Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shum urgjente nena ju lutem me ndihmoni
Pershendetje nena jam ne muajin e 8 te shtatzenise kisha ekon dhe me thane qe ka pjese te grumbulluara me leng ne koken e femijes por nuk e dijne arsyen qka e ka shkaktuar dhe qka shkkton per pasoja thone qe ka nuk e di cte bej nena ju lutem nese keni degjuar per ndonje raste te tille me tregoni dhe a keni degjuar a ka mundesi aborti edhe pse eshte gjeja e fundit qe e dua por nuk mund te ja bej bebes kete gje
Lorena Lorena (6 vite më parë)
Lorena Lorena (6 vite më parë)
Vjollca pershendetje faleminderit per interesimin jo eshte dasht me nderpre shtatzenine sepse problemet e bebes sa shkonin e rriteshin cdo dite ku pas lindjes me thane qe nuk mbijeton dhe nga ventricolomegalia mund te shnderrohet ne hidrocefalia dmth ne disa mjek te ndryshem te gjithe te njejtin mendim e kishin per fat te keq u duht me e nderpre
Vjollca 2018 (6 vite më parë)
Lorena si je a ke lind si e ke gjendjen vetem deshta me dit uroj we cdo gje tka shku mir(tags e pash we ma en fund portali qenka rregullu)
Monda Monda (6 vite më parë)
Lorena po te tregoj nje rast te halles time ishte fmija i pare e kishte djal dhe kur lindi lindi me me nje cist ne kok e kishte te mbushur me uj dhe i than qe esht me difekt femija dhe vendosen ti bejn gjilper qe te vdesi femija ..dhe ashtu ndodhi degjoi mjeket ama femija ishte tamam vetem qe kishte nje cese me uj ne nje pjes te kokes dhe nje doktorr tjeter i tha qe do ju thante sepse femija ime e ka pasur halla ime nuk po gjen rehati per ate djale qe se mbajti pyet me shum mjek sepse esht jeta jote femija jot sepse ai esht krijuar zoti te dhent forc dhe durim
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Lorena, për çka nuk kanë shpresa mjekët? Që i hiqen ato? A ke qenë te ndonjë mjek tjetër a veç te një?
(6 vite më parë)
Lorena po te tregoj nje rast te shoqes sime qe e kam bere pyetje edhe ketu:Ne muajin e 7 asaj I thane qe bebi ka vrima ne tru dhe nuk mbijeton pas lindjes prandaj duhet ta heqi, ajo u be me vra veten nga merzia, pas nje jave shkoi te nje doktorr tjeter dhe ai I tha qe gjithcka eshte ne rregull, tani ka nje jave qe ka lindur djalin si kokrra e molles 4 kg per masha llah. Keshtu qe keshilla ime eshte te kerkosh nje mendim te dyte tek nje mjek tjeter dhe mbeshtetu te zoti, aborti ne muajin e 8 mua me duket dicka e tmerrshme.
Rrezarta Aliu (6 vite më parë)
Lorena lorena un kam ndegjuar qe ka pas uj femijs ne kok dhe ja kan hjek si ka lind tash esht shnosh si molla edhe ti qetsohu se behet mir
Fjorela Kembora (6 vite më parë)
Lorena po si ka mundesi edhe une ne itali jetoj dhe ketu mjeket Jane te pergjegjshem ,a e ke bere morfologjiken a ty i shohin te gjitha ,me duket e pamundur nje gabim i tille ,me vjen vertet keq
TARAAJ (6 vite më parë)
Oj motra ime, edhe un ne itali Jam, jam ndjek privat me shtatzani po kur dr ime kishte dyshime,me dergoi ne spital ne pavionin e patologjive te shtatzanise, aty me kontrrolluan mire e me thsne nuk ka prb,se po te jet ajo qe te kan then ty,do e kishin kpt qysh ne muajt e pare ose ne eco morfologjike po them kshu se kusherira ime e ka lind djalin me ket prb por ja kan then qysh ne eco morfologica por ajo nuk pranoj me e hjek e mbajti e sot po ja ban hysmetin si e kerkon semundja,un jam ne veri te Italise ne Bergamo e ktu jan shum te zote per mjekesi ,mos u ngut edhe pi te jet ai prb duhet me e pranu esht dhurate nga zoti i qofshim
Eda..eda ... (6 vite më parë)
Kam degju disa raste qe kan pas ciste uji ne tru...dhe me sa di un jan heq...ama sdi pse permend fjalen abort...abortimi eshte heqja e fetusit....ai tani eshte beb...njesoj sikur e ke ne dore...nuk eshte as embrion as fetus zonje ...eshte bebe.
