Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per inamus
Pershendetje nese e lexon te kerkoj ndjes per bezdisjen. Por kam lexuar ne portal qe ne javen e 17 te jane derdhur ujrat dhe ke bere abort. Nese ndonja ka informacion sa kohe pas abortit tentohet per shtatzani? Se eshte aborti im i dyte ju lutem
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Trombofilinë vetëm gruaja e bën me sa e di une, te ky doktori Burim Imeri kushton 120 euro, analiza dërgohet jasht shtetit dhe pas 10 ditësh kthehet përgjigja. Sa për këtë që i ka dalë asaj i ka dalë çrregullimi më i lehtë edhe ska nevojë për shumë trajtim tash, vetëm sa të pushon pak prej abortit mandej kur të mbetet prap shtatzane atëherë duhet me qenë nën kontrollën e doktorit për terapi. Ama varet edhe se çfarë çrregullimi të del, një shoqës i kishin dalë dy çrregullim (edhe ajo ka pasë 4 dështime brenda 9 viteve, se ajo edhe me menxi mbetke shtatzënë), ama asaj i kish dalë edhe gjaku i trashë, e ka fillu terapinë qysh prej tash 2-3 muaj mandej me e përsëritë analizën me e kqyr a e ka gjakun taman pastaj me tentu për shtatzani, edhe gjatë shtatzanisë i ka thon duhet me u trajtu me fraxiparin për çdo ditë. Nëse je në kosovë, të propozoj Burim Imerin edhe kërkoja të gjitha analizat me i bo. Sipas tij gjithçka, çdo problem është i trajtueshëm përveç anomalive gjenetike, kshtu qe vetëm rriji gati vetes me kohë e Ishalla do Zoti të gëzon sa më shpejt
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Jeta hoti per sa kihe rregullohet ky cregullim. Dhe kte analizen e trobofilis e ben vetem gruaja apo dhe burri
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Iu ka ndalë zemra bebës. Jo për momentin spo don nihere sa tpushon edhe pak
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
A eshte tash shtatzane ? E ajo javen 9 a ka qene spontane a po su zhvillu beba ?
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Dy i ka pasë qysh në fillim 4-5 javësh, një e ka pasë në javën e 9
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Jeta sa javsh i ka pas abortet kunata ?
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Tri aborte një mbas një, ka shku në kontrolla edhe në tiranë kërkush nuk i ka tregu arsye. Tash së fundi ka ndrru doktorin dhe i ka bërë panelin e trombofilisë, aty i ka gjetë një çrregullim që ka shkaktuar abortet. Pas abortit të parë ka mbetë menjëherë atë muaj që ka abortu ( edhe pse doktori i ka sugjeru spaku 3 muaj pauzë), pas abortit të dytë ka pauzu 3 muaj pastaj pas 3-4 muajsh tjerë tentim ka mbetë prap
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Jeta hoti sa aborte ka pas kunata? A e di shkakun dhe pas sa kohesh ka tentuar prap Faleminderit nese pergjugjesh
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Valentina kunata ka pasë aborte një pas një, edhe doktori i ka thon që duhet tpauzoj spaku 3 muaj. Duhet që mitra të kthehet në vend, të qetësohet dhe organizmi të pregaditet për një shtatzani të rradhës
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Ina mus ka lind qe nje muaj ( nse shenon ne kerko pytje "linda" e gjen) dhe ka thene qe ka pas 3 aborte.nderkaq mendimi jem eshte qe nese ben analiza dhe gjithwka del mire ski nevoj me shume se 3 cikle me prit, vetem sigurohu me gjet nje dr qe te merr seriozisht dhe te trajton siq duhet
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Une lexova qe ina mus e ka abortuar ateher dhe me pas ka ngel shtatzan prap ndaj pyeta pas sa kohesh. Ateher ne mars ngela shtatzan per here te pare dhe duke qene karantin dhe e painformuar per kto gjera as analiza kisha bere me heret asgje, diten qe prisja ciklin bera nje test dhe doli pozitiv por qe nga ajo dite e dy jave rresht kisha gjakdershje, flisja me gjinekologun dhe me thoshte eshte normale, pastaj e pashe qe doli embrioni. Nuk bera as pastrim asgje dhe direkt pa me ardhur cikli pas 2 javesh isha shtatzan prap bera nga java 11 te gjitha analizat ishin shume mire, pastaj kur vajta per eko ne javen e 17 ishin derdhur ujrat, ne fakt rreth 2 jave para se te veja ne eko e pashe qe me derdhej dicka si me.fije roze qe ka qene tapa mukoide por nuk e dija ca ishte dhe mendova se ishte normale. Pastaj bera abort sepse nuk ke si e mban ne asnje lloj menyre. Une jam grup gjaku a negativ burri ab pozitib , pas abortit te dyte me beren nje hjilper ne mish se kemi rezus te kundert. Nderkoh qe kjo gjilper duhet te ishte bere qe pas abortit te pare. Bera biopsin te i dyti dhe nuk me.doli asgje e keqe ne biopsi. Une kam bere dhe shume levizje me makin mdoshta dhe nga kjo gje se di. Deri tani kam kaluar 2 cille te doktori nuk kam vajtur akoma. Ai kur e pyeta para abortit me tha pas 3 muajsh tento prap por do ta takoj. Kam lexuar ne portal qe ka shkruajtur BOA per muatacionet dhe analizen e trobofilis ti bej njeher
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Valentina pata lexu per ina mus se ka pas rastin e ngjajshem me mua me shkolitje placent, dhe e di qe von tash e ka lind beben. Pse ke abortu 2 here sepse po na pergjajne rastet, a i ke pas dyjat keshtu me derdhje ujit ?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?