Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Depresion
Nana i kom bo dy muj qe kom lind eshte lindja jem e pare , e qe nja dy dite kam fillu me mendu keq , hina si per sherr me lexu per boten e ardhshme qka na pret e ton diten kom lexu hajt diqka hajt diqka e tja nis lukthi tum rrok met madhe prej stresit prej ndjenjes te fajit qe kom bo gjynahe a mi fal Zoti. Dje kesh me bo rukje te nje hoxhe po um tha mire je nuk ki as msysh as diqka tjeter po tha stresi po ta bojka.. E prej qasaj dite po nina keq , qika pom doket qe sosht e jemja po thom qka jom tu bo sjom tu dit me kqyr , mka hi ni menje qe jom tu u tranu. Kurr njet sjom ni kshtu nashti keq amo e kom tejkalu po qekjo koka ma e zorshme... nuk po di veq kur po falna po ndihna mir masnej apet qasi menime te kqija. Diten po ja perhupi pak vetes me pune, si po vjen nata pom rrok apet.. theksoj jom me vjehrri e kunata motra te burrit shum jon te mira mos tishin kan me kqyr qiken se di qka kisha bo. Edhe sabahun kur pe fali ma spo muj me flejt tu menu keq... qe dy dit as buk skam hanger pos me do supe jom skom oreks hiq. Ju kerkoj keshilla a keni pas kesi rasti qysh me tejkalu, normal pa ndihm te Zotit ska asgje ama te vyn pak edhe keshilla pre j njerzve te provum. Ju rujt Zoti ndihmonum nese keni mundesi
Doa Gashi (6 vite më parë)
(6 vite më parë)
Postpartum eshte normale por mos mendo keq fol me nje psikolog sepse cdo gje kalon
Doa Gashi (6 vite më parë)
Ardiana pershendetje. Un kom ardh te mami tash hala ma e qete jom. Amo kjo koka ma shume psikike qysh po ja bojshe vetit. Hajde mi dhon vetit gajret saber kqyr ke lind fmi te shnosh vet je mire me shnet pse mos mu knaq po me ra pre e koft largtit se aj qeta e don me shqetsu muslimanin. Ban dhiker lsho rukje ne telefon mos e nal edhe veq pozitiv meno. Un keshtu po ja boj edhe saber me pas bindje qe kjo faz esht kaluse edhe ki mu bo shum mire sa te mirrsh veten edhe pak . Masi je llahus e smun te falesh, lsho rukje ngo edhe hin argeto veten pak qka tpelqen ty ma shume, naj film a diqka merru me veten thuj vetes hej un mire jom e afte jom kur e kom pru ni krijese ne jete me emen te Zotit edhe kit faze ko me kalu qysh o mas mirti. Allahu i don roberit e vet edhe i sprovon me kqyr sa bon saber. Edhe ti merre qete. Kaj kaniher qe te vjen pse jo edhe un kam kajt kurxho sosht amo qete krejt
Ardiana Ukaj (6 vite më parë)
Oj doa qka po te ndihmonn see edhe vet qe kater dit kom lindd po me duket e pakuptimt kjo jetee o zot i madh na largoo ti je imadh
Doa Gashi (6 vite më parë)
Nena ju faleminderit shume se mu shly komenti e preka gabim edhe Blerta ty ta paskam fshire me fal.. Jom ardh te mami jom ma mire elhamdulilah Zoti na ka ne dor krejtve spaska nevoje per frike po dufke mu pajtu me qdo sprove . Elhamdulilah qe jemi mire nihere allahu na dhashte force per qdo sprove. Allahu ju shperbleft per qdo keshille
*** Buna *** (6 vite më parë)
Doa moter beso ne te njejten gjendjee jam nuk mundem mi mbyll syt qe 12 dit tash mka hy nkry qe smuj me flejt plus une dy fmi i kam o alla-h shum periudh tvshtirr jam tu kalu,sedi hajr bone zot,allah-u na largoft krejtve ket gjendje.
N K (6 vite më parë)
E dashur moter All-llahu i madherishem ta lehtesoft kete gjendje ne te cilen pothuaj qdo namazli kalon, edhe une kam qene e sprovuar me msysh une mendoj qe ke nevoj per rukje te ndonje hoxhe me nam qe ben rukje me Kur'an. Edhe pse i ke te gjitha te mirat ne jete prap ndjehesh bosh dhe diqka te shqeteson qdo gje, te beson vetem ai/ajo qe provohet. Me emrin e All-llahut, me namaz, abdes, lexim te Kur'anit ka me kalu mos ke dert.
