Pershendetje nena,
Data e fundit e ciklit qe kisha ishte 27.06 dhe sot ne mengjes e bera testin dhe rezultoi pozitiv.
Mirepo gjate dites pata sekrecione ngjyre kafe dhe tani jam ne merak. Viziten te mjeku e kam te henen 03.08.2020.
Nga pervoja juaj ju lutem me keshilloni sepse eshte shtatzania ime e pare dhe po kam frike.
Jam shtatzane ne javet e para dhe ende nuk po vrehet mire fetusi.
Po vrehet mirepo jo shume pasi qe jam krejt ne fillim.
Me pershkruajti iro-vit kapsula si dhe per shkak te sekrecioneve me pershkroi utrogestan 100mg per ta forcuar fetusin.
Te faleminderit shume per interesimin f&f, kismet me 10.08 e kam kontrollen e radhes ku do e shohim se fetusin dhe nese kemi fat do i ndegjojme edhe te rrahurat e zemres.
Faleminderit shume te gjithave, bisedova me gjinekologun dhe sot me la nje termin. ju faleminderoj te gjithave per keshillat
(6 vite më parë)
trina nvaret se mund edhe mos të jet ndonjë problem , qysh e ka shkru i madhi Zot ndryshe sbëhet , shtatzanjn e par veq një pik sekrecion kafe dhe pata abort , shtatzankn e dyt kam pas sdi sa her sekrecione kafe shum.me merak shkoja te dr mirpo gjithçka shkoi mir , uroj që.e jotja të.mos jetë asgjë serioze e të.jet bebi mir , shtatzani të mbar.
(6 vite më parë)
Nese nuk je tu perdor kurgjo perveq acidit folit tkishe preferu para dates 3 nje vizite tek gjinekologu edhepse edhe nese ndodh diqka jo e mire, as gjinekologu ska kurgjo ndor. Uroj tkesh vazhdim tmire...
Trina mos qo pesha tranda kujdesu per veten qito dit a je tu perdor diçka me pi, utrogestan ose acid folik. Kujdesu se tash edhe bajrami na femrat sdim me u kujdes fort per veten.
Mire do te ishte te besh nje kontroll pasi keto sheja ne fillim sjan dbe aq te mira por mund edhe nga mbjeta ciklit ose hematom.Por ma mir nje vizit me.sot trasvaginale
Dita3 sapo e pash komentin tend, po frika ime eshte se ngapak po kam dhembje te barkut mirepo jane dhembje te rralla :/ Ju falenderoj te gjithave per keshillat
F une kontaktova me gjinekologun para se te kisha kete sekrecion dhe me la termin me 03.08. Po pres ndoshta nuk eshte ndonje gje sepse dhembje kam vetem sikur te ciklit shume rralle nganjehere gjate ketyre diteve kam pasur dhembje shume te vogla. Te falenderoj shume per keshillen
Trina une shtatzanin e 3 bë fillim kam pas sekrecione kafe, bëje një vizit tek dr e sheh per se afermi gjendjen ndoshta ke hematom (sje pastru mir prej ciklit tkalum). Utrogestan dhe acid folik duhet met pershkru, por ma mir konsultohu me mjek.
Ne shtatzanin e pare kam pas edhe une jo sekrecione kafe po edhe disa pika gjaku ne diten qe duhet te vinte cikli. Ne te dyten rreth javes se 5 nja 3 dite sa pushuan u paraqiten prape ne javen e 6 por vtem sekrecione kafe te lehta. Morra terapi dhe kaluan nese te ndalen dhe nuk ke dhimbje barku se besoj qe jane shqetsuse shume. Konsultohu me mjeken tende gjithsesi.
Data e fundit e ciklit qe kisha ishte 27.06 dhe sot ne mengjes e bera testin dhe rezultoi pozitiv.
Mirepo gjate dites pata sekrecione ngjyre kafe dhe tani jam ne merak. Viziten te mjeku e kam te henen 03.08.2020.
Nga pervoja juaj ju lutem me keshilloni sepse eshte shtatzania ime e pare dhe po kam frike.
Ju faleminderit per kohen