Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi i pare 6 muaj
Pershendetje nena !Mamia me tha tia filloj ushqimin per here te pare me miell orizi dhe leng karrote mirepo doktoresha ka shkruar ne recete karrote ,patate embel dardhe ,kungull,kos etj tani s'di cte bej?Me ka kapur nje siklet i madh.Me cfare ja u keni filluar ushqimin femijeve tuaj?Faleminderit
Miamar Mia (6 vite më parë)
Natyra1999 ???? (6 vite më parë)
Ke plot receta ketu te beba ime.Nje nder to e mora me karrota ashtu si ta ka preferu mjekja yte
Natyra1999 ???? (6 vite më parë)
Pure karrote Pure karrote Përbërësit: • 2 karrota mesatare, të qëruara dhe të prera në kube Përgatitja: 1. Ziejini në ujë apo avull karrotat derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta). 2. Pastaj hidhini në blender të bluhen derisa të fitohet masa e puresë. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë qumështin që e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.
Natyra1999 ???? (6 vite më parë)
Nje keshill: Qdo gje qe fillon ti japesh mos hudh krip as sheqer.Leje ushqimin si eshte
(6 vite më parë)
Unë kam filluar me miell orizi dhe miell gruri, pastaj mbas dy jave me karrot, patate të ëmbël se kisha friken që nuk do i pëlqej përimet më pas.
Miamar Mia (6 vite më parë)
Ju falenderoj shume nena,zgjodha kete receten me miell orizi ,do tju merzis ca me pyetje edhe ne ditet ne vazhdim sa tja marr doren,faleminderit per durimin
Fjorela Kembora (6 vite më parë)
Une per vete i kam dhene pak nga te gjitha, psh pak pure, ndonje banane te shtypur, miell orizi plasmon osé Melin, nuk ka degjuar doktoreshen se ato ate pune Kan
Ana . (6 vite më parë)
Nga studimet e fundit orizin nuk e rekomandojne per bebet dhe pse kto qe jan posacerisht per bebe mbase jane te kobtrolluara... un ne fillim i kam pas dhene 3 dit psh patate te embel ja beja pure te holle fare, pastaj pure karrote , dhe vazhdoja me perime te tjera te moshes dhe duke ja perzier me perimet qe ja kisha testuar... kur kam filluar dy vakte i kam djene kto miellrat i kam pas marr physiolac qe ka disa lloje miellrash brenda ja beja me qumesht....
Anda... L (6 vite më parë)
filloja me miell orizi tana tu shku tja ndrru mos mja ba bajat se se han , mos tkap stres se ajo krejt perniher ste ka than mja jap po nja ka nja ja ndrron ka 3 4 dit tana tana p,sh niher n dit ja jep miellin e orizit n dark patate qdo dit tja ndrru
(6 vite më parë)
Une i kam filluar nga ato miell orizi apo gruri misri qe jane me pako te plasmon. I jepja nga 1-2 luge ashtu me qumesh te ngrohte. Rreth nji jave vetem keshtu i kam dhene. Pastaj i fusja brenda perdit ndonje gje te re sa ti mesohej goja me shijet. Ne drek i jepja te kripur mbasdite me frut. Mos ndiq shume cthone doktorreshat se ate pune kane por shikoje vet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?