Letra e nje nene !
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
(7 vite më parë)
Secili njeri duhet te sakrifikoj diqka qe te arrij tek ajo qe e deshiron.
Ne femrat jemi shume te forta sepse ashtu A llahu na ka kriju.
Cdo sakrific qe e bejm do gjejm shperblim e ku ka sakrific mat madhe sesa per fmijt e tu ti lesh shume e shume gjera qe ndoshta per dike duken knaqesi ,mirpo ato knaqesi munden me qene momentale dhe behen monotone nje dite dhe merzitesh ...ndersa titullin Nanë per me mar ska cmim mat mire per gruan ne kete dunja ,e per kete qofshim falenderuese gjithmone te madhit A llah.
e pëlqyen (2)
(7 vite më parë)
pavarësisht pse shumica më konsideronin të re që të martohesha , un zgjodha ta kem titullin nën sa më herët , nuk kishte gjë më të dhimbshme se ta humbje fëmiun e parë , dhe nuk kish gjë më të bukur që pas një vështirësie me dhimbje për disa orë të marrësh në krah dhuratën më të.bukur ..
e pëlqyen (1)
Xhu Xh
(7 vite më parë)
Edhe un ne vend te karrieres zgjodha te kem femije.Dhe jam femra me e lumtur ne bote.Duke pare moshataret e mia qe akoma skane gjet burrin,un zgjodha te kem familje,femije.Asgje nuk ta mbush shpirtin me shum se dy duar te vogla qe te mbeshtillen rreth qafes.Asgje ste lumturon me shume se krijesa qe ke nxjerre prej vetes te struket ne gji.Pershkrim shum i bukur.All-ahu mos lente asnje femer pa e provuar ndjesine e te qenurit nene.Ju pershendes!
e pëlqyen (3)
A K
(7 vite më parë)
dhe un gjithashtu lash giithqka per tu ber nen dhe per te quar jet me njeriun qe dua isha 15 qe kur vendosa ta la jeten e shfrenuar dhe te behem nene, Inshalla se len kerkon alla_hu pa femi se shum veshtir osht e kom hallen qe ska fmi shum vun krejt motrat me fmi ajo vun shum edhe nuk fol kurr me kerkon e man mrena nveti. Inshall_ah ja mundson zoti qdo femre mu bo nan
e pëlqyen (1)
(7 vite më parë)
Nana ndoshta shumica prej juve e keni lexu kete se e mora ne ballinen e portalit , me pelqej shume dhe deshta me postu.
Zoti askend mos e lasht pa evlad dhe kush eshte ne pritje e begatoft sa ma shpejt .
e pëlqyen (1)


27.01.2020 - e paramendoj ndonjëherë se si do dukesha unë po të mos kisha fëmijë? Do të nxitoja për punë dhe ti kryej të gjitha detyrimet. Do shkoja në drekë me miqtë pa u shqetësuar për asgjë.
Ky lloj i grave mund të ketë fëmijë një ditë, por tani mendja e saj nuk e paramendon se si do dukej mëmësia në jetën e saj. Unë akoma mund të isha ajo grua pa fëmijë. Por në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë – edhe ato 3 fëmijë në 5 vjet.
Mund të kisha një mëngjes të qetë dhe të pi një filxhan kafe rehat deri sa përgatitem.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha fundjava ku do flija gjumë deri vonë.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha më shumë para në bankë.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha një makinë të lezetshme.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të udhëtoja në botë dhe të shihja parisin, londrën, pekinin, stambollin.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha mbrëmje romantike me të dashurin tim.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha flokë të stiluara në mënyrë të përsosur dhe veshje elegante.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha një shtëpi të dizajnuar bukur me mobile luksoze.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund t’i kaloja vitet e fundit duke u përpjekur për karrierë, duke qëndruar vonë në zyrë pa u shqetësuar për asgjë, përveç afateve dhe qëllimeve.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Mund të kisha një stomak të sheshtë, pa shenja strijesh.
Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.
Unë mund të isha e lirë të bëja gjithçka që dua, sa herë që dua.
Në vend të kësaj, unë kam fëmijë.
Burimi: kultplus.Com