
e dashur mbeshtetu tek Zoti qetsoje veten punet e neve grave nuk bin ne vend gati se kurt se jane te perseritshme gjerat gati qdo dite e na behen edhe si monoton edhe une shpesh behem norvoz qeshtu pa nevoje se me nervoz e me stres sen nuk bojm pos e humbim vetin e shendetin ton dhe kur ju bertasim femijeve edhe atyre ju japim stres pa nevoj pastertia shtepia te gjitha duhet te i mbajme por vleren qe ka femija sja vlen ti shkaktojm stres kam shume nejerez ne familje qe jane dhene shume.ose pas mallit skan dal kurr me fmi mos.me ba shpenzime skan dal mu shetit sjan ule.me.bisedu me fmi se jan mirr me pune e pasterti po nuk kan arrit sen veq para pasterti e femija ju kan mbet mbrapa ne edukim e ne mesim e femijet rriten shpejt nuk kthehen me vitet as te femijeve as tonat kemi.me.i kerku dikur zhurmat lodrat e tyre neper dhoma.po.kan me u rrit e ndoshta skemi me i.pa.me.muaj e vite une dhe burri i kushtojme shume rendesi te jemi bashk familja te ndejm bisedojm te shetisim bashk se keto mbesin kujtime e mesime per te ardhmen per nje familje te lidhur bashk
E dashur keshtu nana ime ka bo o sa problemin per te fshime e rremuje saqe nuk e mbajm ne mend asnjera nga ne te na kete marr ndonjehere ne piknik apo park apo diku per argetim vetem fshi fshi fshi e tash qe jemi martu tanat po i mungojm po thot ehh qysh nuk paskam dite me u knaq me ju sa ju pasna pas. Shijoje jeten me vajza e beju nene e mire e kujdesshme e qete se vajzat nuk e dihet kend e kane fat mandej krejt jeta me te keq me ju shku eshte gjynah.
(7 vite më parë)
Mdoket shumicen na ka rrok qekjo "smuja" haha qe mi pas kejt senet n ven me en me tesha me buk etj.
Edhe une shume bona nervoz nese punt si kom t drejtume qysh duhet .
As fmijen n oborr nuk i qes pa e drejtu kuzhinen, banjon dhomat e mi ra fshis edhe berrllogin nfund me veti me mar jasht hhaha .
Si keshille muj me ta dhon zgjohu pak para se me tu zgju fmija prej gjumit bone naj pune e bonjav mengjesin e dreken kur e ki naj gjell veq e vnon ne shporet tani e len qaty mu zi e ki hazer.
Une kaniher qeshtu ja boj .
Edhe mos i mer me shume stres nese i qesin lodrat naper tok..une i lo lujn lujn kur flejn i mbledhi apet kur zgjohen masdite i qesin qka me bo fmij jon.
Zakonisht kuzhina osht ajo qe duhet mi nejt gati mos me dal enet prej kontrollit.
Nese ki maqin t eneve , boni kejt veq shperlaj e shtini n maqin mbramje para se me ra e lshon i lan edhe per neser i ki gati.
Sja vlen per pun t shpis mi dhon vetit kaq shum stres e mi bo fmijt violenta veq tu bertit se ata skan faj .
Naj dit qe smun lej se sen s bohet se mdoket jeton n veti e tybe kerkush sen nuk t thot , qaty ki mi gjet kerkush sti kryn haha .
Valla bre qaq nervoz bohna sa barku me dhem prej nervoze edhe durt me dridhet edhe kryt qaq shum me dhem tanii sa ton diten shkoj si e trullaft edhe definitivisht veq po menoj qe jom nan e keqe , qaq kan kjo qika jem palidhje sa sdi as qka mi ba mi biskit po tranohet krejt E apet spo kom qare pa e marr met mir se me vje gjynah , se kshtu so fmi qe sbohet rahat ne qerdhe thojn qe po rrin shum urt po pom doket qe krejt prej meje u msu nervoze edhe kur osht me mu tranohet edhe kjo puna e stresit osht edhe si ngjitese , edhe boll po munohna kto pun mi lan kajher po thom sen skom me fshi po badihava smuj ashtu mi pa spo kom qare pa u qu mu ka ba fiksim n kry . Isha llah me kalon se shum keq po ndihna kjo ndjenja e fajit myti ,
Faleminderit nana jeni te mrekullushme
Mami lea njejten situat kam qen edhe un edhe pse isha vetem me nje femij njejt fillova edhe mbas lindjes se femijut te dyt por e pash qe du me ra depresion edhe e stopova vehten tash normal pastroj e mirem me punt e shtepis por jo deri ne at mas qe mos tkem koh te knaqem me femijet e mi edhe ti mos i jep vetit stres e mos ju bertit as femijeve per pun te shpis punet aty do i gjesh qdo dit prish e ndreq knaqu me vajzat kushtoju koh me shum punet sat mundesh mi arrit kryj tjerat i rregullon te nesermen sepse femija dikur do rriten e do tet mar malli per ato rrumuja qe i bejn leshoje pak ne ler me mir do jesh
Njejt edhe une kam qene kshtu nje kohe , po e pash qe sa u bejsha nervoz une femijet edhe ma shume bejshin.Tani e kam lene sa mundem i bej punet ma shume po merrem me ta , vajza eshte ne kopsht kur te marr dalim prap ne park. Kujdesem per ushqim me shume ,tjerat cka te mundem ngapak cdo dite. Se rriten shume shpejt e ka me na marre malli per kete "rremuje" ne shpi.
Mami lea une e kam 1 edhe shum shpesh kam qen ne tw nejten situat, te kshilloj uli standartet pun e madhe qe shpija pa fshi kalo kohe me fmi , sja vlen me u mar me kerpa, po pate mundesi i bon ne mramje qka tmunesh qka jo i len diten tjeter, shume shpejt bohen me shku ne qerdhe e shkoll ke me pas kohe sa dush me u marr me shpi a veten ...kan nevoje per dashni ma shume se ni shpi te fshime ..
Mami lea te them se nuk je vetem, ce sa dit du me hap ket tem se njejt si ti jam momentalisht si me pas shkru un textin vec Un 3 i kam dhe shum ngarkesa mbi veten time:(
Te kuptoj e dashur gjitha nenst ndihemi kshtu sje e vetmja edhe un shpesh jam ket gjendje e veq ni fmi e kam por mundohu mu ba e qet qdo veprim qe ban fmia e perserit dhe behet agresiv e bertet e di qe tash punt e shpis qysh dojm mi ba na smunum mi ba qdo koh esht e limituar me fmi edhe si bahet rremuj lere let bahet fmia rritet dikur e do te bijn nmend tani te gjtha pastaj e ki me than qysh nuk rrisha e lujsha me
Fmi edhe burrat qashtu e kan kur dojn nimojn kur dojn e bajn madhe haha edhe ata lodhen e di por mundohu me ja organizu vetit punt kur flejn fmia kryn diqka qa smunesh le shnosh kryt se pun shpis po kem boll haha klm
Nese muni mem kshillu diqka me naj fjal te mir shum jav kisha dit per nder .