Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Psikolog visar sadiku?
Pershendetje nena!
A e njohni dikush psikologun visar a. Sadiku? A keni pas dikush vizita tek ky psikolog? A ja vlen me qu djali ne vizite?
Dyshoj per autizem tek djali. Nje psikolog tjeter me ka thene qe ka vetem vonese ne zhvillim. Por doja dhe nje tjeter mendim. A ja vlen?
Lea r (5 vite më parë)
Greta Gjaku (4 vite më parë)
Pershendetje Lea R. Si e ka djalin tash. Po te pys sepse une ekam djalin 2 vjet e 4 muaj. Njejt njet identik si djali yt i ka vetite, skam nevoj as me i shkru. Un e kam pas para 4 muajve ne Dr. Afrim Blyta. Mka thone qe djali nuk e ka autizmin, vec mos ja ploteso deshirat edhe coje ne qerdhe. Une prej asaj dite e kam ne qerdhe ky knaqet ne qerdhe, ama lun ma shume vet aty, shume pak fol qashtu ne gjuhen e vet, kshtu teper man mend kreht rrugt i din ka jon lodrat me ndal me.lujt. Kom.fol. edhe me nje psikolog tjeter para nje muaji i tregova krejt per djalin qe 4 muj si lshoj hic tv, mtha nuk ka sheja te autizmit edhe pse o mu shqetesu qe i tregova qe djali mdoket ma shume ka fol.se qe fol tash edhea shume si bebe na kqyrke e lujke me ne. Ama qysh e ke pershkru beso mu doke qe per djal temin po fol. Une kom mendu 99.9 % qe djali ka autizem po qe dy veta po me thojne qe nuk ka autizem. Cato thash te pys ty. Te lutem me trego se jam shume e shqetesuar.
Tanna . (5 vite më parë)
Lea r me vjen mire qe te ka kthy pergjegjie pozitive. Ish shume e zonja r perciell nonstop me Instagram se te knaq sa e qet dhe sa i infrmuar ish. Keto elementet e spektrit e spjegoj qe po iu behen femive me vone dmth po i fitojn femijet se kan te lindur, dmth po ndikon tv, vetmia, jeta e stresuar e prinderve e ku ta di. Po jane sene qe permisohen inshalla'ah. Qka me bo jeta e prindit ish keshtu veq tu i shiku femit se qka po bejn se po kemi kohe me i veshtru, po nuk them qe spo veprojm per mi ndihmu femit, por kam ardh perfundim qe gjeneratat tona jane rrit ' me mire' shkaku qe jemi rrit femiu me femi e sna e kan vnu shume mendjen jemi zhvillu kadale e sigurt me pak lodra pa tv, pa stres modern te sotshem. Tash femijet veq me neve te medhjve, po u varka natyra e femise se djali im ose e thot fjalen mire ose hiq e per kete e ka pas veshtir me u liru me fol ,i ka mungu guximi a fmija i dyte veq pshtjell diqka thot mire diqka keq po dert nuk e ka, po ka ma pak frike se e ka modelin e vllaut afer a femite e pare veq disa qe jane vet te shpejte se pak ma veshtir nese rriten veq me te medhej, kan ma pak guxim se smunden krejt me na kopju e po shfaqin shenja shqetesuese. Por besoj qe sa te bohen me shoqeri permisohen. Te uroj veq te mira e puno sa me shume e sa me e qete ,ke mw pa suksesin te djali. Pa presion, qdo dite ka pak per femi boll ish 2 here ne dite ka 10-15 min me lujt ndoj loje efektive qe ia zhvillon te menduarit e te folurit, edhe nese ai nuk fol menjehere femiu kopjon, e thot me vone.
Lea r (5 vite më parë)
Faleminderit shume per komente ?? Dy termine i kam caktu edhe te ky visari edhe tek nje neuropsikiater per femije Afrim Blytaj. Por te psikologu ma heret, e prandaj sdisha a me qu a jo. Ndoshta ma mire me anulu te shohim cka po thote neuropsikiateri. Kam kontaktu edhe me kete psikologej nga Shqiperia Aljona Jonuzi qe ma rekomanduat, me kerkoj video te djalit te shoh se si ndervepron me mua. Pastaj me ktheu pergjigjie me tha qe ka elemente te spektrit te autizmit por me shume bindje e them qe nuk eshte autist, vetem se i duhen terapi nga psikologu dhe logopedi porse autik nuk eshte. Elham du lilah me gezoj por prap pa e pa djalin qe po rritet i shendosh nuk qetsohet zemra e nanes.
