Për vajzën 7 javëshe
Përshendetje nëna, shpresoj që jeni mirë bashk me engjujt e juaj. Nëna vajzen e ushqej vetëm me qumësht gjiri por teper bre nana po kthen, mjeku më thpt tepricen por mua po me duket që mos ka refluks vajza pasi kthen gati pas çdo pierje. Peshë ka shtuar mirë, para dy jave ishte 4300gr pasi ka lindur 3250 dhe nga spitali doli 3 kg. A ju ka ndodhur me fëmijët e juaj pasi djali kurr sem ka kthy. Edhe një pyetje vajza mashalla është e qet nuk qan shumë natën deri tani u zgjojke çdo dy orë me pi, por tani po zgjohet vetëm një herë rrall dy herë. Mos është pak për një bebe 7 javëshe të mos zgjohet që nga ora 22 deri në 4 të mengjesit fare.

