Pershendetje nena. Kisha pas deshire ti ndani pervojat tuaja kur keni qene ne pushime (bregdet) me femijet tuaj te moshes 1 vjet e me teper. Pasi qe djali im ne fund te majit mbush 1 vit dhe une ne qershor planifikoj te shkoj ne bregdetin turk. Sipas juve cilat jane gjerat e domosdoshme pa te cilat nuk ben te shkohet me femije ne pushime? Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet tuaja dhe shendet per ju dhe femijet tuaj.
Iliriana(14 vite më parë)
Iliriana(14 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigje nena me keni ndihmuar mjafte. Shpresoj qe do te kaloj mire. Ju pershendes...
Une kam qen me vajzen kur ka pas 6muaj dhe kam kaluar shum mire a ndoshta tash qe i ka bere 1 vjec smundem se leviz shuuum, atehere me shum rinte me nje vend :) pershendetje
(14 vite më parë)
Une kur kam shku me vajzen time 1 vjeq ne pushim, me shume jom lodh se qe kam pushu, tere kohen une shtrir duke i dhene gji, kembet asesi nuk i leshojke ne zall, e kishte kohen me ec, ne apartament her une her burri duke e mbajt per duarsh...ishalla kalon mire, perndryshe per ato qe te duhen shume mire ti kan pershkru nenat tjera!!!
Ilirjana une kam shkuar ne pushim kur vajza ishte 1 vjeqe shume mire kam kaluar as nuk u semur,perveq gjerave qe i ka cek Soki merr edhe kapela per djalin pasiqe lekura e kokes eshte shume e ndjeshme
Per temperature merr supozitore sepse reagojne me shpejte,miniklizma sepse mund te behet kaps nga ushqimet,rroba sa me shume ngjyra te lehta dhe jo te mbyllta
Pershendetje Ilirjana, kunata ime ka qene me qiken e saj 6 muajshe ne Turqi dhe shummme mire ka kalu. Do kenaqesh dhe vetem te uroj pushim te kendshem. Louise i paska cek te gjitha gjerat e nevojshme.
(14 vite më parë)
iliriana blej pampers qe jane per ne uje per me shti djalin me u la, merr krema te diellit 30 edhe 50, aj me ni vjet ka drejt me hanger gjithcka, ne turqi ki boll zgjidhje. merr me vete gjithsesi paracetamol, termometrin, nese ta kap temperture, pika per sy e hune. naj sirup qe eshte per bark, qe me mujt me shiju sa me shume pushimin, edhe nese paqefet djali.
Iliriana une kam shkuar ne pushim kur i kishte djali 7 jave,kam kaluar shume mire,edhe ai ne fund te majit do ti bej 1 vjet,nuk e di pse por kam ndjenjen qe nuk do te relaksohem por do te lodhem,prandaj edhe une pres pergjigjet e nenave me pervoje :)