Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Tentim per shtatzani
Pershendetje te nderuara, kam 1 vit qe tentoj per shtatzani, jam 30 vjet dhe qe 3 muaj kam filluar me medikamente me keshillen e mjekut, clomifen, merional, si dhe dy insimime... kete muaj kam fillu edhe me metphormin, novothyral dhe dexamethason, mirepo asgje deri tani. Analizat i kam krejt mire. Ju lutem a ka dikush qe ka perdorur keto medikamente dhe ka pas sukses? Si dhe qka mund te bej tjeter? Faleminderit
Alba E (6 vite më parë)
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Jo pa dyshu në kurfar infeksioni, vet mi ka bo qato analiza doktori
Dorina Tina (6 vite më parë)
Jeta nese te del qe ski infeksion a duhet me i bo keto qe the ti apo vetem kur dyshon mjeku per infeksion ose ki infeksion te shpesht ??
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Mu mjeku mi ka propozu, se më heret skam dëgju për to
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Cmv është citomegalovirusi, virus tcilin shpesh po e kishin femrat rdhe po mujke me shkaktu abort tre nujorin e parë. UU është Ureaplasma urealyticum Edhe tjerat spo më kutjohen, ama e di qe doktori ka tjon janë të rëndësishme për ato qe dojnë me planifiku shtatzani, se nëse janë pozitive munden me shkaktu abort
LilaD (6 vite më parë)
Alba me ate rentgenin e incizimit te kanalave konsultohu dhe me nje mjek tjeter, se ose jane te hapura ose nuk jane, te pakten mos humb kohe, shikoje ne leter cfare te ka shkruar kur e ke bere hsg dhe kontrolloje giagnozen edhe ne internet, sepse nese kanalet jane te mbyllura vetem humb kohe, por ke zgjidhje me ivf keshtu qe nuk duhet te merzitesh, te uroj fat
LilaD (6 vite më parë)
Alba me ate rentgenin e incizimit te kanalave konsultohu dhe me nje mjek tjeter, se ose jane te hapura ose nuk jane, te pakten mos humb kohe, shikoje ne leter cfare te ka shkruar kur e ke bere hsg dhe kontrolloje giagnozen edhe ne internet, sepse nese kanalet jane te mbyllura vetem humb kohe, por ke zgjidhje me ivf keshtu qe nuk duhet te merzitesh, te uroj fat
Alba E (6 vite më parë)
Jeta faleminderit, jo nuk po di une i kam bo vec ato per hormone edhe normal analizat kshtu te gjakut komplet... e per keto nuk pasna degju a mundesh me i bo vet a ti propozon mjeku? A mundesh mem tregu per qka jon kto cmv, chl, uu?
Dorina Tina (6 vite më parë)
Jeta jo si kam ba ato per qka jan ?un i kam ba mcv , mch , mchc, rdw spo di a jan te njejtat me sa e di un kto jan per hemoglobin diqka . Spo di a mke pyt mu apo alben ?Spasna degju per to ! Un jetoj ne ch ktu kontrollohna 4 mjek i kam ndru e tash Kam vendos me bo pauz nga mjekt e kontrollat e terapit se mkan lodh ( analizat hormonale mdolen mir , kanalet i kam te hapura mir , spermogrami mir )me u ngjesh e provova tash se di mo qka ka mbet e qka me bo veq me prit kur don Zoti ishalla me gzon mu e krejt ato qka jan ne pritje me evlad te hajrit
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Dorina edhe une e kam bo prolaktinën shumë shpesh, secili laborator ndryshe ndryshe mi ma qitë. Alba, bazohu te vlera referente. Secila analizë e ka rezultatin si psh dorina qe e ka pasë 18 edhe vlera referente është 4-24y Deshta me tpyet a ke bo analiza si cmv, chl dhe uu. Une jam tu ngajt shumë nëpër mjek kam bo shumë analiza edhe mka ra me u marrl me to. Nuk jam e sigurtë për cilën prej më sipër më ka thon mjeku qe nëse është pozitive nuk tlen as me mbetë shtatzane pa e shëru njëherë. Te cili mjek kontrollohesh?
