Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ne qfarë moshe?
Pershendetje nanusha, dashta me ju pyet kush ka pervojë, ne qfar moshe ia keni largu pampersin fmiut, vajza ime osht gati 16 muajshe, prej qe ke virusi i barkut pom tregon thot kaka kur don me ban nevojen e madhe, ndersa te voglen thot pipi mirpo nuk mtregon, e qata spo di krejt pom thojn largoja, amo masi per tvoglen skallzon, veq nevojen e madhe me msu ne banjo e per tvoglen apet mej vnu pampers, a keni vepru ju naj kush kshtu me fmiun, ju falenderoj per kohen.
(7 vite më parë)
(7 vite më parë)
Flm esa, kjo perkunrazi per te madhen po me tregon.
Esa : (7 vite më parë)
Se harrova fmijt e mi ma par kan lan nevojen e vogel e te madhen ma ngadal. Te dy kshtu ka shku dhe sa muj mrapa dersa e kan lan .
Esa : (7 vite më parë)
Varet te fmija.djali madh pak pa ba 2 vjec ka qa mos me majt pampers dhe e bente ne ven t vet. Naten ja vejsha por dhe naten pa ba muji se ka lag ma. E ky i dyti der 3 vjec e me zor e ka lan .biles esht 4 e gjys nganjeher i lag shuum pak. A eshte demel me shku a sdi. E vajza 20 mujshe asht sdi si di po i merr ala sja kam nis ...
(7 vite më parë)
Ol ti leje fshisen po kqyri punt e tuaja qe spo len kund pa gjujt fjal diqka.
(7 vite më parë)
Sub hanAllaah kadalni se un asnja qe e njoh personalisht jo dhe kunder askujt asgja skam, mos gjyko kurr pa kan e sigurt, jam kan nstrasenbahn tu shku nkurs dhe pahiri ta fshijta, si erdha nshpi thash bile ti kërkoj falje se pahiri, flm tgjithave per komente. Ndersa sa i perket ate dite qe i kam fshi mesazhet i kam fshi shkaku i disa qe mgjujten fjal palidhje, bile bile edhe ne mesazh mkan shkru qka mos, un i shkrujta adminit ta fshij pyetjen sepse sdashta meu kap me askand por nuk e hjeken.
Vlora . (7 vite më parë)
Moj une nuk thash send vetem i tregova provojat me fmij te mij ..po kjo u mesu kshtu po une ma nuk marr mundim me i shkru hiqq si puna e saj ....
Ol . (7 vite më parë)
Vlora , e kish fshisen e mire kjo :p
Vlora . (7 vite më parë)
Qa ke moj vajza qe i fshin komentet ti qa te duket vetja oj zoj ..mesohu me falenderu e jo me i fshi komentet se asgje te keqe ste kam shkru .....edhe nje dit jav ke fshi te gjitha komentet nenave por prap te jan pergjigj ....njerz pa pik edukate
(7 vite më parë)
une ja kam largu kur i ka pas 2 vite ..po une edhe sot problem e kam jasht ne banjo publike nuk ma ben as qe don me hy ..edhe jam e detyrume me ja vnu kur jam ne park ..po ne shpi e kopsht tregon pa problem ..nuk ja vnoj ..tssh mvaret pak edhe prej fmis ...une jam nhall si me ja largu friken per banjot tjera ..
(7 vite më parë)
Une stkisha preferu tash me ja largu ,e para per shkak tash dimer edhe t bjen ma shume me majt brenda se jasht,plus mbetesh tu la ka 2 a 3 maqina tesha per dallim qe veres mundesh me mbajt jasht ma shume dhe veq me te brendshme , edhe munet me tu ftoft leht. Pastaj ende e vogel . Djalit tim ja kom largu me 2 vjeq e 9muj qather e kom pa qe eshte i gatshem. Siq t kan keshillu edhe nanat tjera,mos i bej presion . Gjith t mirat ta kesh me jet gjat e dashur.
