Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kokëdhimbja e padurueshme! Ju lutem më jepni ndonjë këshillë

Te nderuara nena prej muajit te shtate kur isha shtatzane mu paraqit nje kokedhimbje e padurueshme dhe vazhdoi deri pas lindjes. Tash pasi djali im mbushi 10 muaj, pra me eshte paraqitur e njejta kokedhimbje, nuk bene pune asnje medikament vetem kur me ze gjumi nuk e ndjej dhimbjen. E bera testin e shtatzanise nuk jam shtatzane, u kontrollova te shume ordinanca dhe nuk me ndalin dhimbjen asnje nga medikamentet te cilat mi kane rekomanduar mjeket. A keni perjetuar ndonjera nga ju dicka te tille nga eksperiencat e juaja, dhe me sugjeroni se cfare te beje ju lutem?

Gerta ....... (14 vite më parë)
Meriii (14 vite më parë)
Harrova me te tregu , tek une paten dyshu qe ndoshta edhe dhëmbët 8-shat qe dalin ne menyre te parregullt, me paten thene me shku me i hek. Se edhe ata po te shkaktojshin shume kokedhimbje. I pata hek edhe ata. Ndoshta po behem e tepert po veq pata deshire me te tregu se krejt po ta besoj, ne te njëjtën gjendje kam qene dhe unë. Tung.
(14 vite më parë)
:) veq bej mire ti, eshte knaqesi shendet
Meriii (14 vite më parë)
Ohhhh Gerta sa shume po me dhimbesh besom, krejt po ta besoj ty, une te tregova 2 muaj me ka dhimt cdo dite, dikur edhe naten fillova mi ndi dhimbjet, therjet, shtrengimet. Verrc verrc si rryma spo di as vet qysh me ta spjegu, veq e di qe pata hy ne depresion, ndersa tani qe nuk kam dhimbje koke, tash si te zgjohem cdo mengjes shqetesohem, fillojne rrahjet e zemres shpejte, se me ka mbet frike prej kokedhimbjes, ende spo mundem me ardhe ne veti, se shume u frikesojsha se qka po ndodh me mu, prap po te them qe ende nuk e di a e kom pas prej unazave cervikale, apo nga stresi kete kokedhimbje, por sidoqofte kam ndegjuar per nje spital amerikan ne Tirane, po e lavdojne shume, ndoshta do ishte mire te shkosh ta besh nje kontroll edhe shume shpejt kontrollohesh. Edhe mu mu pat bo jeta bajat, po deshti zoti i madh mu ndalen dhimbjet, mirepo tash spo muna me hek shqetesimin qe po me mundon cdo dite, frikesohna shume, mkap si ankth, sguxoj me perdor naj qetesues se e kom beben ne gji. Te pershendes shume zemer e ishalla te kalon. Tregona per qdo gje nese ben me mire. Spo di ndoshta tu ndalet vetvetiu dhimbja sikur mua.
Gerta ....... (14 vite më parë)
Zakira f te falenderoj nga zemra e dashur.
(14 vite më parë)
gerta shpresoj te besh me mire e nderuar, sa i perket fares se zeze nese je nga Prishtina mund te gjesh tek xhamia e madhe perball saj tek ato dyqanet qe jane aty, ndersa sa per Hixhame te kisha lut te kesh shume kujdes ngase ne Kosove ka shume pak profesionista qe e bejne kete, ne te kunderten eshte e rrezikshme te behet nga kushdo, shko tek klinika private Meka dhe aty me duket eshte nje doktor profesionalist qe e ben kete, vertet Hixhama eshte shume e mire per kokdhimbje mirpo duhet te behet nga njerez profesionista ne te kunderten mund te kete pasoja te randa... te uroj suksese Gerta e shpresoj te te kaloj dhimbja sa me shpejt, ah gjithesesi ate poziten e kokes ne toke provoje ne pjesen e tret te nates...
