Nana me duhen keshilla
Pershendetje nana,kam shume nevoj per keshillat e juaja se pari ju lus per mos me me paragjyku. E dini ndoshta qe kam probleme me vjehri qe nga fillimi i marteses e gjithe shtatzanine kom pas gjithmone probleme prej vjehres, djali mi ka bo 10 muaj gati, e ka bo djalin shume per veti mereni me mend i thot hajde te mami edhe ky qan per te largohet nga duart e mija per te shku te ajo. Tash kjo po e shfrytezon me me shkatru psiqikisht po thot qe ty nuk po te don vetem mu vetem mbas meje po bon, kjo gjendje me ka rondu shume shpirterisht po e shoh qe dita dites djali po i humb ndjenjat per mu e po afrohet me te. Ju qe i keni punet mire me vjehri ju lutem mos paragjykoni vetem kush eshte ne gjendjen time me kupton. Me keshilloni qka me vepru se me burrin nuk mundem me bisedu per asgje se menjehere nenen e mbron. Kerkoje falje per pyetje jashte teme ama kam shume nevoj per keshillat e juaja, jam shume keq...
N K
(7 vite më parë)

