Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Privatësia në portal!

Pershendetje te nderuara nena,kam verejtur se shume femra ne kete portal kane fotot e fshehura edhe nga miqte,eshte e drejte e secilit dhe ajo nuk mund te mohohet,por perderisa kalojme pothuajse tere diten ketu besoj se do te ishte me mire qe t'a njohim njera tjetren ne baze te fotove,une jam qe nga korriku 2010 ne kete portal,dhe besoj se gati te gjitha nenat ketu jane serioze dhe nuk kemi nevoje per frike,ju uroj dite te mbare dhe shpresoj se nuk ma merni per te keq.Respekt

Anoda , (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
edona edhe une kam menu se do mundem te vi..mendojsha te dal vet por puna e motit vetem keq ka marr sa kem nejt ne ks kur kam dal veq per shpejti..ishalla tjera here....juu pershendes shuuum...kthehu nga burri se mir esht knej ka ne ahhahahahahhah
(13 vite më parë)
duke marr pasasysh qe si po ofendoj njera tjetren ma mir mos em qit hiq foto un e kam qit por e ka hequr
Anoda , (13 vite më parë)
Donna tek ti po del qe ke foto albumi por nuk jane te publikuara,prandaj hyn ne profil kliko tek rregullo privacitetin dhe tek albumet dhe fotot beja miq,dhe ruaje :))
Donna K (13 vite më parë)
as un spo mundem a spo dii hahahah po ma von besoj qe ja qelloj dyqysh e gjoj menyren me vendos
(13 vite më parë)
Ide e mire, por kam nje problem me sa shoh sepse nuk mundem te vendoj foto ne profil,por ne te ardhmen besoj se e nxjerr nje foto ne profil.
Anoda , (13 vite më parë)
Moki une kam pritur se do te vish,por po e sheh edhe koha si u prish :(..Me se shumti une ja kam pa sherrin eres se tash klintet nuk po paguajne se po thone na ka demtu era hahaha..Nejse une nuk jam istogase por kam filluar te kthehem ka burri :))..Ju pershendes te gjithave
Donna K (13 vite më parë)
un per veti nuk kam nevoj mju genjy po e kam veq ni foto te djalit tim se si ka dy jav qe jam antaarsu ketu e nuk po kam koh me hi shpesh edhe kur po hi veq pi kshyri temat per me keshillu nakend.edhe hale nuk po di mir me perdor po sit gjaj koh do ti fus do foto te mijat me dionin.P.S.louise aprej istogut je aa?nga cili fshat?
(13 vite më parë)
hehehhe ska si vendi ime hahah edhe i keq me kan doket i mir ...po istogaset kokim ktu...une jam qmall po si te shkoj me merr malli fillll me ardh hahaha
(13 vite më parë)
Mos te kish pas edhe kete ere pernjemd kish marr msysh hahah,se po dal pak prej teme po mka marr malli fort per ate vend se skam mujt me shku gati qe 1 muj e me menzi spo pres me shku ne Trofte e me pushu synin me ate bukuri Sa shume istogase kokim,ju pershndes te gjithave
Liza Z (13 vite më parë)
ooo edhe mu ai park shume mu ka dhimt po shyqyr kan shpetu njerzit se tmerr ka qene.ne ate nate jemi shku per ne shpi kur kemi hy ne istog tu vozit 60 km ne ore veq kur na e ka qit kerrin en traken tjeter te rruges mandej me 20 km ne ore menxi kemi mbrri ne shpi.kete te keqe e ka istogu,po kete per msysh e ka hahahah
(13 vite më parë)
Edona kete te keqe e ka istogu dhe fshati im, eren e forte :-) Flm moki :-)
(13 vite më parë)
Shkendi kur e kam pa parkun rasadnik jam mushe me kajt
(13 vite më parë)
a louise tani te pava albumin me vajzen si engjellush qenka..
