Nena nuk mund ta shmang dot stresin dhe ankthin cdo fund muaji, me shpresen se testi do me dali pozitiv sa here qe pres te me vije cikli. Fatkeqesisht akoma ska ndodhur. Ka pasur raste qe edhe pse keni qene disi te stresuara ose ne ankth per ta pasyr sa me pare nje bebe, por gjithsesi kjo ska penguar qe ju te mbesni shtatzene?
Pasi degjoh qe duhet te heqesh stresin, e kam frike se meqe se largoj dot nga mendja mos nuk mbes kurre dot shtatzene
Un gati 2 vite kam
Provuar e cdo muaj me vinte ate koh ne fakt s besha teste kurr vec nje her kam bere e kam then s bej me. Mujin qe mbeta as s me shkonte mendja hiqq se se kisha asnje simptom mas nje jave e bera testin doli pozitiv kam qajt nga gzimi! Tani kam
Djalin 3 vjec.. por kam ja 15 muaj qe dua edhe nje femi tj e them sdi a vjen nejher sepse ne shtzani te par s kam bere asnje vizit para se te mesja e se dija pse spo mbes ! Tani kam bere e nivelet e hormoneve diten e 3 te ciklit me kan dal te ulta! Se di as ca jan vec kjo asht arsyja qe spo mbes tha dk? Burri ala si ka ba por ky se vret trunin kur ti fal zoti thot!
My Princess I se ke idene sa u gezova muajin qe kaloi qe mu vonuan gati 7 dite. Zhgenjim me te madh nuk kishte sesa momenti kur me erdhen ato, (se testeve negative nuk i besoja 100%, rrija me shprese mos isha heret). Keshtu qe mendoj njesoj qe muajt pasues do pres me shume se 1 jave, por kjo ide sme ben te mos stresohem e dashur. Sidomos kur cikli me vjen i perpikte si gjithmon behem edhe me keq. Skam me shprese tek asgje, jam e derrmuar por cdo fund muaji mendoj "po sikur" edhe prape derrmohem kur nuk realizohet ajo qe shpresoj. E njejta rutine cdo muaj moj te dashura nena
e dashur e di që është e vështirë largimi stresit un kisha 1 vit që tentoja për shtatzani çdo muaj u mërzitja çdo muaj duke bë teste (rezultonin negative) , mendimi si i gjith tjerav që provojn koh të gjatë athua sdo kem fëmijë , aman u mërzita duke shku edhe nëpër mjek se çdo muaj tu shku krejt mir mtjojshin po shtatzanija nuk ndodhke , ashtu isha me stres, po muajin e fundit u mundova ta qetsoja veten bëja më shumë istig-far (kërkimfalje tek zoti) dhe kur erdhi koha për ciklin nuk them që skam qen e stresume po thoja sdo bëj test pa mkalu 1 jav cikli nuk mendoja që kam mbet hiqq se mo u pajtova me faktin që sdo kem fëmijë mirpo kur e bëra testin kisha mbet shtatzan kjo ishte një habi , dhe tek ti nuk dihet ,mos e mbaj mendjen vetëm att ddhe pse e di që ësht e pamundur të mos mendosh sidomos nkoh ciklit , lutju Zoti sa ma shum
Asnjeher mos i humb shpresat une dy vite kam tentu per shtatzani kam ber shume kontrolla e analiza kam perdor terapi ashtu qysh mi ka n pershkru bile edhe me kan thene ske me mbet kurr shtatzan ski gjasa por une 3 muaj nuk shkova askund te mjeku nuk perdora asgje dhe as qe me shkojke mendja te shtatzenia ata muaj mbeta shtatzan tash kam 3 femij .Une kam problem me cikel te qrregullt tash shtatzanin e fundit 4 muaj skam pas cikel kur shkova ne kontroll isha shtatzan 7 jave e 4 dite.Andaj hiqe stresin nga pervoja ime kish ndikim te madh.Insha All lla h te gezon sa me shpejt.
Nisa edhe une si ti afersisht pas 2 vite kam mbetur shtatzen,nuk ka shkuar muaj qe nuk kam bere test sa qe i humba shpresat me nje fjale u lodha me duke shpresuar per shtatzani,ne at muaj qe kam mbetur shtatzen me ka rene shume te dal te mos mendoja fare,nje dite u alivanosa para kohes ciklit dhe kur me tha mami mos ndoshta je shtazen un aq shum u bera nervoz me te se pse me thot ndoshta je shtatzen pasi skisha shpresa me,pas 3 dite cikli nuk me erdh bera test rezultoi pozitiv mbi 20 teste urinare brenda dites i kam bere sa qe nuk besojsha edhe analiza gjakut ma konfirmoj sot bebin e kam ne krahe.
