Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frikë per lindje
Pershendetje nena, shpesh her me kap panik , kam frik te lindi edhe pse kam zgjedhur me operacion cezarian , prap po kam frike , panik ,vetem kur e mendoj prej frike edhe qaj nuk e di pse jam javen e 30 dhe me rri ne mendje vetem lindja jam 20 vjeqe jetoj ne gjermani kam
pasur abort me perpara ne kosov pa anastezi dhe prej asaj kohe kam frik per gjithqka prandaj kam frik te lindi normal kam zhjedhur me operacion vetem nuk e di se si me jek kit frik ju ka mdodhur donjeres bile shpesh her tham me ba operacion e gjitha e pire por nuk eshte e lejushme me duket vetem nese eshte rrezik lejojn mundeni mem ndihmu me largu kit frike ?
Gresa Hasani (6 vite më parë)
(6 vite më parë)
Jo gresa nuk duhet te kesh frik fare. Momenti me j bukur kur shikon bebin qe lind dhe ta sjellin ta puthesh. Mos e bej me mpirje totale. Me mpirje lokale je gjithe kohes e vetedijshme dhe del me kollaj. Do e shofesh qe po merakosesh kot. 20 vjece kam qene dhe une ne lindjen e pare dhe lindjen natyrale e kisha tmerr. Mendoja o zot si do ja dal une. Ne momentin e fundit jam fut ne operacion dhe them shyqyr qe sndjeva as dhimbje asgje. Duke qene kaq e re do sherohesh shume shpejt dhe asgje nuk do ndjesh as nje problem nuk do kesh
(6 vite më parë)
un skam dit me u tut për lindje se gjat gjith kohës isha në mendime negative që sot i bi pishman pse kam mendu ashtu e kur erdh koha për me.lind aty pak ja nisa mu frig ama e heka tutën e u bona e fort guri haha dhimbjet nrm që janë të mëdha po çdo femër mun mi përballu , un që kisha dhimt thojsha ska md mujt me ba me kto dhimt po kur shkova me e lind u forcova aq shum saqë shum shpejt e nxjerra bebin.. ësht eksperienc e mirë lindja sduhet të friksohemi, ornela paska nejt shum me dhimt un veq 2 or me dhimt tforta , kurajo se ti ndoshta dhe më shpejt e kryn hehe.. lindjen me.operim asnjëher se kam mendu se kam qef me ba ma shum fmi e operimi.nuk ësht i mir me u ba shum her , të.përshëndes e lindje të leht patsj , shijojeee shtatzanin.
Eda..eda ... (6 vite më parë)
Nese ke me lind ne gjermani..ktu shum ma mir jan lindjet, edhe normal me lind te japin injeksion e shum ma kollaj...un per vete kam lind ne shqiperi fmin e 1, kam zgjedh me lind vet me operim, edhe ngaqe sdija por dhe ma mbushen mendjen tjeret, por me pas u pendova shum se vujta shum nga operimi dhe me erdhi inat pse nuk e provova me lind vet, kam than ma me operim nuk lind...tash jam shtatzan prap,ktu ne gjermani qe kam pa kto shoqet e mia qe linden me operim ose vet,shum ma mir ju ka shku...tash un se di si do lind varet si thot doktorri ne fund pasi un tash jam heret...un kisha me te than provoje me lind vet iher pastaj nese nuk mundesh ata te fusin ne operim..se pastaj pendohesh pse nuk e provove...
