Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jasht teme ( si i keni raportet me vjehrren)
Pershendetje nena, si i keni raportet me vjehrren, mua personalisht me pengon qe perzihet tek bebi im, nuk e ka kohen e gjumit flen me von vetem qe ta merzit me shume pastaj qan menzi qe flen, nuk eshte ushqim i mire ky qe i jep jepja keto, shume po e kam merzi qe perzihet tek bebi, krejt kohen ka deshire mi majt vetem mos ta len afer meje amo femija eshte i imi, kur te qan pastaj merre? Si keni vepru ju??
Ina Ina (6 vite më parë)
Ana . (6 vite më parë)
Hahha aman asnjeher sna behet mire thuaj.... miamar , me thene te drejten pas lindjes dhe tani qe po kaloj nje periudhe pak te veshtire me shume sherbim me ben vjerra se mami.... kur njeriu esht pozitiv dhe e do mirqenjen e familjes te behet nene e kaluar nenes, dhe pse un psh nuk i kam thirr asnjehet mami , i thirrja ne emer dhe tani nena sic i thrret dhe cuni....
Miamar Mia (6 vite më parë)
Elsa??? kujton ana se vjerra eshte si nana hahaha
(6 vite më parë)
Ana a e nderron kete vjerren ti?Te pakten per disa dite hhahahah
L T (6 vite më parë)
Lum qe ju qe keni raporte keshtu. Une mundohem mos me I kthy fjale edhe pse disa here me plas me sende te kota por e paramenoj po ti kisha kthy llaf e ta kundershtoj. Tek un eshte e qarte qe ajo ska dasht une e burri me qen bashke. Per burrin tim ka dasht tjera ti marr e per mu jo ngaqe jam pak e re ne moshe e po ka dasht nuse prej fshati ata qe kan lope e ara. Por une qa te bej keshtu fati ka qen. Dhe gjate kohe djalin se ka mbajt shume nuk eshte se nuk e Donte po thjesht nuk ka qene koha per femije. Femijet I jep zoti. Tash qe eshte rrit pak po qesh e po na vardiset djali po e merr pak me shume ta mbaj. E per tu perzi ka qef te perzihet e po me perzihet shume por ka edhe pak mesim nga kunatat edhe ato se kan ndegju edhe po e dijn qe edhe une disa sende sdo I bej. Sepse nuk mund ta vej djalin te flej asaj kur I konvenon. Djali nuk e han nje usbqim sun ja api me zor. Kur I jap pak fol, kur me vjell perseri po fol.
Anda... L (6 vite më parë)
une skam. vjeherr , se kom njoft hiq se ka vdek para se mu martu para se me taku burrin tem , po ekam nanen tem edhe thjesht krejt qeto qe pi thuni per vjerra mu mi thot nana jem , mdihmon rreth femijve mos ta kisha pas ata sdi qysh ikisha ru ment n kok , po veq pse ju thot vjerra ju doken ma ndryshe se mja than nana osht nana jote e me than nana burrit meniher kundershtim , personi qe jav thot qeto "vjerra" nashta edhe mir me than a eka than ajo e ka than per keq meniher e marrum e di sigurt qe edhe une e kisha marr qeshtu si ju isha ba nervoz . e vertet qe edhe un bana nervoz sidomos fillim kur ka lind qika sdojsha kekrush as me kqyr se thojsha po ma marrin , haah a tash menxi pres mema hek dikush prej dore . Qekjo nana jem qe mi kqyr fmien sot edhe mthot kqyre qeshtu kqyre qashtu , edhe un sbana nervoz as sen se nana pom thot ,po neser kjo ka mu kan vjerrra e ni nuses qe ka me msu njejet si mu ama asaj ka mju dok qe pju perzihet nfakt qe so e vertet . Edhe per fund apet ju kuptoj skam qef me keqkuptu mesazhin se ju kuptoj se asvet skam qef memu perzi kekrush hiq po thjesht mesazhi i krejt fjalve qa deshta me than osht ," se ma shum kaniher qon pesh personi qe t thot diqka sesa vet fjala " .
