Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A keni ndonjë recetë për menaxhimin e kohës dhe fëmijës?

Te dashura nena, a keni dikush nga ju recete per menaxhimin e kohes dhe femijes? Pasi qe jeta eshte bere shume dinamike e ashtuquajtur kohe personale me prezencen e femijes pothuajse shume pak po egziston, pe pakten po flas per vete. Si ia dilni ti mberrini te gjitha? Kohen per vehten per femiun, per punen, per ushqimin, etj. Si e menaxhoni kohen, a keni ndonje recete per kete pune?

Gerta ....... (14 vite më parë)
Yllka Kurteshi (14 vite më parë)
Pershendetje Greta!Une qe tash kom kohe ose int ose naje film me kqyr.Keto jane dite e mia me femi.I kam dy djem njeri 5 tjetri 6 muj zgjona ne ora 8 i dho djalit me pi djalin tjeter burri e qone ne qerdhe djali flene deri 11 ne kete kohe ha mengjes edhe per djal pregadis ushqim edhe boje naj pune ky rin deri 13 qute ne ora 13:30 e qes ne kolic edhe bona gati me mar djalin e madh ose vi ne shpi e pregaditi dreken ma vone dal ne park öse dale drejte prej qerdhes shkojm me shetit hajm drek jashte kur vimm ka ora 17 ose 18 hajme dark i laje femit rin deri 19:30 qute ne ora 20 ne shtrat ju lexoj naj prall edhe flejn une ne kete kohe hi lana edhe boje naj pune ndersa te hanen dhe te merkuren paradite prej 10 deri 12 djalin e qoje baby grupe e te ejten 16 deri 18 djalin e madh ne sport.Kur e ka burri pushim boje naje pune ai del me femi ndersa masdite dalim bashk ma shume mirna me femi se punte qaty bohen qaty bohet nje here ne javte e fshij ma mire tjera dite vetem qka eshte kryesore :) Femite ne rende te pare tjerat qysh tmuj :)
Shqipe S. (14 vite më parë)
Aiii atehere ka tjera halle moj Gerta ku shkoj me kend po shoqerohet mos po i hyn ndonje rruge a pune te gabuar...e ka pas pushimi jone e kafja per shtat pale qejfe hahaha mu per vete sme mbetet merak se kogjo jam knaq pa bebe gati 30 vjet i pata ba,e tash ka pas ardhe koha per ndryshime..
Gerta ....... (14 vite më parë)
ooo ku ku mua per vete askush nuk me ka treguar realisht se cfar kahje merr jeta kur te ben njeriu femije, por te gjitha grate qe i kam takuar me thonin hajde cka po pret bone nje femije ma, sa te shpifura tash i kuptoj pse sepse ato kishin dashur qe edhe te tjeret te heqin si ato. Se me pas dit se qishtu shkon puna e femise pa ra me flejt e me pushu nja 1 vjet mos mu qu hiq si arusha mu bo, para se me nis me bo femije nuk e kisha lone kurr sepse i kisha mbushur baterijat mire. Tash edhe rrobotit me duket se ne nenat ja kemi kaluar, se rrobotit kur ti hargjohen baterijat ndalet e mbushet me rryme a ne nanave na u hargjun a po nuk na u hargjun baterijat femijet nuk na pyesin fare. Ishalla vjen dita e i kthehemi jetes normale me femijet tone te rritur pastaj.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Pershendetje nena! Shumica nga ju kishin nga nje ose dy femije, por une i kam tre femije, 6 vjec, 4 vjec dhe 3 muajsh.kur linda femijen e trete nuk po dija si ta organizoja diten, tani jam mesuar disi. Une zgjohem ne 5.30 fal namazin, ngaora 6 i jap vajzes gji se e kam 3 muajshe deri nga ora 8 rri ne krevat ashtu si pergjumesh, pastaj ngrihem dhe pergatis djalin 6 vjec per ne kopesht, me ndihmon mami im qe e shpie ne kopesht. nga ora 8.30 ose 9 zgjohen te dy vajzat filloj e merrem me to te madhes i pergatis mengjesin te vogles i jap gji e laj e nderroj,kjo pune vazhdon deri nga ora 10.30 a 11 sa e ze gjumi te voglen, atehere bej ndonje pune (pune i thencin),sa i jap nje fshese korenti shtepise se per ta lare perdite nuk ia dal dot, laj ndonje ene, hekuros etj deri ne 12 sa zgjohet e vogla. Ne 12.30 shkoj marr djalin ne kopesht iu jap dreken i bej gati per gjume diku nga ora 14-14.30. pastaj filloj prape me te voglen e keshtu me rradhe derisa ngryset edhe nje dite. Me thene te drejten ka raste qe me duket vetja sikur kam gjithe jeten time qe lind dhe rris femije :)). por ndonje dite bej sic po bej tani qe i kam nxjerre rrabat nga lavatricja dhe si kam nderur akoma, as fshesen se kam vene dhe po rri nja gjysem ore po shoh internet :)))) Mirupafshim nena, pune e shtepise nuk mbarojne asnjehere, por uluni dhe pijeni rehat kafene tuaj te pakten njehere!
