pershendetje
Kjo jete fillon ne forma te veta dhe rrjedhimisht sjell Fatin, te keqen , te miren, gezimin e merzine ! Kur kam qene femije gjithqka ishte ndryshe dhe me e mire , besa kam deshiruar qe te rritesha me shpejt. Fillova te rritesha por me nje forme te gabuar , duke mendu vetem per nje njeri qe hyri ne jeten tem rastesisht. Asgje ska te rastesishme ne kete bote , gjithqka ndodh per nje arsye! Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja ku jeta jem morri kahje krejtsisht tjeter , duke lene anash Familjen , shoqerine , shkollen dhe qdo gje tjeter qe me rrethonte . Ate situate te jetes tem e solla vetem , sepse mosha qe kisha nuk me lejonte te mendoja me shume e me gjate per jeten qe me priste. Gjithqka ishte ne rregull sipas mendimit tim dhe isha shume e sigurt per nje jete te mire . Vitet e para me ate person ishin te mira , te drejta te pa drejta, sfida qe qdo qift kalon , por gjithmone edhe nje xhelozi e tepert . Dashuria ka qene gjithmone ajo qe ka mbulu gjithqka , per kete arsye beme thuajse 7 vite se bashku, 5 vite fejse 4 vite martese , dhe mosha ime totale eshte 21 vjeqare! Viti yne i 4 i marteses filloje shume me te keq, gjithmone kishe te kqija te mirat dhe shume xhelozi po gjithqka kalonte per HATRIN e familjes sime , mos te flas , mos ta beje te madhe se e kam zgjedh vet kete person e kam dasht vet , e nuk e kam ndegju askend e ska pas njeri tjeter perveq tij, dhe kalonte disi (me njefar forme).Tashme viti i 4te i marteses , a e dini qka ka ndryshu ?! UNË! Jam vetem 21 vjeqare , Pa ndonje profesion pa ndonje kahje per veten time , ku qdo dite e me shume po me shkatrrohet jeta . Jam person ku kam shume njohuri per qdo gje qe me rrethon , profesion apo rreth jetes jam person ku shoh shume suksese e shume te arrituara tek vetvetja! Jeta ime personale me personin e zemres eshte e mire dhe jemi vetem ne te dy, jetojme vet , Femije nuk kemi , nuk dashti zoti me na fal qe sa kohe jemi bashk. Gjithqka tjeter kemi tpakten qdo femer do deshironte ti kishte keto kushtet e mija . A keni ndegju qe xhelozia eshte semundje e pasherueshme, dhe shkatrron shume jete . Po mendoj se edhe kjo jeta ime po i vie fundi .. Kam gjithqka nga ana materiale ( edhe pse gjithmone mi diskuton parat , shpenzimet dhe me njefar forme nuk me duhen as ato kushte ) nuk kam Jetë! Xhelozia e tij me ma pru ne nje pike ku jam ngjendje me i dhan edhe fund jetes time! aq shume kam per me tregu saqe jam ne nje pike shume te ndishme te jetes , po e mendoj ndarjen po nuk po e. di a eshte zgjidhje, edhe nese nuk kam mbeshtetje prej askujt per kete opsion, e di qe mundem me ja dal edhe vet se sa me qu jete keshtu ! Jam shume keq..
letademiri
(7 vite më parë)