K I (6 vite më parë)
E pse moj moter I qasesh fes mas pari si ndeshkuse, fillo me ligjerata, libra motivus e shpresdhenes e jo veq qka tka shku ne mend me stresu veten e me cmend qe mos me guxu ti me mar veten me tmir mu fal as me bo kurgjo. Sidomos tash qe veq sa ke lind. Edhe un falna por para se me fillu gjith kam pas mendim tmir edhe nmoment qe mvishin mendime I thojsha vetes qetsoju se ne cdo sure fillon me bism ilahi rrahmani rrahim qe dmth me emrin e All ahut meshirusit meshireberesit edhe aj ka udhzu njerzi qe kan besu ne statuja, kan besu veq nsene qe shifen me sy aj ka mshir edhe per mu. Foli vetes kshtu ke mu bind se ka me te kalu bile te shtohet vetbesimi. Njeri njerin shpesh se fal se Zotti kurr nuk e pren ne bes robin e vet per ata qe eshte betu ne kuran edhe po te jene gjynahet sa shkuma e detit prap aj eshte fales. Islami eshte paqe edhe nmomentin qe don mu udhzu aj tjetri ta mbjell friken po kto jane vetem cytje nese I ndegjon ka me too cytje deri ta largon mendimin mu qas ne fe e nese nuk I ngon e vazhdon tbon cytje po jo deri nkete mas qe me te eskalu kshtu qetesia e shpirtit.
Tanna . (6 vite më parë)
Keshilla ime eshte qe ti gjithqysh me diskutu me dikend dmth me fol, jo veq me ne qka po shenon e lexon, po beje kete muhabet a me vjehrren a kunate krejt qysh po ndihesh se te ndihmon shume edhe ska rendesi qka thojn ato qe ti fol, per ty eshte me rendesi mu shfry me fol me hjek te keqtit edhe kur qan e qetesohesh e sheh qe krejt koke mire veq sdi ka te kan ardh ato momente te vshtira. Plus puna tjeter, kete vite ska njeri qe e ka perjetu leht e mire na ka lon pasoja gjitheve , une e kom praktiku me ik nga lajmet e kqija , here me muzike e here me ilahi e kom kalu( edhe pse sbon muzike aahhaha ) po qe po thu per gjynah ma mire mi bo do te lehte e mu relaksohu ne shpi afer femive se mu merzit teper e me bo situaten ma keq. Me dal me ec, shiqo do adresa ne fb apo insta qe kan humor shume se ta ndreqin disponimin, e mos harro se beba shume shpejt rritet mundohu me shiju. Veq kush e ka kalu ta beson, po mos harro se Zoti eshte I madh e meshirues , veq kerko falje po keto dite je shume e ndishme shkaku I hormoneve mos mendo per te kqijat se ka kohe per qdo gje, e me rendesi mu pendu e mos me I perserit. Zoti ka meshire per robot e tij ma shume se prindi per femije mos e harro.
Tanna . (6 vite më parë)
Doa se pari lutem qe ta lehteson All'ahu gjendjen ne cilen je se padyshim eshte Kalimtare por ti e perjeton rend. Dmth me shkence eshte e vertetume depression I paslindjes qe eshte shume normale dhe keshtu kalohet, me mendime negative, sikur halucinacione, te ka humb deshire per jete reale etj etj , dmth kaluse eshte beso se shume nana e kan kaluar edhe e kan harru ate pune, nje pre tyre isha edhe une ne femiun e pare e se kam dite. Lodhja e madhe, ngarkesa , obligim I ri, NgA frika a do ja dalim a jo aq lodhet mendja sa punon veq per keq. Po me fe te garantoj qe ai i mallkuari larg qofte , kur po e Zejke njeriun ne keso situata kur eshte I lidhur fizikish e psiqikisht te ngacmon. Elhamdulilah we po u falshe, veq vazhdo , rukje e keshillat w nanave sa me shume. Elhamdulilah moter qe paske kush me u kujdes per bebe e me te ofru nji cope buke. Mendoje qe nanat ne gyrbet si une e 100000 tjera e kemi kalu diten vetem, me nje bebe ne dor duke qajt , pa pas kush me na e fol nji fjal e pa na e ofru 1 qaj, perveq atyre diteve kur burrat I kemi pas ne shtepi.
Blerta <3 (6 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Po ti e dashur qenke e bekuar me shume miresi rreth vetes,ji mirenjohese.Po ku ka njeri pa gjunahe moj moter,por krijuesi eshte fales,meshirues,udhezues e falja eshte ne duart e tij,neve na takon te kemi kembnguljen e pendimit e ta fitojme ate.Nje prej sprovave te njeriut eshte edhe kjo,nje frik e pa njohur qe na kaplon,shpesh na kontrollon madje,e na behet rutine e jetes per nje kohe te caktuar.Fatkeqsisht shume femra e lene sikur ajo kalon vetvetiu,por jo.Se pari duhet ballafaqu me kete frike,pastaj me luftu.Kam qene ne kete faz sikur ti.E di shume mir si ndihesh.Por binde veten ta mposhtesh me gjerat me te forta qe mundesh,nam-azin,dhik-rin,qendrimin me ab-des,ruk-je apo lexim i Kur-anit etj.Pastaj merru edhe me diqka qe ty te pelqen,qa tkesh hobi.Kalon edhe kjo,edhe pse tani te duket sikur ska per te mbaru kurr,po i mallkumi kete pune ka,me gjunjezu para frikes,e me te humb ne te.Ti je me e fort se aq,thjesht ke nevoj per nje shtyrje te vogel.
