Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E folura

Pershendetje nena, une jam nje nene e re dhe e kam femijen e pare eshte 8 muajsh djale. Jam e shqetesuar se nuk belbezon fare, edhe pse para dy muajsh filloi te thonte bbbbbbbbbea per ujin (gje qe e ka rralluar) asgje tj. Te gjitha karakteristikat etj te moshes i ka: reagon ndaj zhurmave te ndryshme akustike ose kur e therret ne emer, i dallon zerat, luan kryen disa veprime nese ja kerkon, te ndjek me sy e tj e tj. Pra a eshte shqetesues ky fakt? Faleminderit Juli.

Juliana Godeni (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
mos u bej merak gjdo gje vjen me kohen ja ka fal zoti shpirtin ja fal edhe te folurit mos u bej merak dhe ske nevoj te shqetesohesh moter
Medina O (14 vite më parë)
Mendoj qe ska asgje per tu shqetsuar se femija prej femijs ka shum dallim vajza ime kur ka pas 8 muj ka fol shum fjal mirpo e kam djalin e vllaut tash dej i ka bere 1 vite nuk ka fol tash i ka 14 muj edhe fol shum fjal babe mame halle emrar e motrave kendon kenge tfimve zbashku me motren, pa merak rri se pasi i ka shenjat e tjera qe degjon reagon ndaj zhurmave ... Sma merr menja qe ka diqka shqetsuse veq djemt jan pak me dembela hehehe
Erida Esmeralda (14 vite më parë)
djali im eshte 13 muajsh dhe mezi thot mama e baba,e cova te pediatri se u shqetesova dhe me thane qe eshte shume mire,nuk jane tere femit njesoj kush e mer shpejt gojen e kush vone,cupe dajes tim pa mbushur 1 vjece thosh\"alo,teze,mama,baba\"ka dhe keshtu nuk jane njesoj femite mos u shqeteso.gjith te mirat
(14 vite më parë)
Por lexoj sa me shume tregime, kendoj, bisedo me te, psh thuaj lopa ben mu, gjeli kikirikiko, dhe kur flet aj, ti ousho, kur flet ti, ai pushin dhe degjon, keshtu do e mesoje komunikimin
Anoda , (14 vite më parë)
Juliana eshte ende heret sepse mesatraja e fjales se pare eshte java e pare e muajit te 10,djali im ne fillim bente dadadadada dhe bababababa,,kurse tani eshte 10 muaj e 3 jave dhe ben si t\'me sheh dhe kerkon te pije mamamamamam ose kur i pelqen ushqimi mjam-mjam=mjam eshte vertete interesant.Pra eshte heret dhe mos u shqeteso
(14 vite më parë)
Juliana une me sa e di djemt flasin me vone, dhe ka femije qe nuk flasin deri ne t vjet, e kur flasin flasin perfekt, dmth vetem inqizijne, por ka femije qe mundohen me fole prej fillimi, mesojne shume fjale nga gjyse...edhe une e kam vajzen 8 muajshe, kjo flet shume fjale, e eshte shume kurreshtare per gjithcka, e rrotullohet, mirepo nuk shkon zhag, nuk di te ulet vete prej pozicionit te shtrire, etj, dmth ka plot femije qe zhvillohen ne disa shkalle me shoejt, e ne disa me ngadale
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Mos u brengos e dashur,do te flase qe do ti thuash shpesh ndalu hahaa.Edhe vajza ime 14 muajshe a i din 3 a 4 fjale apo jo.Te gjitha vijne me radhe...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?