Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju lutem urgjent- streptococcus agalacticae ne shtatzani
Prsh. Jam pak e shqetesuar. Jam ne javen e 27 te shtatzanisw dhe nga strishot vaginale me ka dale qe kam bakterin streptococcus agalacticae.
Mjeku me dha augmentin nga goja si mjekim, por pashe qe augmentina ka nje acid clavulanic dhe qe ky acidi acid arrin dhe placenten. Jam shume e shqetesuar.
A ka pasur ndonjera nga ju streptokok ne shtatzani dhe si eshte mjekuar?
Flm nese pergjigjeni.
Ina Ina (6 vite më parë)
Ina Ina (6 vite më parë)
Prsh vajza, flm qe me keni shkruar. Une pas 3 ditesh kam kontrrollin e rradhes dhe do bej dhe analizat per streptokokun. Shpresoj shume te jem mire, mgjth mjeku me tha se edhe ne rrezikoj ta kem deri ne fund te shtatzanise, nga java 37 behet nje analize qe kontrrollohet vetem streptokoku dhe nese e kam, para se te lind te bejne nje gjilpere per te mbrojtur bebin nese une do lind vete, ne te kundert nese lind me cezariane ska rrezik fare per bebin. Kur te bej analizat po ju them se dhe vete kam pak tension derisa ta marr vesh. Flm shume
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Ina si je tash, edhe un kam pas kete bakterie, a e ke pi antibiotikin a tu ka largu bakteria ?
Tanna . (6 vite më parë)
Hmmm nuk di qka te them per plasjen e ujrave se une femiun e dyte e kam lind 10 dite vonese hahaha dhe prap pa pasur as dhimte paraprakisht, perkundrazi eshte dashur mjeket tmi shperthejn ujrat. Hiq mos u be merak pasi je ne kontrolle te vazhdueshme edhe ne shqiperi e Kosove ke mundesi me perserit analizat a ne UK as qe jane marr me ate pune me gjate veq info qe me japin antibiotik gjate lindjes. Une kam be nje metode qe dikush guxon dikush jo, kam perdor thelb hudhre diku 8 dite dmth ne vagine se kam lexu qe e zhduke kete infeksion por analizat si kam be a me eshte zhduk a jo. Po kete metode e kishin perdorur ne Angli grate. Kam pas shume djegesim neteve te para pastaj me kaloj, por siq thash pasi atje te japin antibiotik edhe tash ske nevoj me be prova me metoda natyrale. Te shkofte mbare.
Ina Ina (6 vite më parë)
Flm Tanna.Kam marre shume keshilla per kete bakter te them te drejten edhe nga mjeke, dhe me kane thene qe duhet pire antibiotiku pasi ky bakter, edhe pse eshte shume i perhapur ne gra shtatzane e ne njerez, duhet mjekuar pasi shkakton plasje ujrash para kohe. Kjo me shqetesoi me shume ndaj doja te dija ekperienca te nenave. Flm per keshillen tende, une i bej analizat shpesh, dhe perpara se te lind ishalla nuk e kam, se nese e kam do flas me mjekun, e ti njoftoj kur te shkoj per te lindur. Ishalla spo e kam kismet. E kam shtatzanine e pare, e kur je ne te paren je e papergatitur ne lidhje me ate cka mund te te prese gjate shtatzanise. Ishalla po ja dalim per mire. Flm per keshillen dhe uroj te kesh femijet e tu gjithashtu shume mire.
Tanna . (6 vite më parë)
Ina ina une kam pas ne shtatzaninn e dyte dhe duke lexu ne internet u pata shqetesu shume, mandej mamia me tha se ato te dhena jane kur nenat nuk r kan ditur qe kane kete infeksion para shume vitesh dhe nuk kan perdore antibiotik. Edhe mua aty diku ka fundi me kan thene ae e kam ket infeksion por ne Angli sme kan dhene trajtim ,me kane then deri ne momentin qe kam me lind beben ska nevoj, dhe ashtu ndodhi gjate lindjes me dhane antibiotik kater ore para lindjes fiks dhe shyqyr Zotit infeksioni nuk kalij te beba e shpetuma te dyte. Eshte me rendesi ta shenosh ne dokumentacion qe i ke tr lindjes kete infeksion dhe gjithqyshe tregoju mjekeve kur te shkojsh me lind sepse mjafton antibiotik 4 oret e para lindjes. Po nese ti harron dhe ata nuk shiqojne eshte keq se mundet ti kaloj bebes edhe pse ka trajtim edhe per bebe amo pse me fut ne antibiotik kur shume thjesht me ty zgjidhet problemi. Nese lind me operim ska as nji prob.dmth kete e merr beba gjate lindjes normale nese nena nuk trajtohet me antibiotik. Suksese mos e merr me stres se e kujtoj veten sa shume u pata frikesu po mjekesia ben mrekulli ne disa raste. Paq lindje tr lehte w bebe te shendoshe.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?