Përshëndetje nëna
Përshëndetje nëna uroj të jeni mirë ju dhe engjujt e juaj, jam shumë në merak për vajzën time, edhe një javë bën 3 muaj sot e pata në kontroll dhe për 3 javë kishte mar vetëm 250 gr. Muajin e parë shtoj 1200gr muajin e dytë 800 gr ndërsa kët muaj tepër pak, vajza më kthen shumë shpesh dhe dr më tha që ka refluks, deri më tani thoshte tepricen mirëpo tani tha refluks pasi vajza po më kthen pas çdo pierje. E kam vetëm me gji tani më tha me vazhdu edhe me humana ar por vajzes spo i pelqen mezi i piv 30ml. Jam shumë në hall moj nëna, pesha e vajzës gati 3 muajshr ishte 5400gr. A ka pas ndonjëra kësi rasti dhe si keni vepru.