Gerta ....... (14 vite më parë)
Nena te dashura ju falenderoj tej mase per perkushtimin tuaj ndaj brenges time. Jam ne hall shume te madh tash ka filluar edhe te mos me zeje gjumi naten nga kokedhimja thuajse te gjitha i kam perdorur perveq ketyre farave te zeza te cilat nuk e di se ku ti blen dhe si quhen, ju lutem me tregoni se ku ti bleje, mreme isha ne nje barnatore dhe pyta per to mirepo askush nga farmacistet nuk e kishte idene se per cfar po flisja. Ju lutem me tregoni se ku ti bleje, sepse jeta ka filluar te mos kete kuptim per mua nga kjo kokedhimbje e cmendur. Te ju tregoj se cfar kame perdorur deri me tani: Kam perdor mjalet, Propolis te koncentruar, tableta me permbajtje te larte te qetsimit t dhimbjeve, injeksione, bera CT-ne e cila me doli mire, gjithashtu bera edhe rezonancen magnetike e edhe ajo doli mire. Bera EHO-n e zemres, CT-ne e boshtit kurrizor, te gjitha analizat duke perfshire edhe lyerjen periferike te gjakut, te gjitha me dolen mire, 5 here ne dite vendos koken ne toke nga 5 deri 10 minuta por pa sukses ( Zakira F, eshte shume e vertete ajo qe thua sepse vetem ne ate menyre shprazet koka nga valet e ndryshme magnetike te cilat i akumulon koka cdo dite, dhe e di se vetem me poziten e vendosjes ne kokes ne sexhde funksionon damari kryesor i mallit, mirepo deri me tani kjo pune me ka ndihmuar por tash asgje nuk po funksionon, lutem sa te mundem, ne ushqim kame shume kujdes, me kane derguar medikamente thuajse nga te gjitha institutet e hulumtime shkencore ne USA, keto medikamente me qetsojne dhimbjen vetem per 1 ore apo 2 dhe prap shfaqet dhimbja, jame ne hall shume te madh me te vertet me nuk kam as fuqi. Me tha dikush dje se Hixhama mund te me ndihmoj rreth ketij problemi, mirepo kontaktova me nje nga ordinancat e cila po merrej me kete une mirepo askush nuk e hap telefonin, nuk e di cfare te beje. A mund te me tregoj dikush a ka provuar Hixhamen dhe se ku egziston ndonje vend ne kosove qe e bejne hixhame, ju lutem me tregoni sepse kam dhimbje te tmerrshme. Ju pershendes dhe ju falenderoj nga zemra per keshillat e juaja dhe perkushtimin e kohen e juaj qe keni ndare dhe ndani per mua!
Moza M. (14 vite më parë)
gerta, une pas lindjes kam pas shume kokedhimbje, me ka zgjat deri ne dy vite pas lindjes dhe njesoj sikur ti me eshte dashte te pushoj. i kam bere analizat dhe kam zbuluar qe Prolaktinen e kam te ngritur, pasi kam marre terapi 8-jave me ka pushuar kokedhimbja
Anoda , (14 vite më parë)
Gerta burri im eshte fizioterapeut dhe aq shume ka pacient me dhimbje koke sa nuk mund t\'a besosh,dhe te gjithe jane qe punojne ne zyre,keshtu qe do te keshilloja te besh nje fotografim dhe ndoshta e ke nga unazat,..Te uroj sherim sa me te shpejte
Shqipe s (14 vite më parë)
Provo me magnezium dhe b-compleks se vitamina b eshte per ushqim truri ndoshta e ke prej lodhjes... Megjithese mua sme dhemb koka thujase kurre njehere ne tre muaj, ndersa motra ime ka pas kokedhmebje ja ka rekomanduar mjeku ne Zagreb me i kombinu keto dy medikamente kogja shume ka pas efekt.
Rina Itali (14 vite më parë)
Pershendetje nena. AZ 1979. tu kisha lutur shume e nderuar nese kishe mujt me ma shkrujte kete qajin qe po thu lule bleta, ku blehet dhe sa here ne ditje a po si mund ta perdor pak a shume, nuk e kam per veti, por per nenen time ne Kosove sepse i dhemb koka shummme  nga migrena, ju pershendes shume dhe ty Gerta ishalla te kalon sa ma shpejte, ju uroj nje mbremje te qete edhe pse se di kur do mberrije komenti im sepse zakonisht mbas dy dite po vin, ok klm.
(14 vite më parë)
Nje menyre natyrale eshte ti presesh patatet ne rreth dhe ato ti vendosh rreth ballit duke i mbajtur derisa te ta qetesojne dhimbjen.Kete e kam praktikuar ne shtatezani dhe gjate gjidhenies.Kurse tani pi kafe me limon dhe ne dhimbjet e forta qe i kam nga migrena i perdor tabletat vector, me ndihmojn menjeher. e dashur duhet te konstatosh prej cfar te dhemb koka, eshte ftohje, stres, promaja te ka kap, migren .....
(14 vite më parë)
Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.
(14 vite më parë)
pershendetje Gerta, provoje poziten me ball ne toke dhe do te shohesh se kjo do te te ndihmoj, mund te duket qesharake per dike, mirpo njeriu ka origjin nga dheu( toka) dhe qetesohet kur i afrohet origjines se vet, Shkenctaret kane vertetuar se kur koka bashkohet ose prek token ( balli posaqerisht ) arrin ne nje relaks magjik, thjesht koncetrohu ne kete nuk po du me nxit debat amo ndoshta ke ndenjur ndohnjehere me Musliman qe e praktikojn namazin dhe ndoshta i ke ni tu thon se sexhdja eshte pozita me e dashur dhe me relaksuese, besom nuk thuhet rasisht kjo mirpo ka nje baze te fort rreth kesaj...Krijuesi e din se per qka kane nevoj krijesat me fal nese me keqkuptove diqka suksese dhe uroj te te kaloj dhimbja sa me shpejt uroj shendet per ty dhe femiun tend...