(14 vite më parë)
Valla bash edhe mu mu kish dasht me dit noi orar per pun t shpis:S un e kom djalin 3 javesh dhe jetoj vetem me burrin ne libi, sa kam qen shtatzene kam shkuar ne fakultet ktu dhe t gjitha i pata rregullu me orar tash qe 3 jav qe kom lind n fakultet s muj me shku,djalin e kom t shtir kurr guha n goj si bjen,1 or me flejt lyp nonstop me perkun,burrin se kom ton diten ktu n mengjes osht n fakultet masdite n pun qat\'her kur po vjen po munohet me mi la do en ja me mi shti do tesha n maqin. valla jom lodh qishtu kanihere spe di a osht dit a nat bile :( veq noshta rritet djali ma shpejt sa me dit mu pajtu edhe me lujt e ndryshojn senet ju pershendes
Deni Deni (14 vite më parë)
Lum si ti shqipe, vajza ime pa e leshuar mire ne krevat e shtremberon fytyren, cfare do gjeje qe bej e marr me vete pasi nuk kam besim tek djali, kam verejtur disa here qe i ka dhene vajzes ato gjera qe une ja kam ndaluar, sidomos kur une nuk jam prezente ne dhome, Cte besh.
Megi , (14 vite më parë)
ah sa gjera ndryshojne me ardhjen e bebes ne jete. te berit dush tani me eshte kthyer ne nje privilegj qe rall mund tja lejoj vetes, ( dhe une qe perpara rrija 2 ore ne vaske) vajza ime eshte 4 javeshe dhe ka shum siklet nga gazrat. dhe vetem qan. nuk po me len kohe me bo asgje tjeter pervecse te merrem me te. mbreme nga ora 1 deri ne 10 te mengjesit nuk ka fjete fare duket si e pamundur si mund te rrije aq gjate pa fjete por ja qe ndodhi. dhe vetem qante nuk i bente derman asgje deri sa ne mengjes u lodh dhe e zuri gjumi vete. koha eshte e vetmja gje qe me mungon tani. jam mbyllur dhe en shpi pasi nuk mund te dal me te se me ja fillu me qajt sdi ca ti bej ne rrug pastaj. ishalla po ndryshon,,
Jeta Jeta (14 vite më parë)
shqipe heret eshte ende te tregoj edhe pak sa te rritet hahaha,edhe vajza ime ka qene e urtre keshtu si e jotja po kur i ka ba 7 muaj,o zot sa u lazdru.
Nora Ina (14 vite më parë)
Hahahaha shqipe shuuuum bre po me dhimbesh qka koke tu hek ti:-)
Shqipe S. (14 vite më parë)
Vajza ime eshte shumeee e urte shumme bre,tane diten me lane ne shtrat te vetin rrin veq kur ti vjen koha me pi dhe me fjete kerkon vemendje,se paku per momentin hahahah mos ta perfoli se me ka thane gjyshja merr mesysh hahaah kuku po te shtir e kam qiken dy kambet sme len mi leviz pa te...keshtu duhet me thane te kunderten e se vertetes..