Ana . (6 vite më parë)
Problemi im esht qe vjerren e kam me te mire se veten... un merzitem asaj hic nuk i ngel hatri, nuk me jep mend per cunin, nuk me perzihet me burrin , sme thont naj her ku ishe apo pytje qe mund te te bezdisin, me ndihmon me te gjitha ne shpi dhe pse nuk eshte mire fizikisht . Ka nje gje te keqe qe do vetem me fol nuk pushon 1 minut un jam e kunderta skam nerva per muhabete, ka vese si pleqt ne pergjithesi... gjithsesi dhe un ja kam bere tr qarte qe ne fillim ne lidhje me cunin dhe nuk kundershton, i kam thene mos i jep gjera te blera psh dhe nuk i jep asnjehere. Jam shume e prere kur flas per cunin nuk i le fare vend per kundershtim, sigurisht kam dhe mbeshtetjen e burrit
L T (6 vite më parë)
Njejte edhe vjerra ime po do me u perzi gjithkund. Psh pse djalin e zu gjumi seshte koha. Pse po I jep molle ose ushqime teglla jepi si une qe I kam ushqy me lenge pasuli ose qa hajm ne. Me thote merr miell digje me vaj e pastaj shtij uj qe te ja japish djali8te shtoj peshe. Qme duhet te shtoj ne peshe djali duke e dite qe nga mielli e vaji smerr asnji nutrient. Cdo send qe e preki ose e bej e kundershton edhe kur jam ne te drejte e leje kur gaboj. Nese gatuaj une diqka nuk e prek me dore e gjen arsyetime. Por saqe shof gjith jan njejte qashtu. Sidomos une qe kam ardh te kto e kta kan jetu ne amerike Ohoo ne qe vijm nga atje ketu hiq spo dimi send. Por burrin e kam te mire e per hater te tij po e duroj e spo I them fjale sepse burri po me ndihmon sa here qe eshte I lire me djalin e lan, e vesh, e mban, e merr we une te flej me gjate deri tash shume mire e qojm por edhe kjo I pengon asaj. Ngan shpirtin ma plas duke u anku se sa ka vujt ajo e sikur une I kam faj. Ne realitet hiq ska vujt se sa eshte martu drejt ne amerike me burre me fmije askush nuk I ka ndejt ne koke siq Kan pas nenat tona pune ne ata e me lope. Po tash ske qka me bo fundi. Shyqyr qe kam djalin sidomos tash qe eshte be at fazen me te lezetshme
My Baby (6 vite më parë)
E dashur edhe un kam te.njetin problem po pelcas po nuk kam cka me ba ka diskutu burri shum her me ato qe mos tme bejn presion dhe mos te perzihen po nuk kuptojn un burrit i kam than se femijen tjeter do ta bejm kur do te dalim ne shtepin e ton..un nuk e kam prit ket sjelle te atynve se kur kam.qen shtatzan vjehrra me ka nda me burr dhe e ka pohu qe as femijen tim nuk e don po mbasi lindi fmija nuk me ka lan me muaj ta preki se po e demtoj e un ja kam lan Zotit se shum me ka mundu shpirtnisht dhe psiqikisht.Zoti ua dhasht hakun
Xhu Xh (6 vite më parë)
E imja perzihet edhe tek buka qe hame.Thote ha cte duash e rri te sheh ne drite te syrit a thu se thote me vete te ngecte ne fyt.E ta mendosh qe jam ne pune e ndihmoj ne ekonomine e shtepise.Nderhyn edhe tek tasi apo pjata me te cilen do sherbehet.Spo vazhdoj me teper se duhet me shkrujt shum,hahaha...Ne fillim merzitesha...edhe sot e kesaj dite se kam ndjere ndonjehere veten se jam ne shtepine time.Mgj ia bej hallall te gjitha.Ka nje zot aty lart qe inshalla durimin do ma ktheje ne shperblim.Me raste dhe une kam ngritur pak tonin e zerit per gjera qe vertet me kane merzitur por kam tipin qe nuk mbaj inat e i kthehemi normalitetit shpejt.Koheve te fundit ajo flet e un ne shumicen e rasteve nuk i kthej pergjigje hic,e le te beje cte doje.Me mjafton qe me tim shoq i kam punet ne rregull,te kem dhe femijet mire po cdo gje tjeter eshte pa rendesi.Askush se ka jeten vaj.Me mir me pas kto probleme se sa gjera me te renda.