Ornela Nela (6 vite më parë)
Harrova te te them se dhimbjet e lindjes nuk i ke gjat gjith kohes dhe kjo esht me e mira se te kapin njeher ne 10 ose 15 minuta pastaj te leshojne prap.. vetem oret e fundit kur bebi esht shum afer per te lind dhimbjet jan me te shpeshta por asgje s esht e pa perballueshme :)
Ornela Nela (6 vite më parë)
Gresa edhe un jam ba nan qe nje vit. Edhe un ashtu si ti 20 vjeqe e shum kam pas frik gjat shtatzanis se si kam me e kalu lindjen.. Nuk e di pse ke zgjedh ti me lind me operim a te ka then mjeku qe ke ndonje problem? Apo thjesht ke frik lindjen natyrale? Un zgjodha ta provoj natyral dhe dhimbjet m kan zgjat dikun rreth 10 ore por dije se asnje femer s esht e njejt e disa lindin shum me shpejt.. ne qoftese nuk ke ndjonje problem te kisha keshillu te lindesh normal se besoj ma leht ke me e pas sa e lind femijen s ke me asnje dhimbje fare..ja vlen te sakrifikosh per nje engjull qe po e sjell ne jet s esht diqka qe nuk behet thjesht merre me entuziazem dhe pa frik se zoti te ndihmon. Paske than qe ke pas nje abort edhe un para se ta lind djalin kam pas nje abort dhe aq shum kam vujt sa s mu hekte prej mendjes po me beso se edhe kur linda ishin t njejtat dhimbje si t abortit e aspak me teper.. tek e fundit ja vlen ti durosh dhimbjet kur e mendon se pas pak qastesh do marresh femijen tend ne dor e do i kesh krahet plot.. Ti bej si te ndihesh me mir e dashur un thjesht te tregova pervojen time. Zoti te ndihmofte :)
A & T (6 vite më parë)
Edhe paskem harru me cek , ki mu ni si princesh qfar kujdes ki me pas prei motrave edhe prei mjekve , Une 2 her kam qene spital ne kosove e din ktu shumica e nanave qe um njohin qa kom hek boll e kisha tensionin tem atje kosove ato motrat ala ma shtojshin pritojshin mem kqyr qkas folshin , kur erdha ktu oo All-ahu mu doke xhennet u quditsha menojsha qe jam me ni bot tjeter qfar kujdesje , At dite qe e kom kry operacion 2 motrat nenstop i kom pas dhom tem qe jan kujdes per mu tan naten . Ki mi perjetu edhe vet kto gjana edhe ki mu kan shum e knaqt , Hiq mos ta nin . All-ahu te rujt ty dhe beben tane .
A & T (6 vite më parë)
Edhe paskem harru me cek , ki mu ni si princesh qfar kujdes ki me pas prei motrave edhe prei mjekve , Une 2 her kam qene spital ne kosove e din ktu shumica e nanave qe um njohin qa kom hek boll e kisha tensionin tem atje kosove ato motrat ala ma shtojshin pritojshin mem kqyr qkas folshin , kur erdha ktu oo All-ahu mu doke xhennet u quditsha menojsha qe jam me ni bot tjeter qfar kujdesje , At dite qe e kom kry operacion 2 motrat nenstop i kom pas dhom tem qe jan kujdes per mu tan naten . Ki mi perjetu edhe vet kto gjana edhe ki mu kan shum e knaqt , Hiq mos ta nin . All-ahu te rujt ty dhe beben tane .
A & T (6 vite më parë)
Gresa edhe nje here e ke bere pytje per kete , Lirisht heke ket frike sepse pot flas prej pervojes , gjithashtu edhe un kam lind me op cezarian shkaku tensionit se skisha lind kurr qashtu edhe un jam tut shummmm sa qe kur pom kujtohen reagimet e mia pom vjen marre para mjekve qa kom bo , disa nena vett zgjedhin me lind ashtu edhe skan fare frike , kshtu qe so kurgjo hiq ti veq ki me nejt qaty pike qefit ata kan me kry punen e vet 30 min krejt zgjat hiq ma shun vetem qe pak siklet ki me pas sen ma shum , une e kom bo te madhe se prej frikes menojsha qe pom mysin edhe i nisha krejt qa pom bajn e prej frikes ala ma shum mu shtojke edhe pse su kan hiq per mu shtu , Pot keshilloj si moter tem shijoi keto dite qe tkan met te shtatzanis se vall-ahi sun i kthen ma ,un skom mujt me i shiju se tan kohen kam qene ne rrezik . Knaqu keto dite e me emer te All-ahut edhe ato ki me kalu shum mire
Merita ... (6 vite më parë)
Gresa mos ki frike se ketu mjekt e mire.une lindjen e par e kam me operacion se ske bebi mire, e me kan shti urgjent ne operacion, per 15 minuta u kry lindja.me pas kan une ne kosov kurr skisha guxu me lind atje,kur tregojshin motrat e mia katastrof qysh i kan qep pa i pi hiq.ketu krejt tjeter kujdes eshte.
