Faleminderit shumë, as une nuk e mendoj qe osht aq keq sa e thojnë, tpaktën te na në kosovë. Gjithsesi mu më interesoi më shumë a merr pjesë doktori apo vetëm motrat. Se me dijtë qe nuk vjen doktori tpaktën nuk i jepi 1000 euro për me lind nprivat me motra.
Faleminderit shumë tgjithave
jeta un kam lind në pr QKUK edhe skam kalu aq keq të them të drejtën kam lind me mjeke e jo me mami ,vetëm me ni mjeke kam lind , edhe kujdesi ska qen aq tmerr sa po thojn , se edhe un jam frigsu shum kur lexojsha që sillen keq a naj sen , vishin motrat kujdestare pyetshin për bebet , edhe mjeket vishin sa her i kam thirr kurr skan pritu me ardh , biles e mbaj mend shum mir un isha në gjumë dhe vajza ime ka qenë në shpinë e i ka ardh vjellti deri në fyt , në at moment jka hy një motër për të na pyetur dhe ka vrapuar drejtt e tek vajza ime duke më thënë zgjohu zgjohu vjellti vajzën , u hutua saqë sdi çtë bënte , e më pastaj gjithmonë me ka pyetur për vajzën dhe vike e shikonte , e një motër tjetër aq mir u sjell me mua çdo minut vike të më pyeste si je , a je më mirë etj.. kjo ishte përvoja ime un kam lind me 19.07.2019 .. e këtë vit se di si është , të uroj shtatzani të mbarë e lindje të lehtë.
Unë kam lind të shtetit mir shum kam kalu edhe stafi jan sill mir, veç dhimt çka sna i kan mar skan çka me na bo për aty. Ndy lindjet me mjeke kom lind edhe mamiat normal që i kan ndihmu mjekes çka ju thojke, per bes si kom pyt qysh osht gjendja jem se pajsha plot lindshin me mamia se di pse ama për mu ndy lindjet që i kom pas me mjeke kom lind.
Suela po besoj e ke fjalën për në shqipëri. Mesa di unë në kosovë nuk është aq tmerr.
Një e afërme tash sa ka lindë, edhe skishte kalu edhe aq keq.
Kuptohet kujdesi sështë maksimal ama jo edhe aq tmerr. Ndoshta varet edhe prej stafit qe të qillon..
(6 vite më parë)
Fjorela sinqerisht kjo nuk esht asgje. Nuk e ke iden se cfare degjon po te kesh te aferm qe lindin ne shtet.
Suela me fute tmerrin, shyqyr we sjam aty, fundja te marrin edhe lek e kushte skan, me djalin e pare per nje dit dola, zoti me ndihmoi por tani me duket se eshte me Keq
(6 vite më parë)
O zot i madh kur ka lind nji shoqa ime ne spital te shtetit i conin betadine per tu desigektuar nga poshte me gota plastike dhe i thonin gute doren ke gota lyu se do e mar goten prap do ja coj tjetres. Hahahaha esht kulmi un se kam prek veten time me dor fare me kan bere cdo gje. Biles me vjen turp ta them me rrinte aty ajo infermjerja deri sa une te urinoja me hapte ujin qe te urinoja me kollaj donte te me ngrinte mbathjet me bente gati linesat po une isha ne gjendje te mire dhe mund ti beja vet keto dhe gjithmone i thoja jo ama ato ishin te gatshme cdo gje me ta bo
Lindjen e pare u kan prezente dhe doktoresha por ajo ka nejt anash vetem ka shiku mamit e kan kry punen.Li djen e dyt e kam kry vetem me mami,kta vet e kam kerku.