A M (6 vite më parë)
Pe vazhdoj se u friksova qe nuk mpostohet i gjate.. ulu edhe krahasoji te mirat qe ti ka dhene Allahu edhe dicka qe ty tduket qe e ki mangu, mendoje qe tmirat qe i ke ti dikush nuk i ka edhe te kqiat qe dikush i ka ti nuk i ki elhamdulilah , behu e forte dhe kujdesu per fmin tend se e ke emanet nga Allahu dhe ki pergjegjsi per te shijoje tlutem per hir te Allahut rritjen e vajzes e perkushtohu tek ajo e tek burri mos e ler as ate anash , behu nane e mire per te e e bute. Per me te marr gjumi ma lehte pi kamomil edhe lesho Kuran deri te merr gjumi.
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Doa, pse spo hyn me dëgju ndonjë ligjeratë ku tregohet sesa i mëshirshëm është Zoti, sa falës i madh që është. Dëgjo ligjerata pozitive që të ndihmojnë mandej edhe gjatë ditës me mendu për to e pozitivisht. Shyqyr qe e paskw çikën e qoftë me jetë të gjatë, merru me të harroji mendimet e kqija. Natën kur tbish me flejt tkisha propozu lëshije në telefon suren El-Bekare edhe dëgjoje deri sa tnxen gjumi. Edhe pse jo me i bo rukje vetës, unë si kam bo kurrë ama kam dëgju qe bën edhe është e lehtë. Zoti ta lehtësoftë edhe ty e Ishalla tkalon sa ma shpejt, rriji vetit gati mos leji me kalu në ndonjë depresion mas lindjës ose diçka e tillë
A M (6 vite më parë)
Moter e dashur se pari Allahu ta lehtesofte gjendjen ntcilen je , e dyta falendero Allahun qe tka begatu me femije qe ka plot cifte qe nuk e kan kete privilegj me u bo prind e ty Allahu te paska pergezu. nje nder to jam edhe une Allahu na dhasht fmi te hajrit tgjithve qe nuk kane. Si shenje qe te don Allahu eshte lehtsia ndaj kryerjes se adhurimit edhe knaqsia ne te qe e paske permend gjate kryerjes se namazit nje shtylle kryesore e islamit. Nese je nga ato qe lexon Kuran kexo sa me shume edhe bej dua te Allahu sidomos naten qe e paske cek se nuk te ze gjumi e sjo eshte koha perfekte per pranik te duase. Por mos u shqetso se tgjitha kto jane kalimtare edhe ps lindjes shumica e grave kan depresion po ne qe jemi besimtare praktikuese elhamdulilah me Allahun e kemi gjithcka ma t lehte.
(6 vite më parë)
Mas pari duhet me dit që zoti ësht mëshirues dhe është ai që falë shumë pamarrparasysh gjynaheve që i kemi ba ose që.I bajmë na duhet gjithmonë mu kthy tek all,ahu me pendim . Ska njeri pa gjynahe , po edhe frikë duhet me pas prej tij ama jo me na mashtru shej,tani që me hup krejt shpresën . Te besimtari duhet mu kan edhe frika edhe shpresa . Kur them frikë , frikë që mu largu prej gjynaheve të mdhaja e mos mu kthy mo te to e me pas shpresë që zoti ti ka fal ato tkalunet. Që zoti tpaska dasht e ta paska mundsu me kry ni obligim tmadh namaz,in.. Kshtu që e dashur kfillu e vazhroje jetën , kërko falje te z,oti se ai fal shumë edhe mos mendo gjëra tkqija po mendo që nëse un baj vepra tmira ka me fitu shum tmira..
Ed123 (6 vite më parë)
E dashur kjo frike esht vetem nga shej tani ti qenke edhe me namaz e kete frike duhesh me largu moj moter mendo qe Zoti ti paska dhan tona tmirat aq I Mire eshte Ai e si mundet nje njeri te mendoj keq per Zotin kur Ai na ka ne percjellje vazhdimisht e na ruan e na hjek smujat e tkqijat,po edhe ne boten tjeter mendon qe ky Zot do e denoj mke rob qe ia ka friken Atij? Jo e dashur Zoti jone All llahu eshte aq i bute e i meshirshem sa sna merr mendja neve,keshilla ime lexo Kuran ndegjo ligjerata qe te tqetsohet zemra sepse keso mendime edhe un kam pas vertet ka qene periudh shum e keqe por sa me shume dua lexim bej gjera te bukura kenaqu me beb e familjar.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?