Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vjellja e vrerit !
Pershendetje nena ..a ju ka ndodh qe te keni vjellje me vrer ngjyr te verdh (sarit) dhe te keni dhimbje barku dhe lukthi njekohesisht ..une qe 1 jav kam te perziera dhe 2 her kam vjell vrer ..kam ba termin por deri te henen smund te shkoj ...qka mund te perdor ne kushte shtepije edhe pse skam oreks fare dhe jam dobsu shumë..
Vlora . (7 vite më parë)
Lora ° (7 vite më parë)
Fitore flm shume ke te drejte se une eshe ashtu per ushqim perdori vetem vaj ulliri edhe fiq gati çdo dite, po keshtu me kombinom hezitova pak , si nanat ma qe bahen merak per gjithçka ...
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Lora patjeter qe po,po behet fjal per nje mix shum te shendetshem.Gje qe u lejohet edhe bebeve pasi fillojn ushqimin me i perdor.Edhe veq asaj qe fmiu yt nuk eshte taman bebe e sapo lindun lirisht perdore.
Lora ° (7 vite më parë)
Oj nana deshta me iu pyet kjo receta me vaj ulliri dhe fiq a lejohet gjate gjidhenjes?
Lola 82 (7 vite më parë)
po vlora mu ka hjek ushtima ooo thuj ti dr te shpis shkruma edhe me shku me ba kameren ne lukth se me ultraza sen sdin per lukth
Vlora . (7 vite më parë)
Lola sot jam kan kontroll me dha do tableta Pantrapazol me i perdor ne mbramje ..edhe javen tjeter ultraza me ba...po e kam harru barkun qa me ka ba gripi me ka myt krejt sa i keq ish ...bile deshta me te pyet a tu largu zhurma nga veshi se mua me ka dhimt nje nat kogja shum e tani me ka kullu hera e par qe pata dhimt ne vesh ..tash dhimja u largu po teper me ka mbet zhurm du mu qmend prej fishkllime hahaha krejt ana kokes po me vjen rend ..po mjeku i shpis ma kqyri tha mir e ki se di kta jan edhe budall krejt ..
Lola 82 (7 vite më parë)
oj vlora a je ma mir at kaloj hiq a ke te dr
Kenza Ime (7 vite më parë)
Ushqim industrial nuk perdor edhe ashtu kurre....valla asnje njemte jo..produkte sumeshti po dhe brumera nganjhere po..spo din njeri as cka me hanger..flm shume fitore
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Fatlume,ushqim industriale,brumra,produkte te qumeshtit keto keshillohen mes me u perdor si dhe krypa e sheqeri me u reduktu.Sa i perket atyre qe haen,preferohen ushqime me vitamin c,b12 pem,perime,agrume,mish i zier etj.Uroj ta kalosh sa me leht shoqe
Kenza Ime (7 vite më parë)
Shoqe Ju qe keni pervoje me kete bakter cilat ushqime nuk duhet perdor strikt dhe cilat przferohen pervc brokollit qe e di qe preferohet shume por nuk po mund ta ha se une edhe shtatzane ne hall po jam me ushqime..edhe une.pata fillu me.perdor fiqin.me vaj ulliri por e kam nderpre se vjellsha shume shkaku perzierjeve te shtatzanise
Gentiana Btc (7 vite më parë)
Insh. All.Ah te kalon. Vlora...