Teni29 (6 vite më parë)
Alba mu mdoket prolaktinen shumm te lart e paske un e bana para dy dite mdul 66 edhe hale te lart tha mjeku e ki
Elsssaela (6 vite më parë)
Alba edhe un kam perdorur shum tablet shumm ilace por asgje kam 3 vite qe tentoj per shtatzani analizat me kan dal mir mjeku m thot se ske problem por shtatzen nuk po njitem inshalla te gjitha grat qe kan deshir te ken femij i gzoft Zoti
Dorina Tina (6 vite më parë)
Alba varet prej laborit un tash von i kam ba anlaizat hormonale dhe prolaktina mka dal 18 vlera normale ( 4-24 ) shiko anash nese e ki letren posto nese mundesh se me at vler spasna degju asnjeher
Alba E (6 vite më parë)
Pershendetje dorina dori e kam kontrolluar edhe hormonin e prolaktines dhe disa te tjeter mjeku me ka thene qe eshte ne vlera normale ama une i kam analizat por spo i kuptoj leto vlera, psh per prolaktin eshe vlera 1623.00? Qfar mendon a eshte ne rregull?
Dorina Dori (6 vite më parë)
Pershendetje alba! Kontrollo edhe hormonin e prolaktines mos e ke lart. Te keshilloj te ushqehesh me mjalte te perzier me arra lejthi.
Alba E (6 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjije Dorina dhe Jeta, po une analizat i kam gjitha mire edhe vitamin D, folilu po rritet mjaftueshem sipad mjekut, kanalet i kam kontrolluar heren e fundit me nje lloj lengu me tha qe ma shume qe po jan te hapura ama nuk mu dok shume i sigurt mjeku, tash kete muaj do i kontrolloj prap te shoh a jan 100% te hapura. As vet se kam besuar qe do me duhet me medikamente me vazhdu kom mendu qe kur filloj me provu ndoshta mbes shpejt, po cka me bo duhet me prit ndoshta zoti nuk e ka shkru hala... ti Dorina a ke perdor kto medikamentet ( novothyral, dexamethason)? Qfar rrolli kan keto ne mbetjen shtatzene
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Përshëndetje Alba; siç të tja dorina shikoje a i ke bo tgjitha analizat, se një vit sështë pak me provu e mos me mbetë kur të gjitha janë mirë. Te cili mjek kontrolloheni,
Dorina Tina (6 vite më parë)
PerShendetje alba valla me te tregu te drejten edhe vet kam perdor clomifen dhe merional edhe 3 inseminime por skam pas sukses tash i kam lan kontrollat dhe terapit qe 2 muaj kemi nevoj per pushim dhe qetsim nese i ki te gjitha mir tkisha preferu me provu vet se kjo pun shum me stres eshte , a i keni ba gjitha analizat ti e burri ?? Se mu me doli munges e vitamines D mjeku mtha qe edhe kjo vitamin luan rol ne mbetjen shtatzan tash jam ne pritje edhe un , Kanalet a i ki te hapura ? A tu ka rrit folikuli sa duhet me terapi ? Qka po te thot mjeku se mu po me thot spo ke fat me mbet pergjigje pa kuptim per mua se diku duhet me qen problemi ose ndoshta thjesht nuk eshte koha e duhur dhe ende Zoti nuk do te na gezoj me femij , te deshiroj shum sukses dhe ishall se shpejti gezohesh me shtatzani e femij te shendosh nese don dergoma ftesen e bisedojm privat ndoshta mundemi me keshillu e me ndihmu njera tjetren
Njomza4 (6 vite më parë)
Pershendetje e nderuar, edhe une kam perdorur terapi pothuaje te ngjajshme ne muajin e 4 te terapise kam mbetur. Mundohu edhe te ushqehesh shendetshem. Mirru me diqka qe ta largon fokusin te shtatzania. Si dhe be shume lutje te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?