Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dedikiar gruas ne shtatzani
Një nënë që sapo kishte lindur më kishte shkruar dhe kërkonte ndihmë nga unë rreth një produkti ndaj strijave që i ishin formuar në shtatzëni, më dërgoi fotografi ti shoh pamjet e trupit të saj para dhe pas shtatzanisë, ndryshimet ishin shumë të mëdha.

Gjersa e ndihmova, u thellova në mendime se sa ndryshimet përjeton trupi i gruas gjatë shtatzënisë, sa madhështore është qenja nënë dhe sa e ëmbël është pritshmëria e saj përgjatë 9 muajve…

Pa pikë modestie them se sa e mrekullueshme është krijesa nënë… ajo që nga trupi i saj del një krijesë që ja zbukuron botën, del një krijesë që në shikimin e parë ndeshës mes tyre, sikur i thonë njëri tjetrit se TI je mrekullia që prisja kaq kohë ta shihja…

Sa e mahnitshme është një grua shtatzënë, e cila përkundër mundimeve dhe të përzierave të vazhdueshme, asnjëherë nuk dorëzohet deri të sheh fytyrën e shumëpritur dhe ndjenjën e pahararruar, ndjenjë e cila saherë të kujtohet, të mbushen sytë me lot…

Sa e bukur është një nënë, bashkë me strijat e formuara, ngaqë trupi i saj me çdo qelizë e ka përjetuar dhe ka ndryshuar për të sjellë në jetë krijesën më të dashur…fëmijën e saj…

Sa e bukur është një nënë bashkë me plagën e prerjes cezariane, ngaqë ajo plagë e hapur thellë, ishte vetë sakrificë e saj për të marrë në krahë të shumëpriturin e saj…

Andaj, asnjë grua të mos ndihet keq për ndryshimet në trupin e saj, ngaqë ato janë pjesë e sakrificës së nënës, janë pjesë e ëmbëlsisë së shtatzënisë, janë pjesë e përjetimeve tona të paharruara, janë gjurmët e fëmijëve tanë në trupat tonë edhe pas lindjes së tyre…

Uroj që çdo femre në botë t’ja mundësojë Zoti ndjenjën më të bukur, atë të të bërit NËNË!
(6 vite më parë)
Ina Ra (6 vite më parë)
Pak rendesi,, ma zbukurove diten, un kam 3 muaj qe kam lindur vajzen dhe bota ime ndryshoi, duket ndryshe tani,, pertej lumturis ndjej shum edhe lodhje
(6 vite më parë)
nuk e kom shkru une gjeta me ni faqe ni nan e kish shkru e mpelqej shume
Ina Ra (6 vite më parë)
A sh me kenaqee, sa bukurrr e ke shkruar
K K (6 vite më parë)
Nina sa kg i ke shtu pas lindjes .... A sh teper e bukur dhe kuptim plot un i dua striat e mia ato fillojn posht barkut dhe mbaroj mbi kerthizen time jam me fat qe kam 2 engjuj pran meje fal tyre kam tatuazhin me te bukur ne trupin tim
Nina Aa (6 vite më parë)
P.S shkrim teper i mire ..
Nina Aa (6 vite më parë)
O po shume ndejnje e mire me qene nene veq kur pi shoh disa femna me trupa tmire depresion me tqit e kur po e paramendoi veten dikur qysh kom qene edhe tash no komment .. ndjenje shume e mire mi qel syte me fmijen tond afer po prap kurre skishe kohe mu mar me veten ahha..
(6 vite më parë)
Dedikuar*

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?