Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Orkidea
Orkidea si ke qene? Te kerkoj ndjes per shqetesimin po a te liruan prej spitalit? A te dhane shkak per derdhjen e ujrave apo ca analizash te thane?
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Po orkidea kto dite dua te shkoj patjeter, do te lajmeroj ca do thote , edhe ti me lajmero se qenka me te vertet shqetesim i madh. Une ne javen e 11 bera analizat te gjitha dolen ok asnje problem, se kuptoj per 4 ose 5 jave nuk mund te beja analiza prap besoj , se di pse kane plasur ujrat, ose ndoshta ndonje infeksion mund ta kem marre ne plazh
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Po kontrollën e parë e ka 50 euro, mandej nga 40. Ai nuk tlen me fillu një shtatzani pa u sheru plotësisht, një shoqe ka ma shumë se 7-8 muaj vizita edhe hala se len me tentu për shtatzani qe mos me ardhë deri te dështimi pa u shëru mirë. Edhe terminin duhësh me e lon më heret, zakonisht para dy jave ska termin tlirë
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Po jeta e kom parasysh doktorin tond se kom degju per to falinderit shume, fillimisht du me vazhdu te flora pershkak se ajo ma din rastin dhe u kujdes teper per mu ne spital por mendoj me marr edhe mendim prej doktorit tend, qka me duhet mu osht spari me gjet arsyen e pastaj ne shtatzanine e ardhme me u kujdes per mu mem marr seriozisht me marr masa qe mos me abortu edhe nje here.. tregom pak per doktorin tond mdoket pate thon e ka 50 euro viziten
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Orkidea, nuk e di nëse e ke ndërmend me e vazhdu kontrollën te mjekja jote ose tjetër kun. Nëse se ke vendosë ku, kunatës pas tri aborteve në analizat e para qe ia përshkroi ky doktor ia gjeti menjëherë arsyen e aborteve. Ndoshta të ndihmon edhe ty. Uroj më të mirat për juve
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
E dashur spaki spaske problem me mbet shtatzane , un kam qe 2 vjet e me shume qe tentoja per kete shtatzani, keshilla ime kishte me qene qe tani shko boni krejt analziat nese thot dr. Qe ski nevoj mi bo ndrojke doktorin dhe insisisto me bo analiza me shume.. un do te shkoj ne kontroll javen tjeter te lajmroj qka pom kerkohet , lajmrom edhe ti cka pot thot doktori yt ..e vazhdojm biseden ketu pasi mesazhet spo punojn ..ishalla me te mira e le te jene keto qe i kaluam abortet e fundit per neve
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Pjesa me e madhe faji i doktorit sepse para se te ngelesha shtatzan heren e pare nuk me tha te beja asnje analiz asgje, se me.duke kisha dhe infeksion, ca ti besh.
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Se di fare ate dite qe prisja ciklin bera test doli pozitiv pastaj cdo dite per 2 jave kisha gjakderdhje, fola me gjinekologun tha eshte normale, ishim dhe ne karantin dhe e painformuar derisa me ra embrioni , per faj te doktorit qe tha eshte normale. Pas ksaj mbas 2 javesh pa bere as pastrim asgje ngela prap shtatzan
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Po aborti tjeter pse ndodhi?
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Ka 2 muaj ende nuk kam qene te mjeku, aborti i dyte
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Qe sa muj ka ndodh e dashur a ke bo naj analize e sata shtatzani eshte kjo ?
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Jne analizat e fundit i kisha bere ne javen e 11
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Ka rene tapa mukoide i bie por une mendova se ishte tip urinimi
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
E kam pare u derdh si uje me ca fije roz por nuk i kushtova rendesi dhe pas 2 javesh ne vizite me thane per ujrat
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Po prom eshte derdhja e ujit, streptokoku b eshte nje bakterie qe mua mu shfaq dikun te java 9 po doktoresha ku u kontrollojsha me dha vetem vaginaleta, pas perdorimit tyre me filloj nje gjakderdhje dhe ne urgjenc shkova ne nje klinik tjeter ( pasi ajo nuk me pranoj ) aty me dhan antibitik per kete streptokukun i perdora po dikun pas disa dite mu ka derdh uji dhe un nuk e kom vrejt deri ne kontrollen e radhes.. ti qysh e ki vrejt a ki pas ndonje simptome ?
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Oligohidraminous quhej, ose prom me ca kam pare ne internet, cfar eshte streptokoku b?
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Valentina a ke pas infeskion , un e kam pas streptokoku B ose gjakderdhje ose shqetsim tjeter ? biopsia e bebes mire qenka edhe doktori te paska thone. A ka qene njejte diagnoza Anhydramnio , un e kam pas keshtu
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Mua diten qe me liruan nga spitali me.beri eko doktori per te pare a isha ne rregull dhe je ok tha
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
Kjo me doli mua, te doktori nuk kam shkuar akoma
Valentina Shaqo (6 vite më parë)
rezultatin e biopsis nese ndonjera e kupton Inde fetale imature, vatra te hialinozes e fibrozes ne indet placentare, kordoni umbikal paraqitet ne norem. Kaq me doli dhe doktorit qe i dergova mesazh sepse nuke kam takuar akoma tha qe nuk ka dale asgje e keqe jane normale. Plus dhe bebi ishte shume i fort aq sa kur duhej te abortoja kam qwne 2 dite me.ilace qe mi fusnin nga posht sepse nuk vdiste femija
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Jo ende se kom marr rezultatin jeta..Tash po e pres me marr pastaj me fillu me analiza
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Orkidea, a të ka dalë rezultati i trupit të frytit? A të shkrujke aty najçka. Uroj ta kesh marrë veten sado pak
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Po besoj qe javen tieter do te shkoj ne kontroll dhe te tregoj per analizat qe mu kerkuan
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Valentina me kan liru te hanen, dhe me kan than me prit mas 1 jave me shku kontroll te dr privat dhe me kan thene me marr analizen e HP me veti, analiza e Hp me sa e kuptova ish analiza e frytit ( trupit te bebes). A e ke bo ti kete analize? Si dhe ty qfar analiza ti kerkuan ... po e kam plan me kerku sa me shume analiza me bo perfshire paptestin ..si dhe a ke pas infeksion para derdhjes se ujrave sepse un kam pas dhe po e lidhi me kete infeksion derdhjen e ujit

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?