Genta . (7 vite më parë)
Hahha oj vlorë ta paskan njell edhe nja :))) lola fiq ka ku tdush tash bile edhe te fresketa i gjen kudo, kam pa ne lidl, kaufland, aldi. E per te thata kudo ka bile edhe kto drogerie si dm, bipa, rossman. Une e kam pregadit me fiq te freskët 1 tegull te vogel.@@ vlorë e mshel hunden edhe e han ski qka ban edhe e pin pak vaji. Se shpeshherë edhe tabletat spo bojn pune asgja. Une kur pata pi antibiotik pata ecë per spital qaq keq me paten bo. Edhe mos e streso veten se ma shum qaty po asht problemi
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Vlora & Manjolla familjart e mi e kan hanger nje fiq,edhe nje lug te vogel pak vaj.Lola me fiqa te thara duhet besoj ne kto marketet e mdha duhet me pas atje gjithqysh
Lola 82 (7 vite më parë)
a dini ku ka fiqa ne gjermani
(7 vite më parë)
Vlor veq fiqin e han se fiqi e perthit vajin edhe tani insh a llah ka efekt amo duhesh me lon me qendru 40dit ne ambient t erret tani me perdor.
Vlora . (7 vite më parë)
Nena a duhet me hanger fiqin apo vajin sepse me duket kogja vshtir kjo .. me duhet me provu kysmet
Nuki Nuki (7 vite më parë)
Vlora, si te ni koment ma heret e pash qe te ka rekomandu vajin me fiq edhe une e kom pas helicobakterien e aj vaji me fiq mka ndihmu shume! Mu gjdo muj me ka dhimt lukthi nuk kom pshtu pa marr infuzion tash kalon shume kohe a me dhemb 1 dite a jo! Shpresoj te sherohesh sa me shpejt.
Vlora . (7 vite më parë)
Bebi noar une nuk jam shtatzane hahah faliminderit shum nena ...
Bebi Noar (7 vite më parë)
E dashur mos u bej merak nga muaji i 6 deri sa e kom lind djalin edhe sall t lindjes vner kom vjell, qdo nate qe kom ra kom vjell, e pata pyet doktorreshen me tha se bebit i dalin flokt, kur linda djalin full flok hahag, hiq mos u bej marak se djalin si drita e kam
Dina Dina (7 vite më parë)
Nena ki vreri qe thojni a ka simptoma tjera a vetem lukth edhe barki..mu kryt mrok syt mterohen edhe mdrenohet dora edhe goja deri sa vjelli verdh njejy si eke pershkrujt ti vlora e disa mthojn vreri osht dikush migrena ama me analiza migrena sem ka dal..sa per kos un kur mrok mezor ha pak kos edhe meniher mcon me vvjell pastaj mliron..inshalla tkalon vlora
Lora ° (7 vite më parë)
Oj vlore a je ma mire, nese veq nuk te kalon patoprazol tableta mundesh me marre ne barnatore pa recete.
Vlora . (7 vite më parë)
Po genta dhimbjet jan si shterngime ne bark dhe lukth..o ket receten spo muj me pij se me vjen tug ...faliminderit shum nena ..
Genta . (7 vite më parë)
Vlora perdor vaji ulliri ma shumë extra te pa perpunuar. Edhe uji me sod dhe lëng limoni. Po pse se ki ba edhe qat receten me vaji ulliri dhe fiq, une nje kohe ket e kam perdor, edhe lëngun e patates, tash ka qe 2 vite qe jam shumë mire, ndoshta e kam akoma por spom mundon. E dhimbjet e barkut si i ke si shtrengime apo si? Se mu me pate kalu ne zorrë bakteria, e mandej pata perdor ilaçe edhe per bakteriet e zorreve. Ishalla te kalon se boll e mundimshme është
Lola 82 (7 vite më parë)
jo be vlora mos u ben merak se te kalon pe di tybe qe puna e fmive po duhet me duru zor njeri vet
Visa Visa (7 vite më parë)
jo n lidhje me ket bakter nuk di vec kur ka dikush t vjella perdorim kos motra helmohet shpesh e kosi sikur ja qetson stomakun prandaj thash
Vlora . (7 vite më parë)
Faliminderit shum nena ...visa kosi esht nje lloj probiotiku por ne ket rast jan te ndalune produktet e qumshtit sepse e vrej kur perdor qumsht me keq ndihem ...lola nuk shkova ne spital se meniher me ndalin e puna fmijve e lash ishalla sjam me keq se duhet me shku ..
