Pershendetje nena, sot sapo u ktheva nga spitali dhe gjeta pak force me ob kete pytje, kam kalu disa dite te veshtira prej te premtes kur shkova ne kontrolle dhr me than qe ju ka derdh uji i bebes dhe me shtrun ne spital, uji eshte derdh pothujse krejt po beba eshte gjalle po mbijeton prej premtes quditerisht..po mjeket pom thojn qe nuk ec kjo shtatzani dhe me vendim te komisionit mesiguri kan mem proopozu me perfundu shtatzanine.
Pytja jem osht kjo a keni degju raste qe pa uje ose me uj minimale ka ec shtatzania pasi we shume veshtire me abortu beben e gjalle.
Dhe pytja tjeter nese vjen te aborti jam 14 javshe qysh jon metodat a po a oshy veshtire nese ka dikush naj keshille
Me vjen shume keq e dashur te njejten situate kam kaluar edhe une por kam qene 20 javshe dhe per fat te keq mu desht ta abortoja ama e kam lindur si lindje normale duke u stimuluar me ilace . Zoti te ndihmoft e ta lehtsoft dhimbjen pasi e kuptoj shume mire si ndihesh
Falimnderit per komente te dashura, me besoni qe edhe un po kam momente qe po them duhet me prit mos me abortu e pastah me vone po mendoj qe mjeket e dijn me se miri, krejy ditey i kom kalu tu lexu qysh sherohet kjo ose qka muj me bo , kom has ne mrekulli ku ju ka shpetu beba por asnjehrr nuk em di nese e kemi diagnozen e njete. Diagnoza ime eshte anhydramnios qe do te thot pa uje, si dhe ne ks as rajon ska ndodnje terapi derisa ne evrop dhe usa kish terapi per kete me sa lexova..sido qe te jete un lete bebe e kom desht shume po nese seshte e shkrume...tash e vetmja lutje qe pe kom nese vjen vendimi mu liru nga ljo shtatzani te kaloj procesi lehte dhe te kthehem ne shtepin time me shendet te plote ..
R,paca ke plotesisht te drejt,me te qe thua ,une e fshiva komentin sepse karakteristika dhembshurise qe kemi ne femrat na ben qe te marrim vendime te gabuara ,pa dashje e çojme ne faj,por kopetencat jane te mjekeve sigurisht dhe te gjitha nenat i kane thene "merr mendime te ndryshme nga mjeke",mjeku e di me mire ai ka kopetencat per te dhene vendime,kirse ne flasim nga dhembshuria dhe jo nga arsyeja...ishalla kete vajze e ndihmon zoti dhe e gezon sa me shpejt me nje bebush te shendetshem
Se harrova t'a cek se nuk po e di edhe shumë gjendjen tënde,nëse tu kanë pakësuar ujrat apo janë derdhur krejt,se unë thojsha të pi ujë apo diçka po,asgjë nuk po ndihmojke më masi po derdhke uji,këtë e kamë nga përvoja,e ti ishalla bënë zgjidhjen më të mirë me ndihmën e Zotit
E dashur Orkidea e di që e ke vështirë ta pranosh por e vërteta është kjo,unë vet e kamë provuar isha në muajin e gjashtë ku papritmas mu derdhën ujrat,edhe mjeku më tha se bebi nuk ka ujë fare dhe nuk mundet me mbijetu pa ujë,unë isha këmbëngulëse t'a mbaja se edhe edhe isha 6 muaj thojsha t'a shtyj deri në 7 muj që jeton bebi,por mjekët s'më dhanë shpresë hiq,edhe ashtu ndodhi si në mëngjes mu derdh uji në orën 6h,lindi bebi vet në orën 23e 30 në mbrëmje beba ishte e gjallë por e lodhur se normal ka ndejt pa ujë,e futën në inkubator jetoi një javë dhe vdiç,po s'kisha qka me ba ashtu ishte e shkruar,edhe ti pajtou me atë çka të është caktuar ndëgjo mjekët dhe këshillat se ata e dinë më mirë,vetëm don Zoti e i zëvendëson me diçka më të mirë,tek ti është edhe bebi shumë e vogël dmth,nuk ka shumë javë është edhe ma problem,unë isha 6 muaj e dy javë plus edhe s'munda të bëjë asgjë,ishalla kalon si është më së miri,se kanë thanë vete qato që ka ra pi dardhës e din ma mirë
ValentinaShaqo(5 vite më parë)
Bebi mund te jetoj dhe ca kohe pas derdhjes se ujit por ne fund nuk mund te mbijetoj sepse nuk zhvillohet dhe as nuk leviz dot mblidhet si top. As une nuk e di shkakun pse ka ndodhur pavarsisht se bera biopsin dhe nuk doli asnje sjkak sepse nuk eshte se ka bebi gje , thjesht derdhen ujrat,. Une e kam bere ye hygeia ne tiran sepse jetoj ne shqiperi. Doktori me tha pas 3 muajsh tenton prap. Une kam dashur te bej analizat e trombofilis dhe kariotipit nga ca kam degjuar te nenat ktu sepse analizat qe kam bere une para se te abortoja isha shume mire, dhe bebi asnje lloj problemi sepse i bera niptin qe ishte 800 euro. Ka qene Ina Mus ktu ne portal qe i jane derdhur ujrat 17 jave dhe doja ta pyesja pas sa kohesh ka ngel shtatzan prap sepse une e kam abortin e 2.