E dashur edhe une si ti kam thene smund ta hjek stresin po mirru me gjera tjera dil me shoqe ose qka do vetem ta largosg mendjen.
Beso qe asnje terapi nuk kam marr mundem me te thene se stresi luan rol shume te madh ku e kam vertetuar tek vetja,ku ka qene pengesa kryesore
Zoti ka per te gjith vetem beso
Tkisha keshillu me hanger sheg 1 nditje edhe me pi qumsht me pluhur kurkuma nie lug qaji me piper te zi ta largon shtresin edhe shum i mir per organizem ,ishalla bohet qysh ki qef.
Te dashura faleminderit per komentet tuaja. Kam ngrene mjalt me arra, acid folik, vizita pafund, vitamina pafund dhe si perfundim asgje. Eshte normale qe ta mbaj mendjen aty here pas here se kam 2 vjet e gjysem qe tentoj. Me duket sikur sdo mbes kurre shtatzene prandaj dua te degjoj raste qe edhe pse ne ankth kane mundur te mbesin shtatzene. Sepse lexoj qe vetem nenat qe jane relaxuar nga stresi kane mbetur shtatzene edhe mua me duket e pamundur ta zhduk stresin nga vetedija ime sado udhetime apo momente te bukura te kaloj
Pershendetje Nisa .e di sa e veshtire eshte kjo qe thua.Une te them vetem nje gje shijoje jeten kjo dite sot nuk vjen me. .mendo vetem pozitivisht meru me dicka mos e mbaj mendjen aty.me shpresn tek zoti cdo gje arrihet .vetem zoti e ka ne dor. ai do e sjelli kur e ka shkruar ai.keshtu qe nuk ja vlen te merzitesh .nuk fiton azgje nga stresi.harroje diten kur te vjen cikli ovulimi..te uroj vetm harmoni me familjen bashkeshortin.kjo eshte e rendesishme...se harrova(mjalitn me arra ta konsumoni te dy ne mengjes nuk ben keq)
Ndodhë e dashur, bile ka shume lutje qe munden me te ndihmu, po ktu spo me lejohet mi shkru, u beftë m? e mira per ty, ne dorë të Zotit, mos i humb shoresat kurr :*
Perdor acid folik .. Edhe une veq sa pata fillu per me mbet shtatzane i tregova ni te afermes .. mtha ku po don me mbet shtatzane meniher per 1 muj, une 5 vjet kom provu deri sa kom mbet, mi hupi shpresat as qe mendojsha veq, veq kur e pash testin .. As mos mendo, qysh osht ma e hajt ndodh . zoti e din ma mire momentin kur ka me ndodh ..
Nisa me duket nje dite e ka pas nje pyetje per ovulimin,deshta te komentoj por e lash .
E dashur ,nashta edhe shume nana ta kan cek qe stresi eshte shkaktari kryesor qe pengon ne mos mbetjen shtatzan .
Une te kisha keshillu jo vetem ty por te gjitha temrat tjera qe tentojn per shtatzani ,mos e percjellni shume ovulimin e kto gjera se veq stres qka po ju shkaktojn.
Sigurisht qe pa ndodh ovulimi as shtatzania nuk ndodh...
Ti perderisa e shikon se a ki ovulim dhe kur ateher veq stres e ankth qe ki mi shkaktu vetes dyfish ma shume.
Une asniher nuk i kom ndjek , fal A llahut mbes shum leht shtatzan mirpo beso qe asniher sum ka shku mendja se kur e kom ovulimin.
Mos mendo gjera negative,e sidomos nese je martu frik haha mu kon si ti nuk kisha tentu 1 vit a 2 deri ta kisha shiju pak martesen,e nese je e re .
Pa e caktu A llahu ska sen qe ndodh jo vetem shtatzania po cdo gje ne kete bote .
Ai kujt te do i jep fmij, vetem duhet me pas njeriu durim dhe mu mbeshtet tek A llahu dhe mos mu dorzu .
Bo shume lutje, fal na maz, lexo kur an ...meru me diqka pozitive ..lexo ndonje liber ,shiko ndonje dokumentar ose diqka interesante qe t vjen ty .
Dhe si keshille,ha mjalt me arra mengjes e mbramje .
Une para se me mbet shtatzan ne shtatzanin e pare kom honger shum mjalt dhe qat muaj qe kom perdor mjalt qat muj kom mbet .
Zoti te begatoft me nje bebe sa ma shpejt...se w zgjata pak mirpo u mundova met keshillu ne menyren mat mire .
Pasi degjoh qe duhet te heqesh stresin, e kam frike se meqe se largoj dot nga mendja mos nuk mbes kurre dot shtatzene