(13 vite më parë)
louise pse ske foto te poblikume....e edona une me duket se sdo te mundet te takohem me ty hiq sa deshir e kam pas po em femi qithqka me e veshtir hahaha...ju uroj qdo temir
Anoda , (13 vite më parë)
Te pershendesim Mehreme kalofsh nje vikend te bukur :)).....Hahahaha Soki ishin ditet e para te punes,filloj ere e madhe,une isha vetem ne zyre,paramendo ne vend qe te frikesohem une inqizojsha hahaha,8 ore ne zyre,vetem kersitke baam biiim,shii i madh,per ere mos te flasim vetem kur kam shku ne shtepi dhe i kam pa lajmet jam tmerru,ja bojsha burrit si kam guxu,a kam qene normal hahaha
Liza Z (13 vite më parë)
oj Soki mos na e kujto eren se ke tu na fluturu me shpija me krejt ahahahhah
(13 vite më parë)
Edona*
(13 vite më parë)
Edo ae kur fryjti qajo era e madhe, a qellove ne istog :-)
Anoda , (13 vite më parë)
Hahaha jona per pak isha duke dashur te t\'shkruaj,qe ki mungese per sot :$..Hahaha jo ne istog por vije shume shpesh ne prishtine keshtu qe kur te vije takohemi per kafe :))))
Meri H. (13 vite më parë)
Hahaha po ski faj se shume tshijshem, e di, ju pershendes per sot gjithave nanave, ty turoj pune tmare,se po e mbylli per sot faqen e ne viknd nshpi sbesoj qe kom kohe me e hap, nihemi te hanen ne mengjes .
(13 vite më parë)
Edona t\'marrte dreqi hahah...une kishe po jeton ne Prishtine, tu bo plan me te thirr ndfoj dite hahhah
Anoda , (13 vite më parë)
Nuk po i pelqejshin vetem djalit smokat me kos por edhe mua hahaha,punoj ne institucion mikrofinanciar ,administruese e klienteve dhe pergjegjese per vonesa ne Zyren e Istogut
Meri H. (13 vite më parë)
Edona kom harru me e shkru ntu ne faqe qe i jap qunit smoki me kos, se une i jap çdo dite, ja shytpi smokin ja baj kret pluhun edhe i qes kos, po qaq i shijshem bahet sa le nja qe e han ne hov po ka raste qe duhet edhe pak me ja shtu, i knaq i knaq. Valla vjerra npuen nuk asht ama shume pergjegjsi. Qka punon ti, une punoj si keshilltare e integruar per punesim, ne kuader te ministrise se punes, ktu ne zyren komunale te punesimit nSuhareke.
Anoda , (13 vite më parë)
E lumja ti,une duhet te jem e vizatuar ne pune deri ne 16 :((..Po shume mire po kalon,po flen dhe po han,bile mesuesja nje dite me tha ka ngrene smoki me kos,u qudita,thash hajt mbreme t\'ja provoj oo sa shpejt e pastroj pijaten hahaha,prej qe ka shkuar ne qerdhe eshte rregulluar shume me shume,zgjohet me kohe,bjen me kohe,po ha me mire,sepse para se te shkoj ne qerdhe flinte ne 12 te nates dhe u zgjojke ne 11 te dites,jam shume e kenaqur me qerdhen,dhe gjynah per vjehrren se bllokohet vetem ne shtepi dhe eshte pergjegjesi e madhe te kujdesesh per femije te dikujt,une do te keshilloja t\'a dergosh ne qerdhe
Meri H. (13 vite më parë)
Dot lodhmi dyt, une prej sodit se kam nji milion pune kur shkoj, menxi po pres mu ba ora 12 e me ik mos mu kthy ma masdite hiq,e premte arsyetohet hahaha. Mire je kujtu per ditelindje masi e ki ne qerdhee ki ma leht. A kalon mire djali ne qerdhe, a flen a han. Mue spo ma merr menja pa i ba dy vjet me qu ne qerdhe se pom dhimet se e kom msu diten ndjep me fjet e po tutna spom rahatohet. e kom blloku edhe vjerren.
