Përshëndetje nëna, për ato që agjërojn, a ju ka nxon ramazani najher në fillim të shtatzanis apo edhe me ma shum jav. Kam hy 14+ shtatzan, te mjekja nuk muna me shku për shkak gjendjes me pyet se qysh po ecë shtatzania edhe a guxoj me agjëru, për ramazan mbush 16+ të shtatzanis.
Per juve qe jeni kon shtatzan në ramazan a keni agjëru edhe a keni mujt me agjëru pa probleme. Unë me ja nis po mendoj ama nuk e di a i boj dëm bebit. Me falni që e zgjata, shëndet për ju.
un jam bazu ne mendimin e hoxhes Muhamed dermaku, Enis rama, ekrem Avdiu, e Shefqet Krasniqi, ata ndajn mendimin qe me se miri esht me i agjeru pastaj.
All-ll-llahu ja lehtesofte gjithave nanave qe jan shtatzane e qe agjerojn, elhamdulil-lah islami nuk na ngarkon me dicka qe smundemi me perballu, un gjithmon u them motrave fillojani e ju me se miri e shihni veten se a mundeni apo jo.
My princess amin amin :( met vërtet pom mërzit kjo gjendje. Nëse ka thonë hoxha omer ai ka njohuri tbujshme ma sha All - llah. Nëse nuk priton ma gjen linkun, jo për mosbesim vetëm po kom dëshir me ndëgju.
fitore abi Zoti ta letsoftë e dashur , si të kesh mundësi ashtu vepro , sa për.kompenzim un jam e ktij mendimi , siç e ka cek hoxha omer , nuk ju përzihem të tjerave se si e kompenzojnë , Zoti na e letsoftë gjithave atyre që.do agjërojmë sivjet , edhe pse me një ramazan ndryshe pa teravi edhe pa të ftuar në iftar musafir , ndryshim total , All,ahu e përmisoftë gjendjen ncilën gjindemi e largoftë virusin.
My princess. Me sa e di agjërimi duhet të kompenzohet mandej, jo të shpaguhet me një shujt per person. Problematike jan disa qështje, kur ka mospërthshmëri ndërmjet dijetarve. Vetëm dasht Zoti cilen e marim me qen Ai i knaqur me neve.
Une lindjen e par shtatzania sme ka nxon vetëm ngji e kom pas djalin e nuk kom agjeru. Ndyten mu mkaloj termini i lindjes e ramazani hini, e pata provu gjys dite mo smujta se zaher ka funi teper u pata lodh edhe kem pas rast nfamilje vjehrri smut, kishum musafir shum. E nkta pom bjen 16 jav tek fillimi. Kto dy tjerat qka mka nxon i kom agjëru e kta te shoh edhe pse ramazani e ka hjeshin e vet, Zoti na bëft prej të falurve.
Pershendetje une nuk te them agjero osse jo, por te tregoj per vete vitin e kalum isha 8 muaj shtatzen kur erdhi ramazani fillova agjerova 5 dite ne diten e 6 isha teper teper e lodher shkoba per kontrroll prisha agjerimin mjekja me tha ka ra bebi shum posht eshte afer lindej un sapo kisha hyr ne muajin e 8, po ate dite me quan ne spital dhe me mbajten 7 dite me infuzione e inekcione, edhe diqka nese nuk mu desh je e liruar mga All lla hu mos agjero me mundu veten dhe beben,
Dijetarët në aspektin për shpagimin e ramazanit tek shtatzënat dhe gjidhënset kan dhën mendime të ndryshme deri në 5 mendime dhe disa kanë thënë që patjetër kto ditë duhet të agjërohen duke bë krahasim të gruas shtatzane dhe gjidhënse duke bë krahasim me atë të cilin.ësht i sëmurë aj nuk agjëron dhe kto nuk agjërojnë dhe bëjn kompenzim pas bajramit mirpo realisht ajo që ësht shtatzan dhe gjidhnësja nuk jan të sëmurë kështu krahasimi është paksa problematik dhe disa mendime tjera kurse mendimi në të cilin anojmë është mendimi i Abdullah ibn Abassit radiAll,ahu anhu që shtatzanat dhe gjidhanset ato ditë që nuk i agjërojnë ti paguajnë të japin nga një ushqim mesatar për prishjen e agjërimit.