Tanna . (7 vite më parë)
Normal qe krejt varet prej femiut,teper te vogel edhe mua po me doken me ua hjek ,edhe pse djali i madh teper dembel deri 3 vjet menxi, i vogeli 1 vjeq po e prek e mundohet me hjek me dore. Njejt per mua thot mami qe shume heret kom tregu. Dmth ti vendos, ajo per nevojen e madhe tregon se e ndjen ma lehte, a urinen nuk mundet me kontrollu. Mandej e di se ti jeton jasht, dhe keto daljet e terminet tona kur e ke femiun pa pampers e ke qdohere stresin se ku e rrok nevoja edhe pse ka wc ka do ,por prap eshe ai ankthi se a do ia dalesh ne ate moment me dergu. Nese e shef qe spo e kupton akoma mos i bej presion se tamon vera eshte edhe me e lehte per kete pune. Une kam provu disa here me djal te madh por e kot nuk e lodhke veten per ate pune, edhe e kam len. E siq ka then Fitorja qe shume me kan "gjyku" se u rrit boll per me ia hjek mirpo une si nane e kam pa te arsyeshme mos me traumatizu frmiun shkaku i limiteve te percaktuara nga njerezit e zakonshem. Thjesht heqja e pampersit heret apo vone ska te bej asgje me at se eshte femi ma i menqun a ma pak. Dhe per fund ,ky ish nje proces stresues qe don perkushtim e durim qe merr kohe por e ka rezultatin pas disa jave.
Ina 86 (7 vite më parë)
Vlora normal qe eshte individuale ,po se e provon nuk ka ndonje te keqe ,presion ska si tju besh se nuk arrin gje ,por ka lloj lloj menyrash me te cilar mund ti mashtrosh dhe jo te gjitha funksionojne me te gjithe femijet ,me literature thuhet qe rreth 22 muajsh eshte i gatshem femija kur kryen x funksione te tjera,,,ama une mendoj qe me mire te vegjel se pastaj sa me sh gjera dine me keq fiksohen si edhe friksohen ,,,e provon 2 jave 1 muaj nese nuk arrin tja heqesh normal do heqesh dore per me vone,,,pa pampers eshtw goxha lehtesi dhe femija rri paster etj :)
Vlora . (7 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Ina 86 (7 vite më parë)
Provoje tja largosh ,mos ja ver hic dmth dhe rriji gati ta nderrosh kur te laget ,dhe mbase arrin tja heqesh se pampersi aty eshte ,po nuk arrite ja ve prap,,,une vajzes ja hoqa 18 muajshe ,ama e ulja qe nje rreth 1 vjece ne uturak sa zgjohej nga gjumi ,para se te flinte etj aq sa arriti avash avash nuk e bente me hic ne pampers dhe edukatoret e cerdhes me shtyne tja heq fare se jo se e pata si qellim fillestar tja heq thjeshte te mesohej ,ka qene dhe dhjetor madje,po spata problem hic ,disa muaj mbaja rroba me vete dhe kaq
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
Shum mire e ka fitorja ska mosh te caktuar nese e she qe eshte e gatshme meniher fillo me otorak dhe hiqja te pakten per nevojen e madhe
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nuk ka ndonje mosh te caktuar per kte.E gjitha varet nga zhvillimi psicik dhe motorik i fmiut.Ti si nane e sheh vet kur eshte i gatshem fmiu yt,mos fillo kete proces vetem se ke shtytje nga te tjeret.Un e kam vajzen 2.5 vjeqe gati,kam provu disa her por e pash qe ende sesht e gatshme,edhe sdesha me torturu as kte as veten.Edhe pse ktu te na e kan shprehi thon nanes dembelic fmiu deri ne klas te pare i mbetet me pampers,un nuk i kushtoj aspak rendesi,me i pas degju tjert at dit qe mi kishte bo fmiu 1 vit i kisha heq pampersen,po edhe laminatin duke e sterilizu cdo dit pasi mu kish bo shtepia si qymez i pulave,duke kry nevojat cdo hap.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?