Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Femijet me autizem
Pershendetje te dashura nana, e kam nje pyetje qe po ma turbullon koken e po lutem qe te mos jete e vertete. Ju nana qe i keni femijet me autizem a mund te me tregoni si e keni identifiku? Une po ju tregoj dyshimet e mija per te cilat lexova, djali im askend nuk e don veq mua babin e vet dhe gjyshen dmth nanen e babit, qan nese sheh qe jane 3 ose 4 persona se leje me shume, guzhvat nuk i don aspak dhe nuk msohet qan aq sa jemi prezent aty si te dalim qetsohet. E dyta qe po dyshoj eshte e ecura e vonshme gati 17 muajsh ende nuk eshte i sigurt per te ece vet si dhe e treta lodrat e femijeve nuk e terheqin por hapja mbyllja e dyerve, naj objekt i drurit etj. Une si nane shqetesohem shpresoj qe te mos me keqkuptoni, jeni shume te mira !
N K (6 vite më parë)
Mami im (6 vite më parë)
Keto qe ti i thua nuk jan shenja te autizmit e dashur.
M T (6 vite më parë)
Nk...me fal qe po peegjigjem ne pyetjen tende..adrijanna shum flm..po me kan then deri ne moshen 7 vjec dhe pastrohet truri nga vakcina...dhe shof qe tash djali elmahdylilaj ka permorsim shum ne krahasim para do vitesh po all-ahu esht i madh inshall-ah e regullon per secilin fmi qe ka nevoj
Fjorela Kembora (6 vite më parë)
N K Mos u merzit fare, fare, cuni im 15 muajsh ka fillu me ec nga pak e per te fol pasi ka bo 2 vjec, tani I beri 8 vjec e si mbyllet goja hahaha, nuk Jane ato simptomat e autizmit por eshte femija I tille we i pelqen perplasja dyrve si te timit as nje loder si bente pershtypje, e ke cunin si kokrra molles e pac me jet e shendet
N K (6 vite më parë)
Ooo te dashura zoti ju ruajt ju dhe femijet qe ma lehtesuat gjendjen. E vertete qe po lexojm gjethqka dhe mandej po i analizojm femijet per qdo levizje dhe sjellje. M t all.Ll.Ahu ta shtoft sabrin moter e dashur, kur all.Ll.Ahi e don dike e sprovon dhe ka shperblim per qdo saberli. Kam ndegju shume raste qe vakcinat i kane lene femijet me defekte zemra me dhemb per ata femije dhe ato nana. Zoti ju ruajt te gjithave faleminderit shume shume jeni shume te mira
E12e4 (6 vite më parë)
E paske ende te vogel dhe keti dyshime qe ke sme duken per autizen edhe djali im kishte frik prej njerzve deri 3 vjeq por tani ju ka hjek andaj mod mnaj mendt aty mirru me fmin luaj mesoj gjera etj.
(6 vite më parë)
E dashur duke qene se po shohim shume raste kohet e fundit ne si nena po shqetesohemi per femijet tane dhe gjeja me e vogel ne na duket e dyshimte.Sic e kane thene edhe nenat e tjera nese ai te pergjigjet kur i therret,nese qesh kur ben lojra me te (psh tja besh me duart ta ta duke mbuluar syte) ose nese merzitet kur ti i bertet nuk besoj se ka gje.Edhe djali im nuk i sheh me sy lodrat e veta,ka shuuum qef te levizi dyert dhe dritaret po ta lesh gjith diten aty rri duke i hap edhe mbyll po une nuk e le sepse vret gishtat.Burri thot kemi per ta bere marangoz hahah
Ardiana Ukaj (6 vite më parë)
E dashur un deri tash qe po du me u bo non nuk ekom dit qe autizmi edhe sindromi jan te ndryshme. Ishalla do zoti te ikemi te shendosh femit. Burri eka nje rast ne familje edhe sa kemi qen te fejuar kurr sme kan tregu . Po vetem si ekom pas öa ne foto vajzen ekom verejt vet. E tani deri u martova epash edhe keshtu ish shum e dashne per her te par me pa edhe me perqafojke , bertitkee qw u gzojke . M T sa me vje keq e dashur ishalla do zoti e indihmon djalit ton , ake naj shpres prej mjekve ?