Shqipe S. (14 vite më parë)
Siq po e shoh shumica nga ju i keni femijet me te rritur..Une kam vajzen pothuajse 5 muajshe dhe akoma jam ne pushim te lehonise keshtuqe spo e kam akoma shume problem menaxhimin e kohes..Zgjohem ne 7 atehre kur kur shkon burri ne pune,ma jep vajzen nga shtrati i saj edhe une i jap gji pothuajse 40 minuta ashtu gjsem e pergjumur dhe se prishi gjumin hiq e vazhdojme ne shtratin tim gjumin bashke deri ne 10..Pastaj zgjohem edhe pij kafen e mengjesit dhe bej punet deri sa ti vjen vajzushkes koha per gjume serish..Kur ajo flen une bej dreken diqka qkado se burrin nuk e kam nazeli ne ushqim..pastaj vjen burri hajm dreke pushojme ose dalim ndokund ose lexojme diqka se di shkon pasditja ashtu.Ne ora 19-20 vajza flen dhe une kam kohe per burrin dhe per vete pak me shume,ne ora 24-01 e zgjoj vajzne e ushqej dhe ne ora 01-02 flej edhe per vete.Vikendeve zakonisht shkoj te prinderit ose vjehrria sepse nuk jetojme ne nje qytet e keshtu jane ditet e mia momentale gjer sa te ja nisi punes..se pastaj ka me me dal gjuha sa krahu hahah..
Anoda , (14 vite më parë)
Burri im thote 1 njeri i vogel i ka bere 2 te medhenje budalla hahha..Jo e dashur keshtu e kane te gjitha nenat,jo vetem ne,Rregull ne shtepi nuk ka kur ke femije,dhe nuk mund te kesh cdo gje nen kontrolle,edhe pse une shume po i kufizoj si dajlin e si burrin por jane duke e tepruar hahaha.Ju pershendes
Deni Deni (14 vite më parë)
Qe kur ka lindur vajza, kjo periudhe po me duket mjaft e veshtire. Ka raste ku nje pjese te gjerave qe kisha menduar te beja gjate dites ngelen te pa perfunduar. nganjehere as vete se kuptoj se si me iken dita. Dhe djalin e madh qe me pare ka qene disi i pavarur tani me kerkon me shume, ndoshta ngaqe ndihet i menjanuar per shkak se merrem me shume me vajzen.Dhe ajo eshte mesuar pak si keq nese eshte zgjuar nuk pranon kurrsesi te qendroj shtrire por kerkon vetem ne krahe, dhe sidomos me mua. kjo periudhe me ka stresuar se tepermi,
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Ska recet zemer,ska me rregulla as punet smund ti kryesh si duhet edhe shetitjet jan me te pakta.Ndryshon qdo gje,nuk eshte se ti sdin ta menaxhosh kohen por eshte personaliteti i vogel me kerkesa te mdha hhaaa,kalojne edhe kto e do ta menaxhojme kohen me mire...
Gerta ....... (14 vite më parë)
o ju falenderoj qe ndani me mua eksperiencat e juaja, sepse hiq me larg se dje mendova te shkoj ne ndonje trajnim per menaxhimin e e kohes sepse me dukej vetja se nuk po di si te ja beje. Dje fillova te nervozohesha se nuk arrija dot ti mberrija te gjitha edhe pse burrit ja kame ndare punet e veta, mirepo nuk di ti beje si une me cmend fakti qe burrat i kane levizjet e ngurta sa i perket menaxhimit te rregullit nuk i bejne gjerat si duhet as djalin nuk e vesh si duhet gjithmone shkon me kombinime te gabuara. Dhe cfare bera i thash per nje moment mendo qe une nuk egzistojne ne kete skenen e quajtur jete, dhe dola te pije kafe e kur u ktheva, plasa se qeshuri sepse djali qeshte me ze me te e gjithashtu edhe burri i /kishte/ rregulluar te gjitha hahahah merreni me mend te gjitha ama bash te gjitha lodrat i kishin shperndare gjithandjes baneses nuk kishe as ku te shkelesh. Kur me pa burri me tha shko pije edhe nje kafe se per kete kohe qe nuk ishe ketu neve u knaqem dhe nuk e kishin rregullin ushtarak te jetes. Sot jame duke menduar dhe duke i bere pyetje vetes se ndoshta njeriu kur te beje femije duhet ta harroje rregullin e totalizuar e duhet te lejoje edhe rremujen. Nuk e di keto gjera te reja jane ede si sfide per mua. Ju pershendes nena dhe ju dua shume.
