Pershendetje nena, jam ne javen e 23 shtatzene, e kam nje problem qe me brengos shume shume. Isha ne kontrolle edhe mjeku me tha qe me eshte lajmeruar nje mish i eger mioma permbi miter po tha qe nuk e pengon zhvillimin e femijes se eshte ne pozite te mire po une kam lexuar edhe jam frikesuar shume se mos i bene vajzes ndonje gje, ndonje anomali apo abort? Jam e brengosur menzi e kam prit kete dite te shtatzenise, ju lutem nena a keni pasur ndonjera kete problem apo keni degjuar rreth kesaj se qa eshte? Rrespekt.
oo Arieta faleminderit shum,un e kam miomen 3.80cm,por po shqetsohem shum,shum,ok te falenderoj shum per kurajon qe ma dha.shum flm,ti uroj gjith te mirat dhe jete te lumtur per gjith jeten.
pershendetje aurora gjat gjith shtatzanis kam qen ne stres se si do kaloj gjithka me shkojshin ment vetem qajsha ....por me beso 6 cm e kom pas miomen ne dit e fundit te shtatzenis dhe korgjo sem ka pengu e kam vajzen dy mujashe si drita shum mir esht mos u shqeteso per asgje kam lind ne javen e 39 lindje shum te veshtir ama jo faji i miomes po une e ngusht ne kuka edhe kam lind me vakum keshtu qe mos u shqeteso asgje nuk do ti ndodh bebit besoj se ki me kalu mir te pershendes
Tung Arieta,duke lexuar me rra ne sy qe edhe ti gjate shtatzanise ke pasur miome,ne te njejten gjendje jam dhe un jam ne javen e 16,dhe deshta te te pyes si e kalove ti shtatzanin,a kishe probl.dhe si te lindi bebi ne kohe apo para kohe,e linde ne menyr natyrale,apo me cezario??te keroj falje per pyetjet e shumta qe ti bera.Gjithe te mirat.Tung
Pershendetje per ty Arjeta. Une e kam pas miomen para shtatzanise edhe tani qe kam vajzen14 muaj vazhdo ta kem, edhe une kam pas shqetesimin e njejte po nuk ke me pas asnje problem. Vetem nje porosi e kam gjate shtatzanise as mos mendo per miomen sepse stresi mundet me te bo problem me shume se sa per miom nuk ke me pas asnje problem. Nese mioma eshte ne qafe te mitres eshte ma problem se ku te eshte ne siperfaqe nuk ke pse brengosesh. Cdo te mire per ty dhe bebin tand edhe per gjitha ato qe e kane kete problem per te cilin nuk duhet aspak te shqetesoheni sidomos ne shtatzani.
Pershendetje,nje e aferme e imja ka pas miom ka mbet 7zane dhe tash ka lind,fmija eshte mire shume i zhvillum dhe pa asnje problem ama miomi u rrit gjate kesaj periudhe ,nuk e ka largu ende po pret me bo edhe nje intervenim.Ne fakt ksaj nje mjek i kan preferu me mbet 7zane gjoja se do te largohet miomaa po ka ndodh e kunderta ,e kur ka bo kontroll te disa mjek tjere i kan thon qe ska shanca me tu hek me 7zani po duhet me hek me intervenim.Une ju kisha preferu me bo kontrolla te nje mjek qe eshte me i zzoti ne punen e tij ne menyre qe me percjell gjendjen e juaj sa me mire,por mos u brengosni per bebet se inshAllah do te jene te shendosha , supozoj sipas asaj qe kom pa nuk ndikojn negativisht te bebet,Ju deshiroj 7zani te leht dhe bebe te shendetshme .Shpresoj qe ju ndihmova sado pak.:)
Edhe une ekam pas pa mbet shtatezane me ka thane mjeku veshtire eki me mbet kam mbet shtatezane edhe kam lind vajzne si drita gjate lindjes ma kane largu edhe miomin ske arsye me u brengos e dashur..shtatezani te mbare e lindje te lehte..
pershendetje edhe un jam ne javen e 17te shtatzanis edhe un e kam mish te eger mioma por edhe mua me kan then qe nuk osht rrezik edhe pse kjo miom do rritet prej hormaoneve gjat shtatzanis mirpo kam deshir qe edhe un te mar informata me shum per ket miom respekt.
Pershendetje nena, jam ne javen e 23 shtatzene, e kam nje problem qe me brengos shume shume. Isha ne kontrolle edhe mjeku me tha qe me eshte lajmeruar nje mish i eger mioma permbi miter po tha qe nuk e pengon zhvillimin e femijes se eshte ne pozite te mire po une kam lexuar edhe jam frikesuar shume se mos i bene vajzes ndonje gje, ndonje anomali apo abort? Jam e brengosur menzi e kam prit kete dite te shtatzenise, ju lutem nena a keni pasur ndonjera kete problem apo keni degjuar rreth kesaj se qa eshte? Rrespekt.