N K (6 vite më parë)
Pershendetje nana, besoj e dini cila jam une postimet me te shpesha i kam ne lidhje me vjehren haha. Sa kam qene shtatzane na ka nda me burrin e tash kinse ma don djalin, ka shku aq larg sa ma pati bo djalin per vete, ikte djali nga une vetem pinte shpejt dhe lypke me shku te ajo, hale me pengon qe i thot hajde te mami mereni me men mami 70 e sa vjeqe, une kam deshir me me thirr djali mami dhe ka fillu me therret mama ndersa ate ende biles shpesh e therret hej. I thash nje dite a po e sheh boll po i thu hajde te mami edhe sabia po e din qe sje mami... thjesht injoro e dashur shijoje kohen me bebushin, kur te perzihet per diqka thuji ani ndersa vepro si don vet, ne bashkesi me jetu duhet shume e forte me qene, kur eshte bebushi zgjut kushtoja kohen ndersa kur eshte ne gjum kryej pune se i arrin te gjitha. Nese e ke bebin ne gji mos u streso se ta pakeson qumeshtin, nuk ja vlen per asgje ne bote me lan bebushin pa gji. Te pershendes shume
Arieta D (6 vite më parë)
Vjehrren e kam shume te kuptushme sme perzihet. Ndonjehere me thot keshtu me pelqen ose dicka po nuk ja mar per te keq. Me shume perzihet nana jem pseeee po kan djaliiii cka i bone hahahaha thu se gjithqysh duhesh mi bo fmise dicka per me kajt.
M N (6 vite më parë)
Secila femer kur shkon ne nje familje , kerkohet prej saj qe ajo ti pershatet cdo antari te asaj familje (gje qe hiq nuk m doket e arsyshme) jo qe nuk duhet me ju pershtat mirpo mendoj qe kjo pune duhet me shku ne menyre reciproke ( sikur ajo nuse qe po shkon ne at familje me ju pershtat njejt edhe ata duhet me kuptu) e sidomos kur behesh nane ateher pak ndrron edhe muhabeti . Sigurisht qe pa pervoja jon si nana fillestare na bon mu ndi shpesh her qe spo dina me kshyr fmijen ,e ne ato raste ndima prej anes vjehrres sigurisht qe na ploteson mirpo tu e dit mentalitetin ton "qe pot msoj e spo din" osht pak si ne menyr te vrazhd. Edhe dit sotit ma leht se me kshyr ni fmij e mu kujdes nuk e di a ka mo kohe mat leht. Se po je e informume ne gjitha menyrat si permes tv rrjeteve sociale. Per qka do po gjen informacion deri po rriten. Perpara pa kurfar kushte dhe i kan rrit , sot me pampersa me palloma(qaq mo e di ne djalin e pat ble edhe maqinen qe i ngroh pllomat e lakta) . Une i kom ngri pak raportet me timen , kam jetu edhe bashkallak dhe e di fare mire qe sosht e leht se ka me tu perzi secili , po njeri po deshke me bo durim e me hesht deri aty ku nuk bohet diqka e tepert . Une kam hesht ( e kom zgjedh heshtjen si armen mat fort) deri sa me i ka ardh kulmi e kam fol . Ne kete mes nuse - vjeherr duhet me lujt ni rol edhe burri qe me majt ni distanc e ni raport te shendosh si me grujen mos mi bo padrejtsi po as me nanen mos me bo mu ndi keq. Une shumicen e rasteve i kom tregu burrit qeshtu qeshtu osht puna, se vet mka thon per cdo gje qe t pengon e