Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sëmundja e verdhëzës tek foshnjat

Pershendetje nena te dashura, ju lus nese din dikush me me ndihmu pak me urgjentisht, kam lind vajzen qe 4 jave dhe ajo ende eshte e verdhe, kur ka qene ne javen e dyte ne kontroll pediatri me tha qe cdo i posalindur e ka verdhezes dhe zgjat me se shumti deri ne 2 jave, vajza ime ka ende, te lutem me tregoni a eshte diqka per tu shqetesuar? Pres me padurim pergjigjet e juaja, ju faliminderit.

Arbreshaaa (12 vite më parë)
Arbreshaaa (12 vite më parë)
Ju faliminderit nga zemra te gjithave qe me te vertete jeni te gatshme te ndihmoni cdo nene, sot une isha te pediatri dhe ja beme analizen e bilorubines dhe nuk i doli shume e larte keshtu qe i dhane nje terapi dhe ashtu si keni thene ju duhet ti jepi shume gji, ja kalofshi sa me bukur, ju faliminderit shume edhe njehere.
(12 vite më parë)
vajzes sime i ka zgjatur nje muaj., nuk e ka pasur shume por ajo ka lind ne dimer dhe e kam pas 24 ore ne gji. ti prej ore 10-12 lere afer dritares, nga ora 2-4 prap ne rreze se ne kete kohe ne keto intervale kohore zakonisht shfaqet dielli, foshnejt qe ushqehen me gji mund te ju zgjas me shume, ne sart se nuk vjen duke u permiresuar duhet te behen analiza, te shikohet se sa eshte e ngritur bilirubina ne gjak ngase melqia e te posalindurit nuk mund ta perpunoje mire per kete dhe paraqitet kjo. mos u shqeteso beja kete sepse ne mungese te vitamines d mund te zgjas me shume. ne kosove rrall ndonje qe ka lindur ne kohe qe e fusin te rrezatohet.
(12 vite më parë)
ketu ne spital i shtine ne qat aparat, po kryte nuk e ka mrenda vec trupin, e kryt me syza, per mos me ia lendu syte, o sa gjyna mi pa bebat qashtu :(
(12 vite më parë)
Arbrehsa bebi im e ka pas verdhezen deri 2 muaj e gjysme, por jo shume per me e lan te pergjumshem.edhe mua me kan thene se duhet me fotogarfu me aparat , por kur kam shku tek pediatri qe edhe tani e vizitoi tek ajo me ka thenen se deri ne tre muaj eshte normale verdheza e asaj shkalle, dmth nuk e kishe shumme por gjate asaj kohe e kam ushqy shume me shpeshe dhe e kam lan afer dritares ne rreze te dillit te zhveshur. dhe kur i ka be 2 muaj e gjysme i ka kaluiar vet
(12 vite më parë)
Varet prej shkalles se verdhezes, edhe vajza ime e ka pas, me shume se dy jave, me than qe nese nuk i kalon duhet me shti ne nje aparat me fotografu se mundet me ia lendu edhe trurin...po ti duhesh me vrejt femiun, nese eshte ashtu si i keputur, nese fle shume ne gjume, mbaje afer drites dhe jepi shume me pi gji...
Ana Tela (12 vite më parë)
Arberesha e njejta gje me ka ndodhur mua me vajzen dhe po te them se si u sherua vajza ime. Diten e dyte te lindjes mori verdhezen dhe ne spital na thane qe kalon mbas disa ditesh mirepo shkoi nje muaj dhe nuk po i kalonte. Te konsultoria e lagjes me thane metoden qe ka qene para 30 vjetesh qe ti jepja uje me sheqer. Lexova ne internet dhe kudo thoshte qe kur eshte me verdhes nuk duhet te japesh uje me sheqer dhe une nuk ja dhashe. E cova te pediatri dhe ajo me rekomandoi ti jepja gjysem kokerr ne vakt per nje jave Luminal. Ky ilac e ve femijen ne gjendje qetesie dhe melcine e femijes dhe ne kete menyre e pastron. Per nje jave vajza ime u pastrua komplet sepse po te vazhdoje me shume ke frike mos i kap melcine. Mos u bej merak sepse doktoresha atehere me tha qe ndonjehere qumeshti i nenes e ben qe te zgjasi pak me shume se zakonisht por ne asnje menyre nuk duhet te nderpritet.Gjithe te mirat dhe sherim te shpejte.
(12 vite më parë)
A nuk ja kane percaktu ndonje terapi a? Se ne evrope i shtine ne njefar aparati e nuk i leshojne prej spitali pa i kalu, e normalisht mbetet i vershe deri ne nje muaj me duket. Duhet me wite shume ne drite, le afer dritares, edhe shiqoja dhemballet, nese i ka te verdhe e ka ende verdhezen. Sdi cka me te keshillu tjeter

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?