Hoxhë Omer Bajrami
une kam 3 femije dhe kam qen shtatzene ne 3 ramazane kam agjeru elhmdulilah ramazanin ne gjitha shtatzanit me ja nis me te tregu mw.muaj nuk po di bash sakt veq e di qe ne dy shtatzani ka mesi kam qen e me nje shtatzani ne fillim une kisha thene filloje pastaj e sheh veten si je ushqehu ne syfyr e iftar me me shune pem w pwrime uje pi me shume besoj ke me ja dal Zoti na mundesofte me agjeru sa me lehte e me mire e me na pranu Zoti i madheruar
my princes si mendon e ke shpagu? i ke agjeru pas lindjes kur ke mund a po? sepse nese e ke fjalen me pagu me para lejohet per ata qe jan te semur dhe nuk kan shpres mu sheru nga ajo semundje ndersa nese ki shpres qe semundja kalon dmth osht sheruse duhet mi agjeru dit per dit kur te mundesh. e ne ket rast nanat shtatzana qe ju mbetet borgj agjerimi e kan obligim kurdo qe munden pas lehonis me e agjeru ramazanin qe ju ka mbet
vitin e kalun kam qen shtatzane mujin e 7t si fillova me agjëru mu shfaqën probleme me shtatzanin dhe skum mujt ta agjëroj pastaj e kam shpagu , krejt varet sipas gjendjes që je.
Fitore , dy shtatzanit mkan ra mi kalu ne Ramazan,mirpo une skom mujt asnjerin me agjeru se shume tensionin e ult edhe une e kom pas e nese skom honger mengjes si jom zgju diqka ose buk skom pas pik.force mu qu ne kom.
Elham du lilah qe kena lehtsime dhe jemi te lirume e A llahu nuk na ngarkon me.diqka qe nuk mundemi me bajt.
Ato qe munden shume mire A llahu i shperbleft dy fish ma shume .
Fitore, une shtz e pare kam qene muajine 9t edhe kom lind diten e Bajramit qiken, po wt ramazan skam qene ne gjendje me agjeru, kam fillu 4 dite edhe e kom pa qw smundem e kam nderpre, e qiken e dyte kam qene muajin e 7 edhe kom agjeru edhe pse ka qene vere e dita gjate, skom pas as ma te voglin problem edhe qika ka lind super gati 4kg, tash jom muajin e 6t e sdii a kom me mujt se extrem e lodhne jom, por me fillu in shaa A llah tani si te shohim gjendjen:)
Une vitin e kalum kam qene ne muajin e 9 te shtatzanise edhe kam lind ne muajin e shenjte te ramazanit e nuk kam mujt me agjeru mos me te rrejt, me pat leshu fuqia krejt edhe tensioni i ulet, in.Sha.Ll.Ah all-ll-ah-u me fal. E sivjet e kam djalin ne gji me emrin e all.Ll.Ah.Ut du me fillu me agjeru. Nese je ne gjendje me agjeru, agjero pse jo edhe pse obligim nuk e ke e lirume je, shtatzanat, njerezit e moshuar me semundje te ndryshme dhe femijet
Une kam agheru ne te 4 muj te shtatzanis i bie sa ty komplet ramazanin dhe pas ramzanit e kam pas ehon morfologjika dhe gjithcka kish qen ne rregull edhe pesha e bebit super ka qene. Tash jam prap shtatzane i bie mujin e 7 te agjeroj dhe do agjeron me lejen e Zotit.
Pershendetje nena nuk qysh e di esht gjyna me agjeru edhe kur ta ke fmijen ne gji edhe kur te jesh pe perjoda e shtatzan gjyna thojn me ninu se mos me marr fmija she nuk esht se ti dyher po han iftarin e syfyrin merr bebi boll po flas me te degjune qe nuk ban e kush agjeron zoti ju baft kabull e jaletsoft zoti ket muj te madherishum te ramazanit
Pershendetje Fitore
Ne shtatzanin e pare kam qen ne muajin e 7 dhe e kam agjeru komplet pa asnje problem, shumica e Dr thojn mos me agjeru andej kendej, mirpo un kam vepru qysh thot fe-ja me ja fillu agjerimit e pastaj vet e veren veten se a mundesh a jo. Normal 3 ditat e para krejve ju dhemb koka sepse esht ndryshim total. Gjithashtu edhe ne shtatzanin e dyte kam qene ne muajin 6-7 dhe e kam agjeru komplet plus djalin e madh e kam pas n'gji, dmth edhe shtatzane edhe djalin ne gji dhe e kam agjeru (sepse dy femijet e par i kam diferenc veq 13 muj mes vete) plus ishte kulmi i zhegut vera dhe djalin e madh e kam lind me pesh 3.500 djalin e vogel 3.700 , a krejt ma bojshin mos agjero se as 2 kg sun ki me gjet djalin. Mirepo kur e ke me zemer A-l-l-ll-llahu sjell lehtesime kah nuk e presim. ti filloja e pastaj vet e shikon veten, deri ne javen 16 besoj qe hiqen te vjellurat
Per juve qe jeni kon shtatzan në ramazan a keni agjëru edhe a keni mujt me agjëru pa probleme. Unë me ja nis po mendoj ama nuk e di a i boj dëm bebit. Me falni që e zgjata, shëndet për ju.