Suela 1000€ pagova une,shanci im qe ndenja ne dhome teke dhe ti ke bere sh mire sepse le qe sikleti i pare" tualeti eshte veshtire te ndahet me nje te huaj sidomos kur dera duhej lene hapur",se u kujtova edhe per dritaren e tualetit ajo shoqja tha qe xhamat ishin te çare dhe vinte ere e forte nga jashte,nuk e di dmth ma ka bere horror shtetin,furtune fare kurse aty tek privati 26 ° temperatura e dhomes dite /nate..kshu sic thua ti eshte super sikur nga 2000L te kursesh ne dite-60.000L ne muaj-shumezim 12 muaj qe ka viti =720.000L e ben robi nje sakrifice per shendetin e vetes dhe te bebit
(6 vite më parë)
Miamar ska nevoj fare per kredi. Kur me tha nji e afermja ime aman si ja del se esht shtrenjt shum me lind ke hygea. Qe nga dita qe e kam mar vesh qe jam shtatzan i kam ruajtur 2 mi lek cdo dit dhe ja ku h ben leket e spitalit deri sa te lind. 2 mi lek ne dit te gjithe i harxhojn per kafe dhe budalliqe po ta mendosh se sa ndryshim ka shteti mga privati edhe ai qe ska mundesi kaq gje mund ta bej dhe ja ku dolen leket. Por qe esht shtrenjt shtrenjt esht ama ja vlen ne cdo pik e presje. Une marr dhome teke dhe ate e paguj 300 mi lek per tre net plus leket e lindjes. Kur te gjitha dhomat duhet te jene teke per ate cmim qe pagohet 1000€
Normal qe privati eshte me mire,por edhe te rrjepin nga leket.Nje e njohura ime se u shtrua nje nate para se te lindte i moren 600 € vec paketes.Un ndjekjen e bera ne privat por per lindjen nuk kam shum mundesi,kshu qe ne shtet prap do te lind.
Une gjithmonë kam mendu me lindë në të shtetit pa marrë parasyshë qe kujdesi nuk është aq i kënaqur.
Vetëm për shkak se mjeku im spunon aty, dhe kam mbetë shtatzënë me ivf do doja që të ishte edhe ai me mua, vetëm për këtë arsye e mendoj privatin.
Gjithsesi ka ende shumë kohë, faleminderit shumë tgjithave për përgjigjet
Oj nena dihet we ne privat eshte me mire por kur nuk eshte mundesia cte bejme? Une te parin e kam Lind ne shqiperi tirane ne tetor nuk ishte dhe aq Keq po hajt mo, tani jam jashte jam pak me e sigurt te themi por zoti na ndihmofte te gjithave
Nje shoqe qe ka lindur ne shtet tha:jam torturuar aty,dimer ftohte kisha ethe,batanije nga shpija mora,sikur edhe borxh apo kredi do i marr vetem qe lindjen tjeter ta bej ne privat si rob normal jo si skllav.....aty ta pastronin dhomen perdite,bebin ta lanin ta vishnin ta ushqenin te mesonin si ta vendosje me gji bebin,ushqimi vinte ne orar ,infermieret i kishe disponibel 24 h ,diten e pare vinin cdo 1 ore...ne shqiperi kjo situate
Po për ata e di, se edhe gjatë transferit të embrioneve në klinikë janë sjellë shumë mirë.
Une vetëm po kom dëshirë qe edhe mjeku qe kontrollohem me qenë aty, e po thom nëse osht diçka e panevojshme sigurisht as ai nuk del prej ordinancës së vet private me ardhë atje nklinikë për një lindje të thjeshtë.
Jeta me lind privat eshte krejt tjeter bote kujdesi edhe pritja nuk krahasohen me qkuk, un dikun 35 jave pata shku me bo kontrolle per here te pare te spitali lindja edhe me bisedu per lindje pas asaj sem ka ra me bo mo kontroll direkt jom shku me lind, edhe me paten prit shume mire sju interesojke ku i kom bo kontrollat deri dje ose diqka tjeter..
Une e kom pyt gjinekologun ne kontrollen e fundit edhe pse shume heret eshte per lindje, me tha qe nese eshte kujdes patjeter qe ka me qene aty mirepo nese nuk eshte athere mjekt i bejn njeri tjetrit favore dhe me ndihmon ndonje koleg i tij. Edhe une e kom mendimin me lind ne privat po jom me dy mendje ende
te spitali Lindja doktoresha pat marr pjese ne dy lindjet e motres dhe kan qene lindje normale ..tash mvaret nashta prej spitalit ose ka pas fat ka qellu ne orar te doktoreshes
Orkidea për privat po mendoj edhe une ma shumë, e dojsha me dijtë.
Kshtu për me operacion kuptohet ama te lindja normale se dijsha, po siç dukët përnime spo merrkan pjesë.
Edhe un kam lind me operacion dhe grup i madh ka qene ndoshta pse ne ne privat kam lind, edue motra ka lind privat por lindje normale e ka pas doktoreshen aty gjithkohen.
Kam dëgju që shpesh lindjën e kryjnën vetëm mamiat e doktori nuk merr pjesë aty hiç nëse gkithçka osht tu shku në rregull.
Faleminderit shumë