Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A mundeni mem ndihmu ju lutem?
Oj nana e kam vajzen 4 muaj e ushqej me gji po nuk.po i mjafton po i jap formul po veq vjell tani veq tu vjell sen maroj per 1 muj e gjys veq 500 gr i ka shtu . Sot ja dhash do alpsko nuk vjelli hiq a ban me i dhan edhe gji edhe kapak alpsko . Se spo du me hjek prej gjinit ama edhe formulat nuk po i pershtaten hiqq krejt ja kom provu . Ju falenderoj shum nese gjeni kohe me u pergjigj.
Amelia H (7 vite më parë)
Amelia H (7 vite më parë)
As un nuk jam per me ja largu gjirin se nuk e ka problem me pi me shish edhe gji se prej muajit 2 i jap shtese . Ama formulat nuk po ja do hiqq e po tham me i dhan alpsko + gji . Se dje i dhash gji niger tani do alpsko as nje pik se ka vjell .
Amelia H (7 vite më parë)
Flm shumm shumm po i leshoj kuran non stop qe jan per mesysh e qetsim. Po e qoj me gogsu ama nmomentin qe gogson e vjell komplet krejt qka e ka pi
R B (7 vite më parë)
Pom vjen keq e dashur se e di se si ndihesh edhe pasi qe i paska ba 4 muajsh pse spo fillon edhe me i dhan me hanger kapak qull me perime e me fruta ose me me griz se un djalit pa i ba 4 muaj nja 1 jave ja pata fillu me i dhane edhe tash i ka 4 muaj e gjysm e shum mire asht po han edhe un nuk e kam n'gji se sma ka marr edhe skum pas e deri tash e kum pas me aptamil e tash ja kum fillu me i dhan qumsht t'lopes edhe shum mir asht 8kg e 900 gram e 69 cm asht se edhe mu formulen ma villke edhe kishke shume dhimbje barki edhe u bajke kaps tash besoj qe secila nane e ndjen qka eshte ma e mira per femijen e vet! Uroj qe ta gjesh nje zgjidhje sa ma shpejt!
F & F Sh & S ... (7 vite më parë)
Amelia, duhet me gjet shkakun pse e vjell vajza qumshtin. Pasi të pin a e mban në krah që me tret mir shujten që e ka pi apo e vendos direkt. Beba pasi që tpin duhet me mbajt në krah tondin deri sa gogson e mandej me qit shtrat tvetin. Nuk dtth që si del qumshti yt e po vjell e qan e ku ta di une. Ha pi shendetshem edhe thjesht elimino qumshtin shtes. Vendose vetëm ngji, edhe ka mi mjaftu. Mendo pozitiv edhe ki me ja dal. Nuk e di qfar përkatsie fetare ki po tkisha thon nashta ka vajza msysh e ka nevoj per Kuran mi këndu nëse sdin mi lëshu ntel. Por vetëm ndiq këshillatt. Qetsohu shpirtnisht edhe vazhdo vetëm me gji ki me ja dal. Fazen ma kritike e ke kry kto kaluse jon.
Gonaa gona (7 vite më parë)
Amelia ku jeton ti se ktu jasht ka Käsekuchen me hanger ose torte me djath nese e din najkush ku ka nks nashta te ndihmon ajo esht shum e mir me hanger te vjen gjini edhe me pi Fenchel Tee. Qito dyja jon numer 1 per gji .Po tash qika ti paska bo 4 muj munesh me ja nis kapak mi dhan karrot me moll edhe griz se qumsht te lopes sbon mi dhan kursesi deri 1 vjeq.
(7 vite më parë)
Amelia mbaje vetem me gji, pi 3 litra uje ne dite dhe do ta shohesh qe do kesh me shume. Meqenese vajza ti ka bere 4 muaj duro edhe pak dhe fillo ushqeje me ndonje gje sa per te pare si do reagoje (psh 2 luge muhalebi).Sa ti bejne nja 5 muaj dhe pastaj e mban pak me gji pak me ushqim,bej durim edhe pak :)
Arieta D (7 vite më parë)
Amelia, mos i jep hic shtese. Beba e ka rritjen e hovshme dhe kerkon ma shume se qe ti ofron. Por vec tu pi ka me i ardhe besom. Ndryshe vec ja mundon barkun dhe ke me pa kjametin me mbajt ne gji mundet me ta lan krejt. 4 muj e ke mbajt gjynah eshte me ta lan tash. Tan kohen maje ne gji per 24 ore ka me tu dyfishu. Vec pi uje e caja 3 litra ne dite, ha tershane, birr pa alkool. Ha mire.