Nora Ina (14 vite më parë)
Une zgjohna ne ora 5.30-6.00 se ather zgjohen fmija jan 18 muaj i pastroj i veshi ju maj mengjesin gati hajn, kta lujn une e rrugulloj banesen pak nese me lajn nese jo luj me ta. Ne ora 10 i qes me fjet flejn 1 - 1.5 or ne at koh e baj dreken dhe bej dush perveti dhe pushoj pak. Si te qohen hajm dreken i veshi shkoj blej qka me nevoitet , kry naj termin ose qeshtu qka kam dhe dal me ta kur esht koha mir rrim krejt pasditen jasht kur sesht koha mir shkoj ndonje center ose te nana te motra, kthehna ne ora 5 perdatis darken 18.30 hajm dark i pastroj i veshi lujn edhe pak dhe ne ora 8 flejn fmija une e rregulloj kuxhinen dhe pushoj hi ne net ne ora 10flej! Rrobat i laj njeher ne javt 4-5 maqina por gutna dhe i kry deri ne ora 14 per memujt medal methmi se ment mi nzerrin mos mi qit nje dit jasht :-) qeshtu gati gjdo dit te njejten rutin !
Meri H. (14 vite më parë)
Na ke ba ni pytje qe zor me i than pergjegje. Une qohna ne ora 7 ja nisi mu pergadite per pune, nderkohe qohet picirruki jem edhe rri pak me ta nshtrat se ka qef me lujt, shkoj npune ne ora 8, zakonisht kthena nshpi ne 12 edhe rral qe kthehna mas 12 ma npune, kur shkoj i jajp djalit me hanger, merrna me ta deri ti vjen koha per gjum ,kur flen ai ka ora 3 vrap mi kry punt qka muj me mrri mi kry. Kto nanat qe po pritkan me ju kthy punes po mu dhimkan ma se shumti, ka me i myt merzija e fmis, qka kom hjek une derisa jom msu, qatehere keni me pa qka asht veshtersia e menaxhimit tkohes.
Jeta Jeta (14 vite më parë)
pershendetje gerta,o sa e veshtir me menaxhu kete kohe bre,une zgjohem ne ora 7,ia pergadis vajzez mengjesin,e cila eshte gati 11 muaj,mundohem ta kryej ndonje pune atu-ketu,nese vajza habitet duke luajtur,rreth ores 10-11 flen,e ate ore e shfrytzoj ta beje dreken shpejt e shpej,e rreth ores,3 vajza flen prap ate kohe e shfrytzoj te mere pak me veten,dhe ne mbremje kur te flen ajo e boj ndonje pune te shtepis,qe ti kem gati per te nesernen,ulem e kqyrim ndonje film me burrin,ose thjesht pushoj. keshtu e kam edhe nja nje muaj derisa tia filloj punes,e ateher nuk di se si do tia beje hiq.
Diana Z (14 vite më parë)
Gerta une zgjohem ne 8.30 bashk me vajzen,mbas 15 min ja beje ushqimin gati diqka te shpejt,sup,ose ja lyj buken me diqka,mandej ne 9.20 dal prej shtepis e dergoj ne qerdhe,vi ne shtepi i beje punet e shtepis,dhe ne qoftese kam ndonje pune dal e kryj,foli me burrin ne internet se so ketu.dhe keshtu vjen ora 13.30-14.00 ta marri vajzen nga qerdhja sepse vetem 4 ore e le atu.vjen vajza meniher i dha me ngrene,luaj me te ketu .mandej ne ora 3 e qes prap me flejt se nuk po flen hiq shum ne qerdhe, flen deri 5. dhe si te zgjohet dal me te te pallati apo kah sheshi,vi ne 7 ashtu dhe i dha prap me ngrene ja veshi pizhamet luaj me te deri ne ora 8 max 9 dhe pushoj mandej pervete,e pi nje kafe hy ne net,edhe bisdeoj me burrin edhe tek bebaime, keshtu e kam gjdo dit.