Orkieda me vjen vertet keq por duhet ta abortosh sepse nuk eshte e njejta gje me reduktimin e lengut amniotik , ka rene tapa mukoide dhe ske ca i ben
Valentina a te ka jetu ty 1 muaj, mua qe 2 jave gati mu ka derhd uji ehde pse nuk e kom vrejt menier..un po pres vendimin e komisionit per momentin me kan bo analiza dhe rezultati ka qene qe nuk kam infeksion.a jeton ne ks a po ku ? Sa per periudhen kur mundesh me tentu prap mesiguri pas 3 muaji por me mire me pyt mjekun dhe me i bo kontrollat paraprakisht
ValentinaShaqo(5 vite më parë)
Une kam qene ne te njejten situat para 2 muajsh. Eshte tjeter gje derdhja e ujit dhe tjeter gje pakesimi ujit. Neqoftese derdhen ujrat bebi mund te jetoj edhe nje kuaj por pas kesaj nuk ka me jete plus edhe nena merr infeksion dhe mund ti hiqet edhe mitra. Vetem aborti eshte zgjidhja sepse kur nuk ka dhe uji bebi as nuk leviz dot asgje behet ne forem topi. Flas sepse e njejta gje me ndodhi ne javen e 17 . Me vjen keq qe flas kaq hapur. Ska lidhje as me pirjen e ujit asgje. Sepse edhe mua mu derdhen ujrat java 17 kishte rene dhe tapa mukoide dhe ksaj ske ca i ben pervec abortit
(5 vite më parë)
R paca ... se besoj qe asnjo na qka i kem shkrujt ksaj nanes se kem.mendu edhe shendetin e saj po kanihere duhet njeri me.marr edhe mendime te tjer mjekve ose edhe nga nena vet qe e kan perjetu te njeten send.. zdi pse te doket gabim ky qe ne kem propozu mos me u gut qka nese gjithqka osht kan mire dhe e aborton ka shum raste qe ju kan yhan beba oshr smut duhet me abortu ose diqka te till dhw nenat i ka ndegju mjekt dhe masnej beba u kon shnosh e mire kjo qe Kjo nane po e perjeton Osht sprov e zotit dhe duhet mu ba e fort pamvarsisht se qka merret ne vendim
Orkidea askush nga ne qe te shkruajme nuk e ndjejme dhimbjen qe ti ke ne shpirt per ate bebe!disa me poshte kane gabuar shume rende duke te thene ms e vrit Po ajo gje nk eshte ne doren tende e as te askujt nga ne! Askush per asnje arsye nk merr vendime te gabuara per shpirtin e vet aq me teper nje nene! prandaj ndiq instiktin e nenes dhe keshillat e mjekeve! Ne asnje liber e madje as ne librat e she kte , ne asnje vend nk shkruhet qe te vihet jeta e nenes ne rrezik prandaj ndiq keshillat e mjekeve,ATA e dine me se miri sesi duhet vepruar!
Une te uroj me te miren dhe te uroj qe tia dalesh mbane pa stres!
Falimdnerit shume per komente te gjithave po shume jom e merzitne spo di qka me bo , te premten miret vendimi me komision ne qkuk nderkohe neser muj me ob edhe ndonje vizite po nese komisioni thot me nderpre shtatzanine un nuk di a muj me thon po e vazhdoj e pastaj nese kam probleme a me trajtojn a jo , sa rrezikoj spo di ..ishalla zoti me jep mend se shume veshtire koka me marr ksi vendime
Mir e ka sarita motra jem mas lindjes ka pas problem teper tmadh asni gjinekolog sja ka dit qaren qiky nusreti u ba sebep sot jeton motra, shko ngoje qka t thot.
