Pershendetje nena, jam e re ne portal mirepo gjithmone ju kam ndjekur por me hap llogarine ka qene veshtire. Sot funksionoi dhe jam shum e lumtur qe jam pjes e juaja.
Kam disa pyetje. Sot kam pas testin pozitiv te shtatzanis, mirepo jam e tmerruar sepse djali im eshte 1 vjeq e gjys, dhe i jap gji. A eshte problem nese vazhdoj me gjidhenie, dhe sa ka mu kon veshtire me dy fmije :( me jepni kurajo nena . Ju flm jeni shum te miraa
PerShendetje elona urime per shtatzanin ishalla te shkon mir , dhe djalin ishalla e ki me jet te gjat e me shum fat , mos u tmero por gezohu qe ke mbet dhe shijo shtatzanin se djali rritet deri sa te vjen bebushi tjeter , un spo mbes por nese don Zoti me mbet ndonjeher nuk kam me u mbrojt hiq femijen tjeter se rriten te njejten koh e knaqen bashk mesohesh me ta ne fillim te duket pak veshtir por ja del kismet me ndihmen e Zotit , per gjidhenie skam pervoj , te deshiroj gjitha te mirat
Per gjidhenie te oaskan keshillu e per kurajo as mos u brengos bile ish ma mire dy fmi i rrit perniher me nje pal nerva hahahah vertet ish ma mire masi linda ne qat fillim vajza u be si e eger vetem se jam marr shum me te derisa ja bera me dije se nuk e le mbrapa mas dore tash u knaq han ma mire asht qetsu e don vllaun e vet ja jap ne dor e mban bashk me mu ja jap djepin e lekumdim bashk e kshtu veq fillimin ke me pas veshtir pastaj ke mu knaq
Shtatezani te mbare ,keshillohu me gjinekologun per te pare nese ta perballon trupi se do sh energji gjidhenia ,nese te kerkon naten kam degjuar qe ti japesh uje disa net dhe nuk te zgjohet me,me te lehte e paç
23muj fmia i par 6muj fmia dyt , ma shum jam pas lodh psiqikisht veq me ni fmi sesa tashme dy ,skoka djali shum i vogel dej sa te lind beba tjeter pi bajka dy vjet e diqka , 6 muj ika pas qika kur kom met shtatzan 1 vjet e 5 muj kur kom lind , plus jetoj vet krejt senet vet edhe ja dal super me krejt
Prsh e dashur mir se ke ardh urime per shtatzanin une me shtatzanin e 3 kam mbet ku mi ka pas djali 9 muaj edhe kam vazhdu me gjidhenje deri sa djAli e ka lon vet une kam vjell shume e me infuzjona me humbje langjesh e lodhur pa honger pa pi 2 femij mu kujdes per ta po sjom dorzu qashtu e kom ushqy me ghi deri sa e la vet tash jom e qet se ka pi sa ka dasht veshtir o me 2-3 femij deri te msohesh pak se toni i qet sendet ne rend ske mo problem une per 6 vite martes 3 femij i kam bo
Urime e dashur, me mire we femijet te jene sa me afer me njeri tjetrin, une kam cunin 8 vjec dhe tani jam 18 javeshe se si po me duket me ia fillu nga fillimi edhe nje her shtatzani te mbare
Urime per shtatzanine,bebi ardhte i shendetshem inshalla e ti e kalofsh me te lehta kete periudhe.Sa per gjidhenjen gjate shtatzanise nuk kam eksperience,disa thone qe qumeshti prishet e disa jo.Nqs te duket e lodhshme bebi mjaftueshem i rritur esht pasi ha dhe ushqim.Si ta ndjesh ti vepro.Ndonjehere me mire kaq shpejt,jo si une qe do me kene femijet 7 vjet diference,hajde hyji dhe nje here atij halli,hahah.Pertej shakase,femijet jane bekim sido dhe kurodo qe te vijne.Mbare e mire e dashur :)
Edhe une I.kam.dhen gji djalit deri kur kam.qen shtatzan 6.mujshe me.djalin w dyte e pastaj thash tja heq se dy fmi priherit ne gji mu duke e veshtire.ti bej si ta ndjejn dhe urime e ardht me.kemb te mbare
Elona , vajza mi bon 3 vite ne shtator ndersa djali 4 ne tetor.
Edhe une te kisha keshillu sikur Arieta, nese vendos me ja nda ndaja pra tani sepse masi te lindesh do jet ma veshtir per fmijen sepse mundet me shpreh xhelozi pershkak pranis bebit tjeter.
Atehere ti e di me se miri Elona. Si ta ndjesh ti. Nese vendose me e hjeke hjeke tash sepse nese e le dhe pak femija i ka dy presione psikologjike qe nuk i bejne mire njera largimi nga gjiri e dyta lindja e femise tjeter.
Arieta D, ju flm shume po problemi eshte se edhe jam e lodhur pak prej gjidhenies se djali im vazhdon mu zgju qdo 2-3 ore si nje bebe, e ndoshta pak pushim deri te lind tjetri na kish bo hajr te dyve
Une nuk ia kisha nderpre hic. Ka nena qe dy femije i rrisin ne gji njekohesisht me diference deri ne dy vjet femijet. As mos e vrit mendjen hic. Nese ndihesh mire, ha mire, pi mjaftueshem as mos baj gajle.
Elona ka ktu plot nana ne portal edhe pse kan mbet shtatzan kan vazhdu me gjidhenie.
Sa per kurojo ahha mos ta nin de une kur kom mbet shtz ne fmijen e dyt djalin e kom pa 3 muj.
Mirpo Zoti te dergon forc e durim mi rrit e mi kshyr .
Deri ta bojsh fmijen e dyt i pari veq se pavarsohet pak nga ti .
Shtatzani te mbare
Kam disa pyetje. Sot kam pas testin pozitiv te shtatzanis, mirepo jam e tmerruar sepse djali im eshte 1 vjeq e gjys, dhe i jap gji. A eshte problem nese vazhdoj me gjidhenie, dhe sa ka mu kon veshtire me dy fmije :( me jepni kurajo nena . Ju flm jeni shum te miraa