Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Burri&gruaja...
????burri: gruaja ime më tradhton!
Shoqëria: shkurorëzoje dhe martohu me një tjetër, ky është gabim që nuk falet, mos u bë dejuz!

????gruaja: burri im më tradhton!
Shoqëria: duro, zbukurohu për të sa më shumë do t´ia fitosh zemrën përsëri, mos kërko shkurorëzim, duro për hir të familjes, mundohu t´ia bësh gjellërat e preferuara do ta rikthesh dashurinë e tij!

????burri: gruaja ime është sterile, nuk lind fëmijë
Shoqëria: martoje tjetrën, lehtë është kjo punë!

????gruaja: burri im është steril!
Shoqëria: duro se allahu është me durimtarët!

????burri: gruaja ime është e sëmurë nuk po mund më t´i kryej obligimet shtëpiake!
Shoqëria: shkurorëzoje, martoje tjetrën, çka po pret!

????gruaja: burri im është i sëmurë, nuk mund më të vazhdoj në punë!
Shoqëria: duro e dashur, gjej ndonjë punë kështu i ndihmon familjes tënde, por mos harro të kujdesesh për burrin dhe ta pastrosh shtëpinë kur të kthehesh nga puna!

????burri: gruaja ime është inatçore nuk i dëgjon fjalët e mia!
Shoqëria: shkurorëzoje e gjen një grua njëqind herë më të mirë se ajo!

????gruaja: burri im më keqtrajtom dhe sillet vrazhdtë me mua!
Shoqëria: duro për hir të fëmijëve e familjes!

????burri: gruaja ime nuk është e bukur dhe më nuk po më pëlqen si në fillim!
Shoqëria: shkurorëzoje dhe merre një më të bukur!

????gruaja: burri im nuk është fare i bukur, era e tij ta zë frymën çdo ditë, nuk më pëlqen më!
Shoqëria: duro, edhe nëse burri yt është i shëmtuar, pas një kohe do të dashurohesh në të!

Pse shoqëria çdoherë e këshillon burrin që ta ndrroj gruan e tij si të ishte ndonjë plaçkë apo orendi shtëpiake, kurse njëkohësisht e këshillon gruan të duroj e të vetsakrifikohet?
Rina . (7 vite më parë)
Sumeja ^-^ (7 vite më parë)
Lora spo kom koh fort mu kyc ne portal po kur e pash komentin tend smujta pa hy e me ta be nje like t madhe , mos fol mo se veq e prish
Lora ° (7 vite më parë)
Ajan , ma mire na bjen me i eduku djemt se si ta trajtoj ,e te sillet me qenien ma te mire e ma dashur ne bote , me ate qe e ka sjelle ne jete. Nese ia arrime kesaj, qikat i lem ashtu si jane te brishta , te mira ,te embla , te jene vet- vetja e qe jane jeta vet.
(7 vite më parë)
Tanna bash a beson tham ishalla mu bohet qika e shtir e din me rujt veten, sepse qfar kohe haj medet. Se na shqiptart jem msu qdo her me hjek e sidomos me kan e urt hjek edhe ma shum. Kshtu msoni qikat me kan te zojat e vetes e mos me ju nenshtru askujt.
Leonora Krasniqi (7 vite më parë)
Sbesoj qe eshte e njejta koh edhe tash! Un per veti i kam 3 vajza , punojm me burrin dit e nate vetem e vetem qe ato ti kan te gjitha , edhe beso un si nan se kisha toleru kurren e kurres as nje perulje per vajzen time. Qe tash ju kemi bo per te 3jat shtepit qe mos mi leju me ju perkul askujna. Msoni vajzat nga fillimi me vlersu veten e jo mi pyt shoqerin .
Ana M (7 vite më parë)
E pashe me heret edhe besomni u preka shume Shqiptarin qoje edhe n hane se mentalitetin e flliqun e ka,mjer femna shkurt Alla hu i udhezoft insha llah
N K (7 vite më parë)
Ne shtepi te burrit askush bajrakun nuk e ka marr, ata kane nevoje per ushtar se komandant jane vet, shume e vertete kjo qka e ki postu Rina shpesh i kam thane vetes pse me ka fal Zoti ketu.
(7 vite më parë)
Pak ma heret e lexova, realitet i hidhur..!!
Tanna . (7 vite më parë)
Kur shume femra i kom ndegju tu thane inshalla'ah nuk me fal Zoti qike se veq hjek thojsha qka jon kto femra keshtu, e tek kur u rrita e kutpova se femra hjek, shkelet,perbuzet ane e mbane botes, amo ne shoqerin tone veqanerisht shume...inshalla'ah gjeneratat e ardheshme rriten e edukohen me ma shume pozitivisht se shkolla njeri se ka bo kerkon.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Sepse shoqeria jane pa pik fije te dinit,dhe imanit.
D E S A * (7 vite më parë)
Sepse shoqeria jone jetojn me mjegull syve dhe nuk shohin kjarte .Meshkujt i shohin me te forte ne shtepine e tyre dhe se mund te veprojn si te duan,ndersa femren e shohin te dobt sepse eshte antar i ri ne shtepine ku shkon dhe duhet te hesht dhe te duroj ndaj padrejtsive nese padrejtise jane te pranishme , perndryshe i hapet dera te fluturoj nga aty,disa heshin ndaj padrejtisve sepse ndihen te dobta dhe gjithashtu te turpruara nese rezulton ndarja nga reagimi i saj .Tmerr e gjitha kjo por e vertete.
Reihan Kovachi (7 vite më parë)
Rina shkrim shum i bukur po mendoj qe nuk keshillojn gjith nket menyr ka edhe prej gjinis kundërt qe kshillojn per tmirë..gjithsesi ky send osht realitet zakonisht per grat kur bohet fjalë me leht e kan me than leje apo mere naj tjeter

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?