A osht diqka mu shqetesu?
Oj nena kam djalin edhe 1 jave i ben 21 muaj, mirepo ende nuk flet. pos ne gjuhen e tij, fjal te cilat ne nuk i kuptojm. 'Nanaa babaa' thot shpesh mirpo nuk na shikon neve, dmth e thot pa e dit qe neve po na drejtohet. Kshtu osht shum i zgjut krejt kupton, psh. sit ma shohin pampersin dhe pallomat n'dore menjeher shtrihet se e kupton qe pe ndrroj. Nese i thom gjuma topin, ma sjell topin ose e shikon, e din se cili osht topi, ose 'uji' e shikon goten me uj, ose nese jemi ne kuzhin dhe i them 'uji' e shikon qeshmen, nese duartrokas edhe ky fillon pas meje, nese i them 'mos' dikun ku prek rrezik meniher e leshon at gje, nese i them 'ulu' ulet..... Nuk po di se si me stimulu me fol. Tv ma heret kemi lshu normal, filma vizatimor e normal emisione. mirpo qe 2 muaj hiqq nuk e dhezum as Tv. Telefonin kurre me dor se prek, sepse nuk ja kemi lan nga fillimi, psh edhe me lan telefonin ntavolin nuk e shikon bile, ska interesim sepse nuk ja kemi lan kurre. Si vjen interesant. Po du me than qe prej teknologjis sosht i varur sepse nuk e kemi mesu. Gjithashtu ktu afer skemi pas femij qe me mujt ky mu shoqnu ose me komuniku me ta, spo di ndoshta edhe kjo ndikon. Se e zgjata shume ma beni hallall mirepo ne baze te ketyre qe jau tregova a ka dicka mu shqetesu apo jo? E di qe secili femije e ka zhvillim e vet mirepo tash 21 muaj gati diqysh po merakosna, si nana ma. Edhe e kom fmin e par kton e skom pervoje. Ju falemnderoj nga zemra kushdo qe gjen kohen mem kshillu.
Le L 4
(6 vite më parë)

