Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dhimbjet e lindjes

Deshta te ju pyes rreth dhimbjeve ne kohen e lindjes, simbas gjinekologut ketu ne Zvicerr jam ne javen e 40, kurse simbas kalkulatorit tek beba gjindem ne 39 jave, dmth kam dhene te njejten date, por deshta te ju pyes se a keni pas dhimbje para lindjes, gjate kesaj kohe apo vetem ne momentin apo diten qe keni lind, sepse une ende nuk ndjej asgje? Ju flm per kohen gjitheve ju uroj nje dite te kendshme.

Dita Pr (14 vite më parë)
Dita Pr (14 vite më parë)
Fflm shum elona, erm, ana ,per sqarimet,, shpresoj me ndhmen e zotit qe te kaloj mire edhe une,,,uroj juve dhe femijve tuaj shendet dhe jete te gjat.E... Kaloni mire .
(14 vite më parë)
Pershendetje edhe un pasi u zgjova ne mengjes me filluan dhimbjet jo edhe aq shume ,prafersisht 10 ore kam qene me dhimbje dhe at dite kam linde,perpara as ni dit skam pas dhimbje , as ujrat nuk me jane derdhur,poashtu 11 dite para terminit kam lind,te uroj nje lindje te lehte.
(14 vite më parë)
Femra prej femres ndyshon, dhe vete mund ta shikosh nga komenetet e nenave qe asnjera nuk ka pasur te njejten eksperience.Mua me kan kapur dhimbsat e lindjes sapo jam cuar nga krevati ne mengjes, dhe derisa kam shkuar ne spital un isha hapur 3 cm, dhe kam lindur pas 3 oreve.Nuk kam pasur plasje te ujrave. Lindje te lehte
Elona Erisa (14 vite më parë)
e dashur une 5 muaj kam qe kam lindur dhe gjinekologiq me caktoi daten e lindjes me operacion ngaqe nuk isha hap dhe bebi ishte shume i madh ne peshe,,mua,nje dite para dates se caktuar me fillua pak si sekrecione te ujshme po pa dhimbje fare, shkova e spital dhe me thane te kan plasur ujrat, dhe me mbajten ne spital ate nate, dhe ore pas ore me filluan dhimbjet dhe shpejshtoheshin nga 10 minuta me shume dhe te nesermen me futen ne operacion.. te uroj nje lindje te mbare
Dita Pr (14 vite më parë)
flm Louise, per sqarimet,po me kan then se simbas zhvillimit te bebes qe jep ultraze ehste java e 40..e sa i perket kursit nuk mkan rekomandu por edhe nuk enjoh gjuhen gjermane per t kuptu sepse kam 10 muaj qe jam ketu me lejeqendrim dhe skam kry ende kurse gjuhe.. por kam lexu sa kam pas mundsi ne web site shqipe rreth shtatzanis .. flm edhe njiher shum dhe uroj ty dhe djalit shendet te plot.....
(14 vite më parë)
Une pas dite para lindjes disi sjam ndi mire, ka qene e merkure, disi do dhimbje si pa kuptim. Shtunen nga pak dhimbje, te dillen poashtu, ne mbremja kam shkuar ne spital ku e kam caktu lindjen, me than se kam fillu me u qele, nese du me ndejt ne spital, ose me shku ne mengjes, mandej kam pas dhimbje naten, kam shku ne mengjes, kam lind ne 4 ora, sipas mjekeve lindja ime ka zgjate 8 ore e 20 minuta (faza e shtyerjes 20min) Sa i perket javes, ultrazeri e qet ne baze te zhvillimit te bebes. Une kam lindur 11 dite para terminit. A ke qene ti ne kurs te lindjes? Aty te thone te shkosh ne spital kur nuk ndihesh mire, ke derdhje uji, gjakderdhje ose dhimt te rregullta cdo 5 min qe zgjasin 1 minutE
Dita Pr (14 vite më parë)
flm shuum e dashura Ida , me lehtsove me te vertet , sepse kam lindjen e pare ..edhe njiher te uroj te kalosh bukur dhe ty dhe bukuroshit te vogel shendet gjat gjith jetes....
Ida Arvensi (14 vite më parë)
Pershendetje e dashur..Une kam djalin dy muajsh...Kur erdhi momenti i lindjes filluan vetem diten e lindjes dhimbjet ne fund te barkut dhe ne fund te shpines....Keto dhimbje quhen dhimbje lindjeje veten nese jane ne cdo 5 ose 10 minuta.....Ne fillim fillojne me 15 minuta pastaj shkojne ne 5...Dmth nese ke keto lloj orari dhimbjesh atehere ka ardhur momenti per te lindur(qe uroj te jete me sukses)...Pastaj nese ka arsye te ndryshme lindjen mund ta krysh vete ose me operacion...Kalofsh mire e dashur dhe uroj te te kem sqaruar sado pak

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?