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Mike a ju ka udhezu mjeku me perdor kos apo si?Tek un mjeku veq kur ka dyshu qe e kam kete bakter mi ka ndalu gjitha produktet e qumeshtit,njejt edhe me nanen,ajo e ka kete bakter edhe i ka then mes me konsumu produkte te qumeshtit aspak sepse keqesohesh me shum.Un mendoj nqs e ke kete bakter edhe ti evitoji ato.
Visa Visa (7 vite më parë)
vlora kosi t ndihmon me sa di un
Lola 82 (7 vite më parë)
vlora une kom pas mas shtatzanis se djalit se tan kohen e shtazanis kom vjell edhe i kisha pas helicobakteri edhe jom kan e kom ba kameren ne lukth ajo te tregon qa ki une pos mundim kisha edhe si villsha u shkirojsha pata oerdir antibjotik edhe qe 6 vjet skom pas prb ishalla te kalon ama u dasht me shku ne spital me ba pak te madhe me ju thin kom shume dhimt ta kishin ba meniren
Gentina (7 vite më parë)
Pershendetje Vlora une e kam pas dy her helicobacterin ne lukth kam perdor antibiotik po nuk me kujtohet emri. Dhimbje skam pas veq me vijke mundim shume ne lukth. Nese ke fb ke plot neper faqe online qe shesin mjalt per lukth. Shpresoj qe te kam ndihmuar pak.
(7 vite më parë)
Vlora mesa e di helicobakteri kogja si fshtir largohet. Nana ime e ka dhe gjithmon i duhet mu rujt ne ushqim,mirpo e di qe e ka perdor edhe nje lloj si ilaqi natyral me vaj ulliri edhe fiq (e ka pas porosit)mirpo mundesh edhe me bo vet i mer 40 fiq t that edhe i vendos me nje tjegull me vaj ulliri i mban per 40 dit deri sa ta perthith fiqi vajin dhe cdo dit para cdo vakti t ushqimit.
Vlora . (7 vite më parë)
Faliminderit shum nena ..une para dy viteve krejt rastesisht kam zbulu qe e kam Helicobakterin kur i kam operu gurt ne temth por skom pas asnje simptom 7 dit kam perdor antibiotik ...e tash edhe dhimbje barku edhe lukthi kam edhe gjith kohen si ne tug po rri ...a esht e mundshme me te dhimt edhe barku nga kjo bakter apo veq lukthi ?? JU Falenderoj shum nena ...po soden po e perdori kogja po me ndihmon ...
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Vlora po mka ndodh disa her,edhe nfund ka rezultu qe kam pezmatim lukthit.Sa i perket ushqimit ha gjera te lehta,supa,pire,ndonje qorb etj.Perdor sod buke me uj,disa her ne dit te kthjell pak ajo
(7 vite më parë)
Vlora edhe une si kenza po.mendoj nashta helicobakterin mundesh me pas. Kushte shtepije uje limon dhe sode bukes qekjo m.ndihmon kur kom prob me luktj. Edhe burri im po dyshon qe e ka helicobakterin ka met me shku me kshyr se per cdo gje qka han lukthi pe mundon dhe ska shanc ni nat pa kalu mos me pi uj limon dhe sode . Tjeter diqka nuk po di pos omeprazolit tableta qe jon.
Kenza Ime (7 vite më parë)
Vlora mos ke problem me helicobakter...ne kushte shtepie sdi cfare te them pervec te perdoresh supe dhe jogurt..dhe te perdoresh omeprazol...uroj te kaloj..edhe une shpesh kam mundime dhe te vjella sepse nuk kam mundur ta trajtoj helicobacterin shkaku shtatzanise...uroj t'kaloj perndryshe nese je shume keq shko ne emrgjence ndoshta ndermarrin dicka ma shpejte se deri te hene gjate nese vazhdon vjellja

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?