Ejona Gj (14 vite më parë)
Ah mi Geta si nuk ta thote njeri sa e veshtire eshte. Une e kam thene dhe me perpara jam e lumtur kur bej nje dush. Cdo gje vertitet rreth vajzes dhe sipas saj mundohem te pershtatem. Me e keqja eshte se tani do filloj pune dhe do jem larg saj pjesen me te madhe te dites. Do me marri malli per kete kohe edhe pse e veshtire.
(14 vite më parë)
Gerta, me pergadite pergaditi betem receta 30mimuteshe, edhe ate pasi qe vjen burri prej pune, nganjehere porositim e nganjehere dalim jasht. Kur du kohe per veti, burri shetitet me qike, une muj me ja kushtu vetes me i ly thojt (edhe pse te durve si ti lyrj i bi pishman, se menihere po prishen e po duhet mi shly). Sa i perket vajzes, tash kjo eshte Bosi, e krejt po sillet rreth saj. Punet e shtepise kur eshte pastrim gjeneral e thirri pastrusen, ne lehoni e kam marre nje here ne jave, tash vec kur duhet me i la xhamat. Kur te qes qiken ne gjum diten, ulna e pij ni kafe, edhe kqyri ndonje serial te shkurt: sex and zhe city, two and a half man, ose cili te qellon, se jane te shkurt, te bejne me qeshe edhe me harru stresin. Une tash mas veshtiri po e kam, se e ka vajza ket fazen qe e kupton qe na dyja nuk jemi nje person, dhe qe fillon me u nda prej meje, edhe frikesohet si nuk me she. Une e kam nje shoqe qe rrin tan naten tu ba pune, n2 ora lahet e bken e flen. Une nuk muj ashtu, kur te qes qiken ne gjum ja kushtoj kohen burrit, bisedojme, shikojme tv. Long story short, ne rend te pare beba, be rend te dyte burri, une jam mete e treta, punet e shpise 4, e keshtu me radhe.
Gerta ....... (14 vite më parë)
pak a shume edhe une keshtu e kam por shume e lodhshme, mendoja se nuk jame duke ditur ti menaxhoj gjerat. Do te thot sa te kesh foshnje keshtu qenka muhabeti. O si nuk kam ditur te flej nga 24 ore para se ta beja djalin, a sa keq qe njeriu nuk e din se cfare do te jete e ardhmja. Te pershendes e dashur.
Anoda , (14 vite më parë)
Gerta,une zgjohem ne 6 te mengjesit behem gati dhe i bej disa pune te shtepise,djaline zgjoj ne ora 7,i jap te pije e bej gati dhe ne 7:40 jam ne pune,pauzen e shfrytezoj te shkoj t\'i jap djalit gji ne qerdhe,por nese kam kohe dhe nuk kams hume pune dal ne dreke nese jo porositi dicka nga zyra,ne 4:30 jam ne shtepi,hajme dreke,djalin e fus ne gjume,i bej punet e shtepise,i pergatis gjerat per te nesermen per mua dhe djalin,zgjohet djali luaj me te,e ushqej,e pastroj,i jap t pije dhe flen,pastaj hy ne beba ime dhe ne facebook,shkoj e bej nje dush,i veshi pizhamat,rrri me burrin dhe bisedojme ose shikojme ndonje film,dhe diku ne ora 00 ose 01 flej,eshte shuume e lodheshme dhe shume dinamike por prap them me mire keshtu se tere diten ne shtepi,zakonisht kjo eshte rutine,pos nese dalim me burrin apo me ndonje shoqe,vikendin 1 vikend shkoj te mami,1 rri ne shtepi i bej punet dhe dal me burrin,shkoj te mami per caj 2 ore

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?