Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mekja ne gjume
Mirmbrema mike kam nje hall shume te madh. Para ca ditesh tregova nje ngjarje per djalin 1 vjec (qe mu mek ne gjume dhe u nxi per disa sekonda) doktorret me thane qe beje synet dhe e bera, mendova qe shpetova por jo. Mbreme prap mu mek djali ne gjum ashtu sic eshte duke fjet qan njehere dhe nxihet nuk vjen ne vete. Sot isha tek nje neuropediater dhe i bera ezhe koke, shyqyr i doli mire por spo e marr vesh nga i vjen gjith kjo. Jam shume e merzitur.
(6 vite më parë)
Eda..eda ... (6 vite më parë)
Ndoshta shef ndonje gje ne enderr e trembet...kam degju me I vu gershere posht jastekut...dhe leje naj drit ndezur naten mos te jete ne terr..
(6 vite më parë)
Miamar kam dasht me te kthy pergjigje tek pyetja tjeter por ato dite u bllokua portali,nese ke dyshime qe eshte i mbyllur djali,beja nje vizite tek kirurgu dhe nese e ka te nevojshme beje synet se vetem mire i ben.Djali im e kaloi shume lehte,sa me shpejt aq me mire eshte sepse kur te rriten marin mend edhe e perjetojne me keq.
(6 vite më parë)
Faleminderit per komentet mike,me falni qe nuk ju kam kthyer por kam qene shume e zene qe 2 dite duke i bere kontrolle djalit.Sic e kam ceke edhe tek pyetja ezheja e kokes i doli mire sepse ne fillim u frikesova mos ishin shenja epilepsie.Dje i bera vizite te kardiologu zemra i doli mire,edhe analizat ja bera te gjitha dhe i dolen mire.Tani po filloj edhe une qe mund ta kete nga syri se edhe ne si familje po leshojme shume pas tij.Nuk di cfare te them me shume,ai gjate dites eshte si kokrra e molles,shume aktiv me ushqimin shum mire,insha llah nuk i ndodh me se eshte shume ndjesi e keqe per mua.Kam rene ne depresion ka 2 dite as gjumi nuk me ze se kam frike mos i ndodh kur jam duke fjetur dhe nuk e degjoj :(
Natyra1999 ???? (6 vite më parë)
Shume po vjen keq.Shpresoj qe te mos te ket diqka serioze.Por ndoshta shef ender duke luajtur dhe zgjohwt ashtu si e pershkrusj ti
A & T (6 vite më parë)
100 % mundet me pas mesysh , dergoje tek naj hoxhe me i kendu rukje . All-ll-ahu ja lehtesoft .
Sea Sea (6 vite më parë)
Elsa kendoi Kuran dmth rukje para se te flej sdi a je praktikuese e fes por mire do ishte ti beje rukje se mos ka edhe msysh se e kam lexu komenti tann edhe ma heret perhajr synetia e in sha Allah i largohet edhe kjo
Miamar Mia (6 vite më parë)
Kontrolloja tiroidet njehere ,konsultohu me pediatren dhe beji nje eko tiroidesh,ose analize gjaku,por konsultohu me pediatren fillimisht ,mos e çpo pa thene ajo,jam vete me tiroide ndaj te thashe

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?