Anoda , (13 vite më parë)
Po Mehreme e rregullove,sa me bukur duket fotoja e djalit ne profil :)))...Une po mendoj femijeve te qerdhes ai ne grup ii ka diku 20 femije,secilit ne nje qese t\'ja fus nga nje cokolate,fletore,dhe ngjyra,dhe nga nje shkrim ne te \"Ditelindja e pare e Rronit,kapelet gjithesesi dhe djalit nje maice \"Go party cause it\'s my b-day\" ose \"I still live with my parents\",dicka keshtu..po paska per t\'u lodhur neser djali dhe tani do te kerkoj qetesi ne shtepi hahaha
Yllka Kurteshi (13 vite më parë)
Ju pershendes!Une hala skom postu se skisha kohe ate dite qe jam regjistru kom desht po kysmet kom me postu se kom lon per diqka qe skom desht edhe une mendoj qe mujm mu paraqit spaku me emer.:-)
Ela Ela (13 vite më parë)
Faleminderit mehreme :)
Anoda , (13 vite më parë)
Ela nuk mund te kontaktosh si chat edhe kete teme e kam hapur para disa diteve,por vetem klikon ne emrin e shoqes qe deshiron te flaswesh dhe i shkrun ne murin e saj..Mehreme fotoja e djalit nuk te del,ne album e ke por ketu jo,nese deshiron qe t;i shohin fotot duhet te hysh tek \"rregullo privacitetin\" dhe ku shkruan \"fotot e profilit\" ti e zgjedh \"miq\",si dhe \"albumet dhe fotot\" e zgjedh \"miq\"
Meri H. (13 vite më parë)
E rregullova louise.
Meri H. (13 vite më parë)
Ela as une nuk e di a ka rubrike te veqant per me komuniku , pe shohf qe nese don mi shku dikujt klikon mi emer edhe i shkrun,qaq po di ma shume jo. Nashta na tregon dikush qe din ma shume .
(13 vite më parë)
Po mehreme te del te albumi, ketu ne profil ose e ki privat ose se ki fare :-)
Meri H. (13 vite më parë)
Edon se di mu a pom del fotoja e djalin se nuk pe shoh kerkun ktu te komentet e mija, nese jo mkallzon qysh me e ba publike nese nuk priton. Djalit ja kom thirr shoqnin e vogel hahahah,zemra nanushit, ja kom porosit ni torte me palaqo edhe ja kom thirr shoqnin e vogel diten kur ja prej torten edhe familjen teme. E ne mramje kam misafir ma te mdhej se kan qef me ardh se qashtu e kem na nifar rrethi qe kan qef me ardh. Kom pas menu nryshe valla, kom pas qef me e qu me kret fmin ne ni qender tregtare ku asht kandi i lojnave ama ky hala i vogel, ne qerdhe se qoj une se e kqyr vjehrra. Ama me fmi se i ka qwef shume se i bjen veq me me mu,burrin e vejrren e kur sheh shume njerz e fmi gxohet. Ja kom shttyp nji maic emrin edhe urime ditelindjen, ja kom ble do libra treja me prralla, e ti banjav fmive qe ti thirr edhe na ni kapele naper librari ka se une kom pas qef po skom mujt mja ba.
Ela Ela (13 vite më parë)
Ju lutem me thoni si funksionon tamam ky portal se une nuk kam shume qe ka hyre dhe nuk po e kuptoj si funksionon tamam.Psh Miqt qe kam a mund te flas online me ta?Sa per albumin e kuptova dhe tani po e formoj :):) ju pershendes te gjithave
Anoda , (13 vite më parë)
Me vjen mire qe jeni te pajtimit me mua,une per vete tani me shume po rri ketu se ne facebook,dhe per kete arsye kam deshire t\'a kem fytyren e asaj nene ose bebit te saj kur e shkruaj komentin,por ja qe si cdo here edhe tani femrat shqiptare nuk jane te lira te paraqiten me emrin dhe foton e saj per arsye te keqkuptimeve dhe te intrigave,cfare te besh jetojme ku jetojme,shpresoj se me kalimin e kohes do filloj secili te meret me punet e veta,deri atehere duhet t\'a cenojme edhe lirine e fjales e lere me dicka tjeter..O Mehreme po e kuptoj gezimin tend,djali im edhe 1 muaj e 1 jave i ben 1 vjet,mezi po pres,si ke menduar t\'ja festosh sepse une jam ne medyshje,ne qerdhe,ne shtepi me familje,vetem me shoket e tij te vegjel ne shtepi,apo nej udhetim me djalin dhe burrin..Maris lus Zotin qe sa me shpejt te te gezoj me nje femije te shendetshem..Ju pershendes te gjithave :))))
(13 vite më parë)
Ke te drejt Edona, une bile isha kane e knaqur qe dikush me shkru nje emer me shume sesa Iniciale, numra, ose vetem do shkronja qe po i shkruajn, bile me dite qysh me i thirre, te ishim kane ne usa, edhe inciale me shkru, kishim mujt me thirr psh ab (ejbi), ama ketu kur don me shkru, mas pari don me ju drejtu qasaj femre, tani psh nisi me ju drejtu e dashur a b, e dashur 303, e dashur nlmnlm....
