E dua nënën time
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave

Diana Z
(13 vite më parë)
Az e dashur nuk kam thene qe e dojn 50 % po nuk ka asnje njeri qe nuk e do se paku nenen 50% qka do te thot sa gjysma e asaj qe e dojm ne 100 perqin% .
(13 vite më parë)
ashtu eshte az ne rinin e hershme ndoshta kem mujt me gabu por pasi qe tmartohet njeriu e sidomos pasi qe ka fmij ja din vleren me shum ,kshtu me kan than sepse ende se kam provu te qenurit nan.
Por ka edhe te atill qe nanat sidojn edhe pse jan ne mosh madhore,jan burra te martuar e nanen e marrin si nje plak. per ate edhe i dergojn ne dom te pleqve e nu k kujdesen vet ne shtepi,e mund tket prej tatillve qe e flakin ne rrug nanen e vet ose thjesht nuk i flasin.
(13 vite më parë)
fiona ku ke ni me dasht nanen 50 % nuk pajtohem me ket qe thua nena ska perqindje e dashur
(13 vite më parë)
sa jemi ne moshen rinore kam degjuar dhe esht e vertet mendon se nena e ka gabim gjdo gje qe thot per te mir ashtu jan te rinjet por mir ka then alketa deri ne moshen 28 ashtu asht por kur po u martojshe po thojshe ah moj nan sa shum gabime sa her stkam ndegju krejt keto i vuajn gjdo femer kur te martohen un sthem se jam e poafajshme te nena sepse ndoshta dhe ndoj her e kam hidheruar por esht aq e mir saqe me duket qe esht ma e mira ne bot dhe mundohem ne gjdo menyr me e bo te lumtur e ma te lumtur kur te hy ne butik syri me shkon vetem tek rrobat qe ajo i pelqen dhe i blej asaher te dhezi netin i them ja shiko qa tkam ble e dua pa mas ska me te rendsishme se nena ne ket bot jemi brgjli qe asjneher ne jet sdo muj tja kthejm ato 9 muaj shtatzani
(13 vite më parë)
pershendetje nena.Ka fakte sa te duash qe nenen se rrespektojn.mjafton te dalesh ne rruget e sodit i thon aaii nan ,prit nan se kam pun niher ,qka po fol bre nan , kto jan fjal mos respekti.Tpakten un kshtu i konsideroj.Un e kam lexuar dhe me pelqej shkrimi shum.

Jeta Jeta
(13 vite më parë)
sdo mend qe nenen ta dush dhe ta respektosh.
(13 vite më parë)
une deri me tani i kam mbush 28 veq nuk njoh ndokend qe nuk e ka respektuar nenen e nuk e ka dasht. allahile ku po i merrni ju kto shkrime kshtu????

Diana Z
(13 vite më parë)
Nuk e njoh as nuk dua ta njoh nje njeri qe nuk e do nenen apo babane e vet! por nuk jane te shumt qe thua po te benim nje shqyrtim kritik te gjendjes do te gjenim se shumca jemi te pasjellshem ndaj nenes.Eshte edhe nena nganjher qe nuk te kupton por prap nena do mbes gjithmon nene,dhe nuk ka njeri qe nuk e do nenen e vet spaku 50%
Pershendetje nena deshta tju tregoj nje shkrim qe me pelqeu shumme pyetjen e kaluar qe kam postu dashuria e femijes,eshte po ashtu per dashurin,por kjo eshte dashuria per nenen. E dua nënën time! Cili prej nesh ia puth dorën nënës së vet?! Cili prej nesh ia puth kokën nënës së vet?! Cili prej nesh i flet me respekt nënës së vet?! Është mirë të kesh grua të bukur dhe pasuri të madhe por më së miri është të kesh nënën, të cilën e puth çdo ditë ndërsa ajo të uron: Qoftë i kënaqur Allahu me ty, o biri im! Disa prej nesh turpërohen nëse shoqërojnë nënat e tyre në ndonjë vend ndërsa nëna ndihet plotësisht ndryshe. Ajo krenohet nëse i biri e merr me vete tek ndonjë i afërm. Sa të mira janë nënat e sa të vrazhdë janë të bijtë! Para se ta martosh vajzën mos harro ta pyesësh dhëndrin, jo vetëm për fenë, moralin, nderin, pasurinë dhe punën e tij por edhe për respektin që ka ndaj prindërve. Çdokush planifikon t’i bëjë një surprizë gruas, shokut apo mikut, por të paktë janë ata që mendojnë ta bëjnë këtë për nënën e tyre. Ndoshta sot nuk e di sa e madhe është dashuria e nënës për ty, por vetëm atëherë kur të martohesh dhe të kesh fëmijë do ta kuptosh një gjë të tillë. Bindu se zemra jote është tamam sikur një gur i shurdhër. Në fakt, kjo është një nënë e cila vdes në duart e birit të saj, dhe siç e shihni asgjë nuk mund ta bëjë atë që ta harrojë të birin, madje as në momentet kur jep shpirt. Ajo fshin lotët e të birit për të shkruar kështu në histori rrëfimin e dashurisë së vërtetë. Ah, sa shumë do të donte sikur edhe toka ta përpinte e i biri të mos e shihte në atë gjendje. Ka ngritur dorën dhe sikur thotë: Biri im, ti je me rëndësi! Kush do të kujdeset për ty, kush do t’i dëgjojë hallet, kush do të gatuaj për ty sonte, kush do t’i pastroj rrobat biri im? Lamtumirë, bukuri e jetës, lamtumirë! Çdo gjë në këtë botë mund të zëvendësohet, vetëm nëna jo. Asgjë nuk mund të gjesh që mund ta mbush boshllëkun e saj. Pasuria shkon e vjen ndërsa nëna nuk kthehet kurrë! Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë! Disa bij mendojnë se nëna është vetëm një shërbëtore e cila gatuan, pastron, të zgjon në mëngjes, dhe ndoshta dallimi i vetëm ndërmjet saj dhe shërbëtores është se kjo e fundit për punën e saj kërkon shpërblim material ndërsa nëna jo. Disa bij nuk dinë vlerën e nënës së tyre vetëm se atëherë kur t’ju vdes nëna dhe të mbesin nën përkujdesjen e njerkës... Cili prej nesh ia puth dorën nënës së vet?! Cili prej nesh ia puth kokën nënës së vet?! Cili prej nesh i flet me respekt nënës së vet?! Po të bënim një shqyrtim kritik të gjendjes, do të gjenim se shumica jemi të pasjellshëm ndaj saj. Sa i përbuzur është ky njeri! Historia ka dëshmuar se çdokush që ka qenë arrogant ndaj prindërve nuk ka kaluar jetë të qetë sikur që nuk ka gjetur respekt as prej bijve të tij...