Pershendetje nena, edhe une po hi ne fazen tuaj, kuptohet skam aspak provoj desha te di se si shkon procedura te femija pasi qe te lind a duhet te lahet cdo dite apo me ralle, vjehrra ime thote cdo dite por me duket e tepert per nje foshnje qka mendoni?
E mira eshte se ne dy muajt e pare te jetes bebja te lahet cdo dite pasi pjese te ndryshme te trupit te cilat jane te mbyllura, te cilat nuk ajrosen mund te skuqen, per me teper dhe koka krijon nje lloj yndyre qe me vone mund te krijoje dhe koresh te vogla, ndersa me rritje kjo mund te ndryshoje ndoshte dhe 3 deri ne 2 here ne jave. Une kur i nderroja bebelinen vajzes kur ishte ne muajt e pare e shplaja me uje dy here ne dite, nje here ne mengjes dhe nje here ne mbremje perpara se ta vija ne gjume.
rejjan e dashur te uroj me se pari nje lindje sa me te leht.Une kam ndejt 2 dit ne spital dhe te nesermen menjher e kam pastruar,por pediatri me ka thene qe ta laj vetem ne uje me kamolil ose qumesht me i hedh,dhe floket me shampon.te pershendes
Sipas mjeksise bebja nuk ka nevoje te lahet qdo dite,un vajzen time nuk e kam lare qdo dite dhe asnjeher ska pasur probleme me lekuren.te sygjeroj qe ditet e para ta pastrosh pa shampon por me nje te kuqe te vese dhe me qaj kamomoli,eshte shum e shendetshme per lekure.
Une se kam pastru qunin derisa i ka ra kthiza se kom pas frik mos po i pezmaton. Kom lind te ejten,mas nji jave i ka ra kthiza une kom prit edhe dy dite edhe e kom la per her tpare se kom pas rast personalisht me nji nan te re aty afer e ka pastru kah dita e tret beben e ju ka pezmatu kthiza shume. E kom pastru pa uj sa kom mujt, e kur kom fillu me la e kom la çdo dite ne mengjes se u qojke ne ora 5 heret edhe sflejke ma, nja dy ore u merrsha kishe me mashtru hiq, kur u bajke 7 e pastrojsha edhe flejke nja dy ore tmira. Masi qe i ka ba nja 4 a 5 muj ma se kom pastru çdo dite po e pastroj edhe tash shpesh se kam qef shume . Mem ngu mu nuk e lan ne fillim çdo dite, e masanej po .
Dhe mos harroj te them qe gjithesesi t\'a blesh rrjeten per vaske,te ndihmon jashtezakonisht shume e sidomos ne ditet e para ku beba eshte shume e vogel,une djalin cdo here e kam pastruar naten para se te bije ne gjum :)
Pershendetje Rejjan te uroj se pari lindje te lehte,une ate dite qe kam lindur ma kan la djalin motrat ne spital (pakez kinse me special pasi qe i kisha te gjithe te njofshem),pastaj pas 4 diteve kam filluar t\'a laj cdo dite,dikush me thoshte jo,dikush po,mbetsha vetem duke shiku,dikur me thane qe duhet t\'a pastroj te hene e te enjte,shkova te pediatri ishte qershori sepse une kam lindur me 31 maj,dhe me tha bebi duhet te pastrohet ne keto dite te nxehta se paku 2 here ne dite,dhe ashtu veprova,deri diku ka fundi i tetorit,pastaj kam filluar nje dite po nje jo,kurse tani do filloj cdo dite.prej dites se 5 kam perdorur shampo,eshte shume interesant se djali im ka lekure te yndyrshme,bile i kam bere pyetje edhe pediatrit ketu te portali por nuk kam marr pergjigje.Shpresoj qe te kam ndihmuar.Zoti te ndihmofte
As une se kom la cdo dite edhe javen e pare pa shampon mas javes pare pak ne flok e per me fjet ma mire une gjithe para se me qu djalin me fjet i qeli dritaret e kom vrejt kur eshte dhoma ajrosur flen ma mire.
rejjan .edhe un e kam lar djalin tim cdo dite ne mengjes deri a i ka bere 5 muaj e me von e kam lar ne mbremje kur eshte ftohur koha e kam lar nje dite po e nje dite jo,. femija eshte mire te lahet cdo dite sepse flen me shume dhe rahatohet .te pershendes dhe te uroj suksese
Rejjan vajza ime ben tre muaj.muajin e pare e kam lare cdo dite ndersa tani njehere ne dy dite.Nje jave ekisha me grip dhe vetem e kam pastru me garza me uje te ngrohte e nuk kam mund me la se kisha merak mos e ftoh.Si thote vera tani eshte rritur pak dhe mezi po e mbaj ne govate se me iken nga duart e po e ben vendin qull me uje :):)
(14 vite më parë)
rejjan nuk eshte e nevojshme te pastrohet cdo dite, por une djlain time ne fillim e kam pastru cdo dite per arsye se u rahatojke me mire ne gjum flinte shume mire, por pasi qe ishe dimer fillova nje dite po dhe nje dite jo, tani i ka 7 muaj dhe e pastroj cdo dy dite, eshte ber shume i levizhsem nonstop ngritet ne kemb sillet , kur te jam vetem me shume veshtiresi e pastroj, sot isha vetem dhe te them te drejtem me shume u laga une se sa ai hahah.
(14 vite më parë)
Rejjan, mua ne spital e ne kurse e gjithkun me kane then se 5 javet e oara bebat jane te astra, vetem me la nje here ne jave sa me qene ne kintakt me ujin, e mos me harru e mos me ju largu mandej deshira per me u la. Edhe mu me kane thene nena e vjehrra me la cdo dite, mirepo nuk e kam lare. Eshte kire qe kur e nderron em is la ate pjese ku ja ve pampersin me uje e me ja tere, mirepo as ate se kam bere gjithmone, se lehone e vetem vet tu jetu. Mirepo vajza ime ska pasur probleme me skuqje, pos dy here ju kane be si pucra kur ka pas temperature
Une e kam lare vajzen per dit.mamit esht me la perdit se edhe femija ndjehet me rehat. Ju e dini me se miri per femijen tuaj. Te pershendes dhe te uroj dite te lumtura me femijen:)
un vajzen time deri ne 8 muaj e kam la cdo dit ne mengjes i kam dhan me pi qumesht dhe mu ka rahatue ma mir ,pasandej si zu me u rrit pak e kam ber dy dit jo ni dit po keshtu edhe pediatri me pat thene
Pershendetje nena, edhe une po hi ne fazen tuaj, kuptohet skam aspak provoj desha te di se si shkon procedura te femija pasi qe te lind a duhet te lahet cdo dite apo me ralle, vjehrra ime thote cdo dite por me duket e tepert per nje foshnje qka mendoni?