(13 vite më parë)
po, thash edhe më heret, arsyet e të tjerve nuk i dim dha ka lloj lloj njërez që kan deshir të merren me fjal....po të kuptoj Maris...inshallah Mehreme të gjitha nënat i gëzon Zoti siq të ga gëzuar ty, duke filluar nga Marisi, që të këtë sa më shpejt një fëmij, inshallah don zoti të të gëzoj si qdo nënë tjeter,,, gjtihë të mirat ju uroj..
(13 vite më parë)
Po Mehreme, mund të ndodh edhe ajo, por tash aryset e të tjerve nuk mund ti dim ne...gjithsesi unë kam deshir që ti njoh të gjtiha nënat me të cilat kumunikoj këtu në këtë portal..Edona ka parashtruar një pyetje shumë të mirë....
(13 vite më parë)
Une personalisht nuk kam vene asnje foto jo per cdo por nese vendos foton time dikush nga fisi nese me kupton se cila jam atehere do nisi te flasi sa lart e poshte. Sikur te vertetonte ndonjera prej tyre qe une kam probleme nuk mundem te kem femije atehere ato do kenaqeshin. Kjo eshte arsyeja qe une nuk vendos asnje lloj foto dhe kam lene vetem emrin jo mbiemrin pasi e di se si jane njerzit. Vdesin te marrin vesh dicka qe te te prekin. Kjo eshte arsyeja ime!
Meri H. (13 vite më parë)
Hej nana sot po rri si ne therra npune se djali neser ma ka ditelindjen,hala spo muj me besu qe po i ban nji vjet hahahahah. Nuk po di qka me shkru per me kallzu sa jam ngzim. Veq ishalla po lutna nuk e len Zoti asnji qift pa fmi,ishalla qysh ma ka gzu zemren teme i gzon zemrat e gjithve. Ishalla kret fmija rriten me shnet tmire e i run Zoti.
Meri H. (13 vite më parë)
Ki drejt shume. E kom vrejt edhe une ama une e kom kuptu eedhe kshtu. Qe ka nana qe ndikohen prej rrethit, shembull nisna prej vetes. Une personalisht nuk ndikohna hiq se si ngoj qka flasin po kur mgjejn kojshiket ose misafirt tjer tuj lexu libra per fmi e komentojne gat at pune thuj ti se ku me dit qka u ba, jo ti Leme donme rrit fmij me libra,a thu qka dot bahet ky djali yt, po me tu ba haram qysh arsyetohesh e lloj lloj fjalsh. Edhe ktu nashta ka nan qe ka qef me lexu e me komuniku me nanat tjera po ka frik mos rastesisht qellon naj shoqe qe e njeh edhe e komentojne masnej. Sdi ishalla e kom gabim edhe mkritikon dikush qka kom than ,ishalla sja kom qellu hiq ama menoj qe nji perqindje e grave per ket pune i fshehin fotot. Une perveti spo kom kohe me qit foto tjera se po harroj me i marr prej shpije se npune skom foto te djalit ama kur mdel kohe kam me i qit edhe gxohna me mi komentu tjert.
(13 vite më parë)
Pajtohem me ty Edona, përderisa ne këtu kumunikojm njëra me tjetren,nuk e di pse i bëjn privatsi qdo të dhënë...unë nuk i kam privatsi por vetem miq mund te mi shikojn qdo gjë...shpresoj që edhe nënat e tjera të jen të këtij mendimi...dhe nuk kan pse ta marrin për të keq sepse asgjë nuk është kjo që sapo the ti...Qdo të mirë..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?