Askush smund ta kuptojë realitetin e
vështirësive, vuajtjeve, mundimeve dhe sakrificës së gruas shtatzënë përveç grave që e kanë përjetuar vet.
Shenjat që i mbesin në bark janë vulë me nënshkrim që dëshmojnë këtë sakrificë dhe përkushtim të lartë.
Prandaj...
Kujdesuni për gratë shtatzëna dhe mos i mundoni!
Keni frikë All -llahun dhe kuptojani gjendjen pak, keni parasysh se në çfarë mundime janë, sidomos në fazën e fundit të shtatzanisë e posaçërisht tash gjatë verës në temperaturat e larta.
Ndihmoji dhe lehtësoja e mos iu bëj barrë edhe më rëndë sepse ajo veçse është me barrë.
Pastaj keni parasysh se ato në këtë fazë janë emocionalisht më të ndjeshme, prandaj mos ia merrni parasysh shumë gabimet dhe ndonjë lëshim.
Bëhuni më tolerant, më të mëshirshëm dhe më zemërgjërë në këtë fazë të veçantë.
Mos ia pesho gabimet me peshoren e diamantit!
Seriozisht...Nënat meritojnë respektin më të lartë, mendoj se ato janë edhe më të vlefshme se gratë karrieriste që s'janë nëna sepse ato krahas dashurisë, ngrohtësisë, mëshirës dhe gjërave tjera që ofrojnë, në bazë mos të harrojmë se i ofrojnë njerëzimit gjeneratat e ardhshme dhe nuk e ndërpresin lozën njerëzore.
Ato janë gjysma e shoqërisë dhe e edukojnë gjysmën tjetër!
All - llahu i bekoftë dhe i ruajtë të gjitha nënat dhe gratë shtatzëna!
Me pelqeu shkrimi ,vetem se tek paragrafi i fundit mu duk shume diskriminues "jane me te vlefshme se grate karieriste"-e pse duhet te ndahet vlera femerore me parcela imagjinare permes cilesise se pjellorise,nje femer ia ngre vete vlerat me virtytet e saj ,sot eshte demokraci dhe femra nuk cilesohet e vlefshme vetem sepse riprodhon por edhe sepse i sherben shoqerise permes profesionit permes zanatit,eshte zgjedhja e gjithesecilit se cfare do beje me jeten e vet nese do apo jo te riprodhoje....sa per kujdesin gjate shtatezanise:nqs ke burrin e mire atehere kalon shtatezania dhe pas lindjes me shume qetesi,te behet burri nje ndihme shume e madhe edhe sidomos per ato nena qe kane lindur me operacion ,dhe mos harrojme te falenderojme perdite zotin qe na zgjodhi te jemi nena kurse ne zgjedhim ti edukojme me shume dashuri dhe perkushtim .
Askush smund ta kuptojë realitetin e
vështirësive, vuajtjeve, mundimeve dhe sakrificës së gruas shtatzënë përveç grave që e kanë përjetuar vet.
Shenjat që i mbesin në bark janë vulë me nënshkrim që dëshmojnë këtë sakrificë dhe përkushtim të lartë.
Prandaj...
Kujdesuni për gratë shtatzëna dhe mos i mundoni!
Keni frikë All -llahun dhe kuptojani gjendjen pak, keni parasysh se në çfarë mundime janë, sidomos në fazën e fundit të shtatzanisë e posaçërisht tash gjatë verës në temperaturat e larta.
Ndihmoji dhe lehtësoja e mos iu bëj barrë edhe më rëndë sepse ajo veçse është me barrë.
Pastaj keni parasysh se ato në këtë fazë janë emocionalisht më të ndjeshme, prandaj mos ia merrni parasysh shumë gabimet dhe ndonjë lëshim.
Bëhuni më tolerant, më të mëshirshëm dhe më zemërgjërë në këtë fazë të veçantë.
Mos ia pesho gabimet me peshoren e diamantit!
Seriozisht...Nënat meritojnë respektin më të lartë, mendoj se ato janë edhe më të vlefshme se gratë karrieriste që s'janë nëna sepse ato krahas dashurisë, ngrohtësisë, mëshirës dhe gjërave tjera që ofrojnë, në bazë mos të harrojmë se i ofrojnë njerëzimit gjeneratat e ardhshme dhe nuk e ndërpresin lozën njerëzore.
Ato janë gjysma e shoqërisë dhe e edukojnë gjysmën tjetër!
All - llahu i bekoftë dhe i ruajtë të gjitha nënat dhe gratë shtatzëna!
Burimi: Ardian Elezi