Lorena Lorena (6 vite më parë)
Une jetoj ne Itali e dashta me shko ne kosove me kontrollu ndoshta ma mire eshte zgjedhja me e veshtire ne jete qe nje nene mund ta kete por ketu mjeket nuk kane aq shpresa
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Zoti mos e provoftë askënd, por me e hjekë në këtë kohë.. qysh than nanat ajo i bjem me e mbytë. Ai ka shpirtë i ka të gjitha organet funksionale është taman një foshnje. Nuk jam shumë e sigurtë për këtë që po them por kam dëgju një rast që i është mbledhur uji foshnjës në mes lëkurës dhe kafkës, pasi që ka lindë ia kanë hequr dhe ska pasë kurfar problemi. Po të ishte hidrocefalia atëherë foshnja do ta kishte kokën më të madhe gjatë gjithë kohës dhe do vërehej gjatë matjeve morfologjike. Bëjë edhe ndonjë kontrollë te ndonjë mjek më i mirë. Uroj tmos jetë serioze. Zoti të ndihmoftë
Boa Shq (6 vite më parë)
E kam lexu disa her pytjen tende dhe smund ta besoj..eshte e veshtir e di se vetem zemra jote e din se cdhimbje ka brenda ama mos u gut te lutem shum..ne kte faz nuk thojne me abort ..nese eshte ashtu sic ka than mjeku kjo eshte nje sprove e rende per ju ama lere te jetoje aq sa e ka then zoti..un besoj ti i ke ber gati te gjitha rroba e krevat e karrocat a do ja falesh dot vetes nese e ben nje gje te tille? Me fal por un e kam pas dy aborte spontane ne javen e 9+ dhe i kam vuajtur shum e ende sot ndihem shum e merzitur e ja le fajin vetes..mos gabo e dashur
Ylli Im (6 vite më parë)
Lorena e dashur per pyetjen sdi qte them pot vetem desha te them qe se pari merre me qetsi dhe qofse je ne kosova apo shqipri shko te ndonje mjek tjetr bej kontrollat zoti te ndihmoft e uroj te jet mir qdo gje
Miamar Mia (6 vite më parë)
Si ka mundesi qe nuk e ka kapur ne kohe mjeku?Uou zot i madh te ndihmofte por jam shume e befasuar nga neglizhenca e mjekeve,prandaj jam pro kontrollit muaj per muaj te bebes,une mendoj te kontrollosh nese eshte e kurueshme dhe a sherohet pas lindjes?konultohu me mjeke profesioniste qe perfshijne pjesen e kokes ata te thone nese duhet ta mbash apo dicka tjeter ,po ndihem shume e xhindosur me ate lloj qelbesire gjinekolog qe nuk i ka pasur syte ne balle ,,,,ishalla o zot gjen zgjidhje
Fjorela Kembora (6 vite më parë)
Lorena une jam ne muajin e 7 dhe mi dritherua mishi kur thua ta heq ,si ka mundesi qe nuk eshte para perpara pasi ti eko te tjera ke bere ,ska mundesi te lutem shiko te mjek te tjere mos u nxito
Xhu Xh (6 vite më parë)
Kerkoje ne internet me emrin hidrocefalia.Aty thoshte qe nese kapet ne kohe ka mundesi per kurim
Xhu Xh (6 vite më parë)
Si fillim mos u streso se mjeket e kane zakon ti bejne gogol gjerat.Shko ne ndonje mjek tjeter.Interesohu mos ka ndonje menyre ti largohet mbas lindjes nese e ka.Abort nuk quhet tani por i bie me e vra me doren tende.Me fal qe jam kaq e drejtperdrejt,ne fund te fundit eshte jeta jote e femija yt por mos e fut shpirtin ne gjynah duke ia marr jeten me doren tende.Uroj shum te jete nje gabim i mjekut.Paci fat
Monda Monda (6 vite më parë)
Mere me qetsi mos u streso ne shqiperi e bejne gogol kete gje saqe ua mbushin mendjen dhe mos me i pranu femijet masi te lindin por egziston mundesia ti thahet dhe vet ose ja thajne mjeket me gjilper mer informacion me shum

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?