Xhu Xh (6 vite më parë)
Un kam qene 21 vjec kur bera lindjen e pare.Dhe te them te drejten kam vuajtur pak se kam pas dhimbje 2 dite e dy nete rresht.Ndoshta ndikoi pak pjesa qe u shtrova para kohe ne spital dhe u stresova.Diten e trete linda ne menyre normale,per 30 min arriti te me vinte djali ne jete dhe fatmiresisht nuk u cava.Ne momentin kur e mora ne krahe harrova gjithcka,dhe shyqyr zotit mbas lindjes isha gati te dilja per vrap,haha.Dhe tani qe jam shtatzane per here te dyte,inshalla me shkojne gjerat mire serisht natyralen do zgjedh.Mund te vuash ne fillim por e ndjen veten shum te lehte mbrapa.Ndersa operacioni eshte pak i veshtire mbas lindjes.Jo cdo trup eshte njesoj,ka qe i mbyllet plaga me shpejt,e ka qe vuajne paksa.Nese pranon nje keshille prej meje zgjidh natyralen nese nuk te shfaqen komplikacione deri ne fund.Te shkofte mbare e nire shtatzania dhe me e mira u befte per ty e bebin tend.
Ina Ra (6 vite më parë)
Gresa e dashur edhe un e perjetoj kete ndjesi here past here, ndoshta është shtatzania e par per mua, jam në javen e 32+3dit dhe mendoj si do shkojn gjerat tani që ky virusi është ber i frikshem,, zoti na ndihmofte, un lus zotin te bej lindje naturale
Aaa E (6 vite më parë)
Gresa edhe une lindjen e par e kam pas 20 vjeqare po skam dit mu frigu se skam dit qfar dhimt jon por per 30 min kam lind edhe lindjen e 2 per 30 min kam lind ndersa tash lindjen e 3 jam frig krejt shtatzanin shisha endrra gjdo nat edhe thojsha skam me dal prej salle gjall qaq jom frigu por veq 5 min ne sall edhe kam lind para 5 dite sa tash po thom me pa dit qe kshtu shkon lindja e kisha shiju shtatzanin ne maksimun edhe ti w dashur shijo e mos ke frig se kur e kap bebin i harron krejt
Tina . (6 vite më parë)
oj gresa zemer edhe un iom tut qaqe kom than jo un zdi qysh eboj ket fmi ahhabahahahha edhe plus kom zgjedh normal me bo hahahahaj oo kur pot tbishin dhimtat o pasha zotin ki me than kur ka em ardh dakik mu shliru hahabahabaha ajt moter shijoj momentet me bebin nbark se kan met mungu shum edhe un kom lind gjermon djalin walla
Sumeaaaa Mehmeti (6 vite më parë)
Prsh gresa un jam 26vjeqe dhe ne gusht pres me bo lindjen e 4 me operacion 3lindjet e para i kam per 3vite e gjysem ne tri operacionet kam kalu shume mire jam qu menihet skom pas hiq probleme normal osht mu friksu po tkisha than shijoje shtatzanin mos mendo per lindje ajo vjen ndoshta lind normal po edhe me operacion mos u shqetso edhe un kam dy aboret 1me vakum 1me kyrotazh por femijet jane gjithqka ne jete gjdo sakrific vlene per ta . Gjdo te mir per ty e dashur ishalla shtatzani te leht e nje bebush te shendosh
N K (6 vite më parë)
Gresa e dashur te gjitha e kemi frigen para lindjes, por beso qe kur vjen momenti e vetmja gje qe te bjen ne mend eshte si me e qit me shpejt ne drit dhe me e marr ne dore ate mrekullin e vockel. Une per vete aq jam lodh ne fund saqe mezi prisja me shku ne kontroll ne spital hahaha. Per mendimin tim lindja normale mundet me qene paksa e dhimbshme e me zgjat pak me shume ama eshte me e shendetshme per arsye se menjehere zgjohesh ne kembet tua dhe je ne gjendje me u kujdes per femijen tend ndersa me operim te pakten 24 ore shtrit dhe pa levizje. Pastaj me i heq pejnat dhe dhimbja e vares qe vazhdon nje kohe. Une nuk du me i paragjyku nanat qe lindin me operim sidomos kur eshte detyrim mirepo je e re vetem 20 vjeqe dhe mundesh me lind normal. Po te ishte aq veshtire lindja askush nuk do ti bente nga 5 femije eshte thjesht moment qe ne si femra e kemi natyren jemi te forta dhe mundemi me i dhene jete nje krijese te bute te mrekullueshme qoft ne rruge normale qoft me operim. Ec shume e dashur konsumo hurma nga java e 36, puno sa ma shume ne shtepi se vetem te ndihmon puna per me u hap me shpejt. Po nese ke vendos me operim atehere beje eshte trupi yt ti vendos per te, procedur e lehte e shpejt thjesht ndiqi instruksionet e mjekut dhe per 20 minuta e ke femiun ne krahe. All.lla.hu te ruajt ty dhe bebushin si dhe paq lindje te lehte dhe femije te shendoshe e dashur. Me fal se e zgjata

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?