M T (6 vite më parë)
Prsh...un kam djalin 6 vjet dhe prej qe e mori vaksinen 4 mujorit ne at koh djalin e pata pa vetdije 24or po shuqur shpetoj..si beb prej 7 muaj nisi fjal baba meme mama..mami..nena etj pas 1 vit u ndalu e kam pat nshum mjek e kontrolla me than spekter te autizmit spt e ksaj dite zemra me digjet po shendrt dhe jet te ket..djali im esht shum i dashur i don te gjith dhe nuk qan nga njerzit...por ai nuk flet ben vetem iiii...aaaa..eeee...oo dmth zanore kta i ka bo qysh 2 vjec...kir e thrrisnim ne emer her kthehej her jo...me lodra ka lujt jo vetem me 1...djali im i shihte duart e veta dhe luante me to..bente steriotipe dmth kerciste gjerat lodrat..ama asniher nuk arriti te haj buk vet..te pertyp dhe te rregulloj lodrat ose kto qe jan edukative...me femij shorqohet po jo shum dmth te luaj si cdo femi..dallohet meniher qe sesh si gjith..sot e ksaj dite e kam te veshtir po shpresen ne all-ah se kam humb kurr...incizime ne kok i kam.be dhe zhvillimin than e ka ne regull por un edi qe djali u be nga vaksina se shendosh lindi..e tash ja bera analiza gjaki i dergun ne gjermani dhe baker i doli ma shum ne gjak ..qe ende sma ka swaru mjeku sakt..djali yt sbesoj se ka autizem se ajo dallohet...me shum mund un kam arrit me lejen e zotit ta permirsoj pak ama nese ndodh mrekullia e zotit te behet si gjith femit do jem njeriu ma i lumtur nbot...nese te duhet dicka per ket tem lirisht me pyet
M N (6 vite më parë)
jo zemer mos u be merak se asnje shenj te autizimit se paska shumica fmijve ne kete mosh bojn kshtu ... ku me dit qfar lodra me ju dhon prap fmijes ka mi ardh interesant nashts me lujt me nje shishe plastikes ose me shku mi hap dyert e kuzhines e me ti qit kejt ent e veq met qit pak ma shum ty pun sa i ke rahatu hahah ...deri i kan bo fmija mi 2 vjet kur e kan pa dikon t panjohur meniren kan qajt ... Kshtu qe mos u be merak se mire e ke djalin por sot teper per cdo sen po bomi marak e po lexojm lloj lloj lajmi te DR, Google e po na shkojn ment tek ma e keqja . Zoti ta rujt
Jeta Hoti (6 vite më parë)
N k qysh ttha blerta, nëse fëmija është interaktiv me juve, ju përgjigjet juve kur te thirrni, interesohet për diçka se besoj qe ka tbëjë me autizëm. Sa për lodra djali i një të afërmes pos me gjyshin e vet rrin edhe veç me ni lodër si çekan lUn, me kurgjo tjetër, as nuk e tërhjekin ngjyrat as kurgjo, jon tut boll shumë, po qitash ja ka nisë parashkollorit u knaqë me fmi. Për të ecur kohëve të fundit po ka shumë fëmijë që po ecin me vonesë. Mfal se e zgjata pak ama kur te mendojsh dipka mandej ia përcjellë secilim gjest edhe veç ma shumë bohësh merak. Nëse pak dyshon ma mirë qoje në një kontrollë edhe ia hjekë stresin vetës.
(6 vite më parë)
N K femijet me autizem munesh mi dallu nese ti e thirr ne emer edhe nese nuk e kthen koken pastaj lujn zakonishte veq me ni loder nuk e ndrrojn asnihere kur i flet nuk te shikon ne sy pastaj kur dan me than naj fjal e bon me gjeste ne vend te fjales. E dashur nese pak dyshon dergoje te nje psikolog heke dyshimi me e mira e mires eshte me dergu. Inshallah gjithka eshte mir per juve
LilaD (6 vite më parë)
Zakonisht femijet me autizem (sa jam ne dijeni une) identifikohen pasi kane vonese te folur, uroj te mos jete sepse eshte teper veshtire me rrite nje femije autik, ato qe i kane Zoti ju dhente force

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?