(5 vite më parë)
Orkidea nje kusherine e jemja kur ka qen 7zan ne javen e 18 ju pat paksu uji kogja shum beben gjall e ka pas e mjelt thojshin me hjek po jon kon ardh do xperta dhe i paten than me vazhdu 7zanin ujt nisi me ju rregullu po beben e lindi ne javem 29 djalin e ka sod 6 vjeq mashallah si drita e ka mos u dorzo se nese e ka shkru allahu beba me dal ne drit ska kush qe e nal te kisha sugjeru me shku te nystret haradinaj ne stanvoc nje katun te vushtrrise uroj qe gjithqka bahet mire per ty dhe beben
TARAAJ(5 vite më parë)
Orkidea prsh,un kam qene ne muajin e 6 kur me thane qe skam ujra mjaftueshem ,dr ime me tha nese e don ket bebe rregjim total, pi shum uj cajra ,suko ate qe ta terheq trupi dhe ngrihu vec per me shku nbanjo, mua me than qe djslit sju esht formuar mire zemra skeleti i kokes i ngusht stomaku i vogel ,kam bere shum dua e ksm ndjek keshillat e dr sime edhe e cova shtatzanin deri ne javen e 41 efhe djalin e kam per Marshallah 3500 e linda 52 i gjat,besoj A llahut ai ka ilac per cdo semundje
Po jeta i kom lexu edhe un prandaj prej premtes jom tu tentu me bo gjithqka, realisht ne qkuk me kan kontrollu 4 mjek te ndryshem, 2 mjek tjere kam qene ne privat prishtine si dhe bisedova ehde me nje mjek ne sistine, nyk e di pse asnjeri nuk jep shpresa per kete shtatzani ..derisa un lexova ne internet te njejten dhe ende spo muj me besu qka ka ndodh e po shpresoj ende
Se lexova diçka në internet si të shtosh ujin e bebës, qysh tha eda pi ujë sa ma shumë, pusho, konsultohu prap me mjek, edhe pse më shumë se ti smundohet kërkush ama mos u bind me pak mjek, ose konsultohu me ndonjë mjek më profesional.
Gjithashtu lexova se pas javës së 24 edhe nëse ka pak ujë, fëmija mbijeton lehtë.
Rrezikojm me marr infeksion edhe un edhe beba, si dhe bebes mundet me iu ndal zemra codmoment, me lind parakohe apo mos me ju zhvillu organet asjtu siq duhet..
Prov shum e rende por mos e rreziko shendetin tend. Pajtoju me ket fat te keq dhe beso ne zot se ke per tu shperbly. Kurajo dhe ishalla ke forc ta pranosh vullnetin e zotit. Degjoji mjeket se jo me kot shkojm ne duart e tyre
Kam qene ne kontroll edhe 2 vende tjera, njeri me ka thene urgjent me perfundu shtatzanin tjetri ka thene hospitlaizim dhe nuk preferohet vazhdimi i kesaj shtatzanie. Nderkaq ne qkuk me bene ultaza disa mjek dhe krejt ishin qe ska shprese po prap e lan si komision mu vendos. Nderkaw mendova me shku ne sistine pasi para pandemise kom fillu atje mi bo kontrollat po smujta me gjet termin dhe i shenova doktorit ku kam qene mesazh ne viber ja tregova diagnozen dhe pergjigha e tij ke "stop this pregnancy" pasi shtatzania ne kete jave pa uje nuk eshte shtatzani e shendetshme. E kom shume veshtire me vendos cka me bo deirsa asni mjek nuk me tha vazhdoje kete shtatzani. Po ana emocionale pom bon mu ndi tmerisisht fajtore me abortu derisa beba eshte gjalle..
Orkidea e dashur ma copetove zemren se è Kam pare we mezi e ke prit ket beb, nuk di cte them ketu ne itali nje grua kishte Lind ne muajin e gjashte se I ishin derdh ujrat komplet dhe bebi jeton ne inkubator, nuk e di cte te them keshillohu me mjek te specializuar mbase ka shpetim
Orkidea po mvijka shumë keq, zoti tjeptë forcë me tejkalu këtë sprovë. Nuk kam dëgju ndonjë rast, ama edhe me e përfundu shtatzaninë duke qenë ende gjallë beba mrenda..Nuk e di, a nuk guxon me e mbajtë deri sa t'është gjallë? Ndoshta zoti bën ndonjë mrekulli e me regjim shtrati e tejkalon.
Me sa e di, deri në javën e 16 është i mundur aborti me vakum.
Zoti të ndihmoftë
Uhaaa orkidea pom vika shum keq skam.njohuru hiq rreth pytjes se met bertet skam degju po lexo naj artikull ne net ose ban pytje dhe naper mjek tjer qka pot thojn.
ValentinaShaqo(5 vite më parë)
Pershendetje, une para 2 muajsh abortova ne javen e 17 se me ishte derdhut uji bebes, bebi nuk jeton dot pa uje domethen mund te rri dhe 1 muaj pasi jane derdhur ujrat por pastaj vdes. Bera dhe biopsin dhe nuk me doli asnje shkak, ndoshta dhe nga levizjet qe kam bere. Aborti behet me anestezi totale nuk dien asgje.
Kam lexuar dhe me heret ne portal qe ju jane derdhur ujrat 17 jave, por a e di njeri pas sa kohesh tentohet per shtatzani se eshte aborti i dyte.
Eshte e veshtir , kurajo
Pytja jem osht kjo a keni degju raste qe pa uje ose me uj minimale ka ec shtatzania pasi we shume veshtire me abortu beben e gjalle.
Dhe pytja tjeter nese vjen te aborti jam 14 javshe qysh jon metodat a po a oshy veshtire nese ka dikush naj keshille