Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lija e ujit
Pershendetje nena a duhet te lahet femija me li dhe nese jo sa dite sduhet pastruar
Rita Im (5 vite më parë)
Rita Im (5 vite më parë)
Te nderuara ju faleminderoj shume per pergjigjejet e juaja
Lora ° (5 vite më parë)
Ne komentin me poshte e ke pergjigjejen profesionale nga dr, puqrat nuk dalin me shume nese lahet femiju, krejt varet nga organizmi.
Lora ° (5 vite më parë)
A duhet larë i sëmuri me sëmundjen "lija e ujit" ? Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë të hapur për infeksione bakteriale. Në qoftë se një fëmijë nuk bën pastrimin e rregullt, pra dush për çdo ditë, ka mundësi shumë të mëdha që nga një infeksion virusal i përcjellur me lezione të lëkurës, të komplikohet edhe instalimin apo marrjen e një infeksioni bakterial të mundshëm, i cili do e komplikojë gjendjen që po kalon një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit”. Gjithmonë ekziston një mundësi reale që bakteriet të cilat jetojnë normalisht në lëkurë të krijojnë probleme duke aktivizuar një infeksion të mundshëm, ndërkohë që te një fëmijë i cili po kalon lijen e ujit, kjo mundësi është shumë më e madhe, për arsye se lëkura dhe mikrovatrat infeksioze janë të mbuluara me pudër me të cilin lyhet fëmija, si dhe kanë prezencë edhe të djersës e papastërtive tjera. Pra, mospastrimi krijon një rast ideal për të filluar një infeksion i ri bakterial i cili do e komplikojë shumë procesin e shërimit nga “lija e ujit”, ndërkohë që shenjat që do të ngelin pas shërimit janë shumë më të mëdha nëse vie deri te infeksioni si pasojë e mospastrimit të përditshëm. Kujdes: fëmija duhet të lahet për çdo ditë, dhe më e mira do ishte të vendosni në dush për pastrim më të lehtë. Pas larjes merreni një peshqir të lehtë dhe ngadalë dhe butësisht e thani lëkurën dhe pastaj mund t’i vendosni përsëri pudër. Flokët ne nuk duhet të lahen tek një fëmijë që ka sëmundjen “lija e ujit” derisa të ketë kaluar sëmundja. Tërsisht e gabuar ! Kujdes: flokët duhet të lahen për çdo ditë dhe të thahen ngadalë pa i fërkuar me peshqir, pastaj vendoset pudra. Ne duhet të kuptojmë se gjatë sëmundjes “lija e ujit” kemi formim të vezikulave (fshikave të mbushura me lëng). Kur vezikulat çahen, formohen koret (krustat) të cilat do të bien pas një ose dy javësh. Gjatë këtij procesi, në kokë përpos që kemi formim të vezikulave, kemi edhe prezencë të miliona bakterieve, shumë më shumë sesa në lëkurën e trupit. Gjithashtu kemi flokë me yndyrën përkatëse e papastërti tjera, të cilat së bashku formojnë një mjedis ideal për infeksione të mundshme. Duke ditur se e tëra shoqërohet me një prurit (kruajtje) mjaft të shprehur, atëherë mospastrimi i rregullt i kokës, nënkupton mundësi të mëdha për infeksione bakteriale. Nuk ka dyshim – flokët duhet të lahen rregullisht, edhe më shpesh se para shpërthimit të sëmundjes “lija e ujit” Dr.Ismail lutolli Specialist pediatër Subspecialist dietolog - nutricionist Subspecialist hematolog & onkolog #familjadheshendeti
Ana Jana (5 vite më parë)
Pershendetje rita vitin e kalum ne janar e kan pas dy vajzat e mija edhe me rekomandimin e nje doktorreshe me tha ti pastroj vajzat po jo me uj normal po me uj mineral beso qe 3 net i kom pastru vetem ja voksha ujin sa mundet trupi me ja duru ujin edhe pa shampon pa asgje edhe as nuk jan kru as nuk i ka mundu hiq prandaj un nga provoja pot kshilloj pastroj me uj mineral
Bahtije Hetemi (5 vite më parë)
Po ndoshta ni jav dej i ka kalu pak se kom harru se qe 7 vjet vajza e ka pas.mos u bo marak se shpejt i kalon as nuk eshte shum e mundimshme.sa e ka moshen fmia.se kur dojn me ju tha puqrrat sat munesh mos e le mi kru se munet mi met sheje bile nftyr ruja.
Rita Im (5 vite më parë)
Bahtije sa dit nuk e ke la dhe sa i ka zgjat .flm qe je pergjigj
Bahtije Hetemi (5 vite më parë)
As une se kom la vajzen kur e ka pas,se ju thahen ma shpejt edhe nuk i jet sheje.edhe sa ma shum qite jasht ajr let merr i kalon ma shpejt.
Bebi im (5 vite më parë)
Nese e la 3 dit e para krejt hapen shum me shum. Un 10 dit se kam la vec pak buqen e duart edhe pak faqet por jo me prek puqrrat. Rrin dej n 2 jav 3 !
Boa Shq (5 vite më parë)
Zgjat deri ne 10 dit
Boa Shq (5 vite më parë)
Thojn qe sduhet ti besh dush..un si kam ber djalit tem..te kaluara
Rita Im (5 vite më parë)
Dlm Nena a e dini sa zgjat
Lanika Lanika (5 vite më parë)
rita mos e pastro un tu i ngu grat e pstrojsha djalin aj u mush rrush nga puqrrat smet vend askund trup qe si dulen
Albulena Hajrizi (5 vite më parë)
un e.kam la qiken kur e ka pas lijen zdi mjekja vet mka than bon bile mpat dhan diqka si pluhen i zi me qit ne uj e me la me to po sja di emrin

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?