Diellza pz (14 vite më parë)
Pershendetje Gerta mua me dhemb shume shpesh koka mirepo menjehere pi solidamor nimesulid e din ndoshta cfare jane tablet pluhur eshte dhe mbas 2 3 minutave me kalon ndersa para nje jave nje shoqe me tha qe kush pin qdo dite nga 3 litra uje nuk i dhemb koka fare ose rralle une pi shume pak uje dhe keshtu shpesh kam dhimbje koke, ishalla te kalon.
Meriiii (14 vite më parë)
Gerta, une 7 muaj pasi qe kam lindur me pat filluar nje dhimbje e padurueshme e kokes, kam pas si therrje, si shtrengime ne pjese te ndryshme te kokes, si me më hy naj insekt spo di si ta spjegoj. Shkova tek mjeku, me tha ti beja analizat, analizat dolen shume mire, kokedhimbja nuk ndalej, atehere me rekomandoi mjekja ta bej nje rentgen cervikal, unazat me dolen jo mire. Shkova tek fizioterapeuti bera ushtrime nja 7 dite, tash une nuk kam dhimbje, mirepo nganjehere mendoj qe ndoshta nuk kane qene ne pyetje unazat, por stresi. Uroj qe te ndalet kokedhimbja, mirepo te kisha preferuar ta besh edhe ti nje rentgen edhe pse nese e ke femiun ne gji nuk preferohet ta besh, mirepo une nuk munda te duroja me, sepse 2 muaj dmth cdo dite vazhdimisht me therrte koka dhe mu desh ta bej rentgenin. Po ashtu edhe fiziatri me ka thene qe unazat te japin shume kokedhimbje, duhet ta kesh parasysh kete se ndoshta aty eshte problemi. Te pershendes.
Gerta ....... (14 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra per keshillat e juaja dhe do ti provoj qe nga ky moment. Ju pershendes dhe ju uroj nje dite plot gezime.
Tina Re (14 vite më parë)
Edhe une gerta kur isha shtatzane me dhimte koka shume,pai tensionin ekisha te ulur,dhe mua me tha ginekologja nga 1 kafe ne dite,dhe me ndihmonin magnezol dhe tash prap kam disa her dhe pij nga 1 magnezol,asgje tjeter,Zoti ta largoft e dashur
Anoda , (14 vite më parë)
Pershendetje Gerta,une per vete sa here kam pasur kokedhembje kam pire shume uje me shume se 3 litra dhe me ka pushuar,nusja e axhes ka dhimbje te medha dhe e pin cdo dite nga nje red bull,thote po mos te ishte ky une do vdisja nga dhembjet ajo thot qe i pushon.Uroj te te kaloj sa me shpejte
(14 vite më parë)
Kokëdhëmbja menjanohet me ndihmë të pikës \"hoku\" . E diel, 02 tetor 2011 18:18 hits: 339 . . . Kinezet besojnë se secila sëmundje ose dhëmbje vjen nga çrregullimi i rjedhave të energjisë në trup. Pika hoku gjindet në dorë dhe kinezët besojnë se shtypja mbi atë pikë ndikon në rrjedhen e energjisë. Sipas tyre, ajo pikë ndihmon që ta largoni dhimbjen e kokës. Si ta gjeni pikën hoku Pika hoku gjendet ne shuplakën e dorës, në mes të gishtit te madh dhe gishtit tregues. Për ta gjetur është e nevojshme ti bashkoni këta dy gishta. Pika hoku gjendet në vendin ku tregohet muskuli. Si të ndihmoheni kur keni kokëdhëmbje Pasi ta gjeni pikën hoku, me doren tjetër shtypeni, në mënyrë që gishtin e madh do ta vendosni ne anën lart ndersa gishtin tregues ne anën e poshtme të dorës. Drejtojeni shtypjen nga ashti i gishtit të madh. Bëjeni këtë një minutë dhe pastaj ndrrojeni dorën. Mendoj se te ndihmova sado pak te uroj shendet dhe do kesh ne fakt se je njeri shum i mir
Gerta ....... (14 vite më parë)
Faleminderit e dashur te falenderoj pa mase per perkushtimin qe ke, dhe te uroj te gjitha te mirat ne jete.
(14 vite më parë)
une kam pas kokedhimbje shkaku i gjakut te ulet ne shtatezani, e mjekja me ka pas thene me pi nga nje kafe, cola, ose red bull me limon. tash po me dhemb qe 10 dite cdo dite, mirepo une po ia le kohes, se si po eshte koha me e mire po me kalon, si po prishet po me dhemb...medikamente nuk marre se e kam vajzen ne gji, vetem kafe me limon

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?