nuk t doket normale diskutoje me mu pastaj une e di si veproj . Dhe ashtu kom vepru. Fmija rriten shpejt, nervoza stresi e kto t bojn qe mos me shiju as fmijen tond. Mere veten me te mire dhe fmijen me te mire , nese ajo thot vepro kshtu vetem beja rrafsh ti beje apet ashtu si ta mer mendja dhe se si do me eduku fmijen. Nashta niher eshte i vogel mirpo tu u rrit ki me pa vet se si me ty qe rahatohet me askend tjeter. E zgjata pak ... te pershendes
Miamar Mia (6 vite më parë)
Une duke ditur karakterin tim qe nuk duroj dot te me japin urdhra:bej kete bej kete ,beje kshu beje ashtu si edhe duke ditur qe nuk e duroj dot fjalen e keqe,i kam dhene drejtim qe ne fillim e kam shmangur kete perplasje nuse vjerre ,vendosa te rri vete ,keshtu kur i shkoj per vizite me rrespekton ,ç'mallet me nipin .Ti nese e sheh qe te cenohet rehati dil me vete me burre dhe femije nese mundesh,se edhe gerr verr gerr verr nuk shtyhet jeta ,se nje jete kemi.
Dorina Tina (6 vite më parë)
Un jam njeher ne raporte shum te mira skam ende femij shpesh them me veten qe kur behen femija me siguri qe do kemi fjal e probleme mes veti kur je ne nje shtepi por jam mundu nga fillimi me ju pershtat edhe ajo me respekton shum kurr deri tash qe 5 vite e gjys jetojm bashk e asnjeher skemi pas fjal as se kemi randu me fjal njera tjetren as sme ka then fshije kta , mos e le aty etj etj ose diqka te ngjajshme ishalla gjithmon na shkojn raportet mir , ina mundohu sa me shum me pas durim e me hesht pyte per diqka qka sdin se te vjetrat kan pervoj me shum ne rritjen e femijes ishalla ste perzihet shum me ja tepru se per pak sbesoj qe ka problem , un them me veten vetem le tme fal Zoti femij ajo eshte kryesorja se te tjerat rregullohen me kohë
Lejla Abazi (6 vite më parë)
Un ala sekam ba bebin edhe 2jav mkan ngel po perzihet jo do e bej kshu kam ta rris kshu sdi insha alla zoti durimin se sen ma trand ska sjam njeri qe si pranoj tme mson diqka se e re jam 19 vjeqe kam nevoj per kshilla ama veq kur e mendoj se mund tme perzihet mvin nerva
Yllka D (6 vite më parë)
Une e kam pas keshtu , mirepo e lija te fliste prap e beja timen! Thjesht indiferente ... shendet shijoje rritjen, se ecin ditet shpejt vec kur e sheh qe u rrit e do thuash per cka humba kohen?!
Liridona Alina (6 vite më parë)
Une bashk jam me vjerren jo vjer po shoqe ekam wsht e re 45 vjet ika..jo une ekam qiken 13 muaj ama sperzihet vallai,thuj lem e kshyri vet i jemi esht edhe qaq do njerz mundoehn me dit shum ski qka bon
Trina Trina (6 vite më parë)
Une per vete jetoj ndamas, mirepo raportet me vjehren i kam shume te mira. Nuk me perzihet asnihere ne asnje ceshtje. Une tash sa kam marre vesh qe jam shtatzane dhe nuk kam ndonje pervoje shume. Shpresoj qe te rregullohet gjithcka per ty, bej durim se gjithmone je fitimtare

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?