Amelia H (7 vite më parë)
Oh e di flm shum.prej juve jeni shum tmira po a besoni gjynah m vje ka ta shoh veq tu vjell sen hiq hiq si rri n bark veq tu vjell e sot ja provova nuk ka vjell hiq . Se une e kam nje djal 7 vjeq njejt ka vjell si vajza kam fillu heret me i dhan qumesht lope ama aj veq me qumesht lope . E kjo edhe gji e spe di a ban
Tesa M (7 vite më parë)
Qumeshtit alpsko apo cilido tjeter para moshes 1 vjecare qumësht shtesë alpsko, lope apo edhe firmat tjera nuk ipet para moshës 1 vjeçare. çdo veprim tjetër rrezikon direkt shëndetin e fëmijes . Dr.Ismail lutolli Specialist pediater Subspecialist dietolog-nutricionist
(7 vite më parë)
Ani e dashur ti e din mirpo kujdes se mundet me ta lon gjirin pastaj se i vjen ma leht me shishe se kaniher fmija vet e kan ka 1 faze qe s rahatohen ose s pijn edhe pse ti si nan e din apet mas miri per fmijen tond. Ka ka 1 fmij qe e mundojn ende ngerqet edhe pse e kalon 3 mujorin ose nashta s bohet rahat se mundet naj dhemb mi dal e e mundon i jep siklet s bohet rahat .
Tesa M (7 vite më parë)
Amelia ti vendos vet, na i dham mendimet tona, po nuk ban se qika eshte shume e vogel, ma mire me shtu ma pak sa me trash me qumsht qe ndoshta mundet me ndiku keq, une per veti si kisha dhan e ti e din ma mire cka ban, po qumshti i gjinit ka met ardh ma shume nese thith qika ma shpesh, edhe niher eshte i holle po mandej kur tpin del qumshti i trash
Amelia H (7 vite më parë)
Po une gjith naten e mbaj ngji edhe diten niher e ushqej me gji tani i jap qumesht
(7 vite më parë)
Edhe maje sa.ma shpesh qiken ne gji her njerin e her tjetrin se qashtu mas shumti te shtohet sasia e qumshtit.
Amelia H (7 vite më parë)
O MN flm shum.po pediatri po thot kurresi me i jap qumesht lope , qdo nane e deshiron ma t miren per fmin e vet jam mundu sa ka mujt me e mbajt ne gji edge du me majt hala po po kam frik qe i jap gji a ban edhe qumesht lope me i dhan qekjo eshte dilema jem. Ju falenderoj shumm
(7 vite më parë)
Amelia konsullohu pra me.mjekun mas miri aj nashta te tregon edhe je ma e qet ... une e di qe ka gra qe edhe me.6 mujsh ja kan dhon alpskon mirpo e jotja 4 mujsh gjithsesi ti din edhe nese ja jep jepja me.yndyren qe ka mas pakti,se tani mundet edhe kaps me tu zon prej qumshtit lopes . Ndersa pse qumshti i gjirit del si uj ska dert fillim gjith qashtu ka dal edhe mu asjtu mu ka dok kur e kom pas vajzen ne gji qe ma.shume.uj mirpo vajza shtojke kg...
Amelia H (7 vite më parë)
Sdi sa nuk pom kuptoni as qumeshti i gjirit nuk i rrinn nbark e vjell se qaq i holle eshte si uj krejt . Hiq nuk ka shtu pesh teper pak . Po spo di a ban gjirin mos me ja ndal ama kapak me ja dhan alpsko se veq kta nuk e ka vjell sot hiqq dy her ja dhash per merak qika ka flejt.
Tesa M (7 vite më parë)
Amelia jo nuk ban alpsko se shume e vogel qika, qashtu qysh tka kshillu M N banja, jepi vetem gji se i mjafton, sado qe pin qika tvjen gjini ma shume, qumshti tetrapak pa i ba fmija 1vit nuk preferohet
Amelia H (7 vite më parë)
Krejt meenyrat kom provu e vjell aedhe veq gji kom provu veq qan nuk flen se unt eshte . Ama nuk e di a ban me i dhan edhe gji edhe kapak qumsht alpsko spe di a ban
(7 vite më parë)
Aki provu tamlin e formules me la mu ftof tani me ja jep. Djali jem tamlin e lopes te nxeht nuk ja don e vjell menjher.ama edhe heret me 4 muj mi dha te lopes.
(7 vite më parë)
Amelia , une nuk t kisha thon mi dhon alpsko se shume e vogel qika ... edhe ku po e dallon qe nuk ki qumsht gjiri?? Une tkisha thon largoja edhe formulat maje veq gji mundohu me ushqy sa ma shendetshem ti qe me tu shtu qumshti gjirit. Ha tersher, boze nese mundesh me gjet , ice tea,produkte te qumshtit djath kos etj.. edhe ma kryesorja uj deri 2 litra ditje. Pem perime ... ashtu kshtu edhe me formul nuk t paska shtu bile qat gji qe e pin i bohet shnet inshaA llah sesa me pi formul edhe veq me vjell . Ti din mirpo maje edhe pak bgji tani prej 5muj e gjys 6 fillon edhe e ushqen . Zoti ta rujt

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?