Leta Gashi (5 vite më parë)
Lea , une e kam pas femin tim te ky psikolog. Mka referu vetem seanca stimulimi, diagnoze nuk te jepin psikologet per ket qeshtje te referojne te psikiatri i femijeve. Une nuk pata mundesi financiare mi bo seanca por punoj vet ne shtepi shum .
Lora ° (5 vite më parë)
Po te tregoj pervojne time , djalin e kam pas per nje test intelegjence vitin e kaluar. Testin iu eshte bere ne menyre shume profesionale jam nda e kenaqur , kushtet dhe mjetet e punes i kishte te standartit te larte. Por çka me zhgenjeu tej mase ishte qe ne shkuam te shtunen biseduam gjate sepse donte me njofte djalin pak a shume e na la terminin te henen ne 10:00 . Kur shkuam ordinanca ishe e mbyllur . Telefonova , me tha qe eshte rruges sepse komikacioni i ngarkuar. Kur erdhi na pyeti per arsyen e vizites dmth sikur te ishim aty per here te pare.Krejt kjo me la me kuptu qe eshte i interesuar vetem per lekun. Te kisha keshillu qe Djalin ta dergosh se pari tek ndonje piskiater apo neuropsikiater i femijeve . Mandej tek psikologu. Mos e niglizho sepse ti je nane nese zemra jokte nuk behet rehat se djali eshte mire duhet me heq merakun . Gjithe te mirat .
Arieta D (5 vite më parë)
Nuk e besoj qe ka autizem, vec ka mund me ndejt shume ne tel e tv dhe me ja trullos koncentrimin, se zakonisht koha shume e kalume ne tv e tel i ben fmijt ose te koncentrohen shume ne dicka ose te mos ken aspak koncentrim. Jane disa femije me vone i kapin gjerat. Djali im deri ne dy vjet e 4-5 muj asni fjale se ka thane bash hic as ama ska ba, kam tregu disa here ketu. E qum te nje logopede tha super mire eshte vec disa fmije tu u rrit u rritet vetedija dhe kane frike me fole se kos po gabojne. Ky ka ece shume mire me 11 muj e me fol hic deri nje nate kur i erdh krejt fjalet i nxorri prej gojes cka i thojsha une cka e pytsha mu pergjigjke psh cka eshte ky tha keli kjo e kuqe ky daja... etj etj. Djali i vogel 1.5 vjet ska fjale qe nuk e thot edhe me numeru ka mesu, e me ece qe nja tri nete eshte leshu dhe mu kujtu logopedja ky ja nis me ece e ka frike qe rrzohet vec ulet dmth eshte i vetedijshem qe mundet me u rrezu dhe kjo e ndalon mos me ece, e tsh qe u shliru pak ece e qesh me veten kputet ty qesh. I madhi te e folmja ka pas frike ky te e ecura.
