Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pyetje për kunatën?
Pershëndetje nëna, kunata është shtatzan 6+ sot ka qen kontroll, mjekja i tha që e ka mitren dy brinjore, e ka vajzën ja bon 4 vjet shum mir ka kalu ska pas naj problem, para 6 muje ka pas abort spontan javen e 12, ather mjekja si ka than kurgjo për mitër, edhe pse ather tek dy mjeke tjera është kontrollu ama si kan thon kurgjo për mitër. Theksoj se sot ka qek tek një mjeke tjetër që i tha e ki mitren dy brinjore. E aborti herën e kalume që ka ndodh paska qen shkak mitra beba u fekondu në mes e sosht rrit embrioni, edhe infeksion klamidia ka pas e ka kuru. Sot i tha që embrioni po shihet në anen e djatht vetëm se duhet shum mu rujt me pas kujdes sa ma shum. A ka kalu dikush ksi rasti, ju lutem tregoni përvojat e juaja ose nëse keni ndëgju diçka të kësaj natyre?
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Ana . (6 vite më parë)
Ne shtatzanine e pare skam bere regjim dhe skam pas probleme tani kam bere regjim se kam pas hemoragji nga hemtaome po ska lidhje me mitren
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Beba ishte ngjiz në anen e djatht vetëm prap duhet shum kujdes. Zoti ju ndihmoft edhe juve edhe kunatës. Dasht zoti gjithçka mir me shku.
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Ana ti a ke bo regjim shtrati ?
Ana . (6 vite më parë)
Jam 16 jave... dok sma ka bere ndonje problem as tani as ne shtatzanine e pare, dhe eshte nje nder dok me te mire, mbase varet dhe ne cilen vend ngjizet embrioni nuk e di.... me shprese ta kalojme dhe keto siklete se pa ndonje merak nuk ka asnje shtatzani... ishalla me sukses dhs kunates dhe gjithsesi meqe i ka thene ashtu te marri utrogestanin besoj mire i ben
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Un e kam mitren dybrinjore, ndodh qe ne shtatzani nuk vrehet pasi qe mitra rritet dhe njera ane nuk shihet mvaresisht cilen jave. Une e kam nje vajze dhe ne ate shtatzani skom pas problem por jom rujt shume kom nejy shume shtrit skom bo pune te shpise pasi qe u frigojsha shume dhe para ksaj kom pas abort po ka qene fillim shtatzanise 5 6 javshe sdi sa ka pas te beje me miter. Tash jam prap shtatzane tash pata pak te kafta ne javen 6 po me rregjim shtrati jom ma mire dhe prap po planifikoj me qendru ma shume shtrit qe mos me rreziku. Kom degju qe kan probleme po kom degju qe ne femijen e 3 e kan kuptu qe e kan mitren dybrinjore.
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Ana a qenke shtatzan a? Sa javëshe?
Ana . (6 vite më parë)
Dhe un ashtu e kam , me djalin asnje problem nga fillili deri ne fund si kokrra molles asnje shqetesim skam pas...., per mitren sme ka thene qe problem dhe me shpresen se kam kalu mire heren e pare po shpresoj dhe kesaj radhe....
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Po, një shoqe e ka tnjejtin problem, dy fëmijë i ka me lindje normale. Vetëm se thuja gjithë shtatzaninë e kalon në regjim shtrati, disa here ka qenë edhe në spital nga 1 javë e 2. Ama kshtu lindjet i ka pasë normal edhe fëmijët i ka të shëndoshë 8 dhe 5 vjeç. Uroj më të mirat për kunatën

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?