Lea r (5 vite më parë)
Harrova me cek qe eshte numrat e shkronjat i lexon qysh para se mi ba dy vjet. As kjo sish normale. Normale ish prej 4-5 vjet me duket
Lra r (5 vite më parë)
Nuk e di a ka najhere nan rast qe nje femije i ka pas kaq shume shenja te autizmit e u rrit si fmi normal. Nje psikolog Enver Cesko me ka than qe ka shuuume pak gjasa me zhvillu autizem por keto sjellje atipike i ka prej voneses ne zhvillim dhe mungeses se socializimit se hala nuk shkon ne kopsht dhe jetojme jasht e skem familjar atje e me femije si bjen shpesh mu taku
Lra r (5 vite më parë)
Nuk e di a ka najhere nan rast qe nje femije i ka pas kaq shume shenja te autizmit e u rrit si fmi normal. Nje psikolog Enver Cesko me ka than qe ka shuuume pak gjasa me zhvillu autizem por keto sjellje atipike i ka prej voneses ne zhvillim dhe mungeses se socializimit se hala nuk shkon ne kopsht dhe jetojme jasht e skem familjar atje e me femije si bjen shpesh mu taku
Lea r (5 vite më parë)
Tanna shume mkan than qe vec jam fiksu me autizem e spe len veten e djalin rehat se shume heret ja kam percjell sjelljet. Bile as vaksinat ne fillim skam dasht me ja dhan prej frikes se autizmit. Pastaj ja kom dhan. Po so vec fiksim po zemra nuk me qetsohet se e ndjej qe so djali mire. Djali i ka 2 vjet e 3 muaj, po cuditem se nganjehere shlirohna se nganjehere eshte ma mire, kthjellet shume, e kthen koken kur e therrasim, flet shume ne gjuhen e tij bile vjen si me me tregu dicka, me sjell loja me mi tregu, i don femijet i perqafon, shume intereaktiv kerkon vemendje, kerkon me lu me ta. Po nganjehere po thellohet disi ne bote te vet, as nuk pergjigjet kur e therrasim, as nuk tshikon, as nuk fol asgje. Mi than psh ku eshte naj loder, as qe shikon. Ndodh teper rralle me me kuptu e mu bind dicka cka kerkon. Ma heret kur e qortojsha u bindke tash jo hiq 20 here thuj prap ne sherr. Ka teper deshire mu ngjit neper mobilie e me vrapu me, sdi as qysh me lu e me msu se ska interes mu ul me lu po vec me vrapu. Plus pervec kesaj ka shenja te autizmit tjera shume, psh: nuk ka dite me duartrokit deri vone dikun 18 muajsh,nuk pershendet me dore, hala nuk ben me gisht me me tregu cka don (kur don dicka me merr perdore mqon te vendi a gjeja qe don), nganjehere ec ne maje te gishtrinjeve, i leviz gishtat afer syve e i shikon, bon me fyt njefar tiku teper shpesh, e prek fytyren me lodra, hundne gojen mjekrren, ose shtrihet ne bark e ferkon fytyren per toke. Nuk e di hajr in sha All ah se nganjehere me hjeket maraku nganjehere teper po sheqetsohna se ma teper po ta bojke dyshimi se me dite sigurt qe e ka bile fokusohesh si mi ndihmu e e din qe caktim i Zotit eshte smundemi me ndryshu
Tanna . (5 vite më parë)
Lea r ,njejt mendoj se e kam pas gjenerate mendoj se eshte hala i ri ne prifesion , nuk e di sa ka be pervoje, pa ia hup mundin se i zoti u kon gjithe ka mesu shume. Po masi e ki rastin per ma ne detaje Mimoza ose nese hapen kufinjet merr ne instagram gjeje nje psikologe teper e mire se un e perciell veq online. Aljona Jonuzi, ne Shqiperi. ajo ish teper e zonja me pervoje dhe shume e sukseseshme. Ai vlen me pas nje termin tek ajo. Edhe jepi femiut pakes kohe se femit gati cdo 3 muaj ndryshojn. Nese te kupton djali urdherat kur i thu merre ket, hape deren, gjeje ujin etj mos u be shume merak. Nese as 1 urdhen te vetem sta ndegjon!! Edhe aka naj gjest te autizmit a veq te ka hy ne koke se sod shume eshte perhap e secila po kemi frike. Te kom tregu edhe me par se edhe djali im ishte i ngadalshem ne disa gjera. A duartrokit pa ndal, a mos e rrok koken mbrapa kauqit pa ndal? Mos sillet me 1 vend pa ndal? Dmth nese bon diqka njjet ton kohen mundesh me dyshu. Inshalla'ah Zoti te ndihmon e ka vetem vonese e ske as nji shqetesim per te.
(5 vite më parë)
Lea r pershendetje sa i perket visarit e njoh shum ma pak. Mirpo un ta kisha keshillu ni psikologe tjeter Mimoza Shahini eshte profesioniste ne kite drejtim un e kam pasur profesoresh ne fakultet kur e kam perfundu psikologjin. Plus qika dajes prej zvicrres vjen e bjen djalin te kjo Mimoza.por prap se pra vendimi o i joti ku e dergon.paqit shendet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?